Lirimi i Mark Frrokut nga burgu, PD reagon për herë të parë

May 10, 2018 | 19:01
SHPËRNDAJE

Partia Demokratike ka reaguar për herë të parë pas lajmit se gjykata e Fierit e ka liruar para kohe me kusht ish deputetin Mark Frroku. Ky i fundit la sot qelinë e burgut.

Në një deklaratë për mediat, PD thotë:

basha deklarate nga pd

“Lirimi i ish deputetit të akuzuar për vrasje Mark Frroku është prova më e re se drejtësia është plotësisht nën kontrollin e Edi Ramës dhe kupolës së tij mafioze.

Kryegjykatësi Edi Rama liroi mikun e tij Mark Frroku duke vepruar njësoj si me vëllain e tij vrasës të kryekomisarit, Arben Frroku.

Lirimi i Mark Frrkut, familja mafioze Xhafaj, kompromentimi i hetimeve për Saimir Tahirin, kapja e plotë e prokurorisë janë fundi i shtetit ligjor në Shqipëri!

Në këto kushte i vetmi që mund të japë shpresë është populli. Ka ardhur koha që njerëzit e zakonshëm të këtij vendi, të cilët nuk duan të sundohen nga krimi, të marrin në dorë fatin e tyre. Ose qeveria mafioze e Edi Ramës, ose Shqipëria. Të dyja bashkë nuk mund të zgjasin më!”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura