Lirohet kryebashkiaku i Pustecit, Gjykata: Themelko mund të gjykohet i lirë

Feb 13, 2016 | 11:45
SHPËRNDAJE

Gjykata në Maqedoni nuk e pranoi kërkesën e Prokurorisë Speciale Publike për përcaktimin e masës së paraburgimit për tetë të dyshuar për parregullsi zgjedhore në rastin “Titanik”, mes tyre edhe kreun e bashkise Pustec, Themelkon, transmeton zhurnal.mk

Edmond-ThemelkoGjatë ditës së djeshme në pyetje në Gjykatën themelore Shkup 1 u paraqitën dy persona, ndërsa u përmend emri i katër personave të dyshuar.
Bëhet fjalë për ish ministren e punëve të brendshme, Gordana Jankulloska, ish ministri për transport Mile Janakieski, kryetari i komunës së Pustecit, Edmond Temelko dhe sekretarin e Qeverisë, Kiril Bozhinovski.
Dje, prokurorja speciale publike, Katica Janeva e paralajmëroi rastin e parë të kësaj prokurorie me emrin “Titanik” dhe i cili përfshin procedura hetuese për vepra të lidhura me parregullsi zgjedhore.
Në emër të prokurorisë speciale u drejtua prokurorja Fatime Fetai. Ajo informoi se është hapur procedurë hetuese për më shumë persona.
“Është nisur procedurë hetuese kundër më shumë personave për bashkim kriminal, lëndim të drejtës votuese, lëndim të lirisë së përcaktimit të votuesve, ryshfet gjatë zgjedhjeve dhe votimit, prishjen e materialit zgjedhor, si dhe keqpërdorim të mjeteve për financimin e kampanjës zgjedhore”, theksoi Fetai, transmeton zhurnal.mk
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura