Lirimi i dy ushtarëve grek në Turqi, reagon Tsipras: Akt i drejtësisë

SHPËRNDAJE

Kryeministri i Greqisë, Alexis Tsipras ka njoftuar se Turqia ka liruar nga burgu dy ushtarë grekë, të cilët ishin arrestuar më 1 mars, për shkak se kishin kaluar ilegalisht kufirin mes dy vendeve.

Tsipras e cilësoi këtë vendim si “akt të drejtësisë”, që do të rrisë miqësinë mes dy vendeve.

tsipras-2

Përmes një deklarate, kryeministri Tsipras ka falënderuar dy ushtarët dhe familjet e tyre për “këmbënguljen dhe durimin” e tyre, derisa ushtarët po mbaheshin në një burg në qytetin turk, Edirne.

Burgosja e dy ushtarëve grekë nga autoritetet turke rriti tensionet mes dy shteteve fqinje.

Greqia ka deklaruar se ushtarët kanë kaluar gabimisht vijnë kufitare dhe kanë hyrë në territorin turk, teksa kanë qenë duke ndjekur gjurmët e migrantëve që hyjnë paligjshëm në territorin e tyre.

Një gjykatë në Turqi, që ka urdhëruar lirimin e dy ushtarëve, ka thënë se ata akuzoheshin për kalim ilegal të kufirit dhe përpjekje për spiunazh ushtarak./REL

 

Te lidhura

 

Artikulli paraprakShembja e urës në Itali, Berisha: Një ngjarje tragjike
Artikulli tjetërEMRI/ 47-vjeçarja në Fier kërcënon se do të hidhet nga godina e PD

S'KA KOMENTE

Comments are closed.