Lirohen dy pengjet, u mbajtën për disa orë në një autobus që ishte nisur për në Serbi, në pranga autori

Sep 21, 2021 | 23:52
SHPËRNDAJE

Policia gjermane ka arritur të lirojë dy pengjet që po mbaheshin brenda një autobusi nga një person.

Ata u liruan pas disa orësh, ndërsa autori u arrestua.

gjermani pengmarrje

Autobusi i bardhë që ishte nisur për në Serbi u ndalua rreth orës 17:00 të pasdites së sotme në Greding.

Pasagjerët arritën të dalin jashtë ndërsa shoferët u mbajtën për disa orë peng nga një burrë i cili dyshohej se ishte i armatosur.

Rruga ku ndodhi ngjarja qëndroi e bllokuar për disa orë ndërsa linja Mynih-Berlin u ndërpre.

Grupi negociator bisedoi me pengmarrësin, i cili liroi shoferët të zbrisnin njëri pas tjetrit. Gjatë ndërhyrjes së policisë, pengmarrësi ishte i vetëm në autobus, dhe policia arriti ta prangosë pa e plagosur.

asffdf

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura