Lirimi i baronit të drogës, KLD: Hetim disiplinor gjykatësit që e nxori nga burgu

Jul 19, 2017 | 12:11
SHPËRNDAJE

Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka urdhëruar hetim disiplinor për gjykatësin
Petraq Curri, që liroi të ashtuquajturin ‘baron i drogës’, Alket Hatiajn, duke rrëzuar prokurorinë e Durrësit.

alket-hatija-400x226

 

Alket Hatiaj është dënuar 20 vjet për trafik droge në Itali dhe u arrestuar pak ditë më parë për arsye ekstradimi drejt Italisë por u lirua nga Gjykata.

KLD caktoi 2 inspektorë të kontrollojnë dosjen e Hatiajt, të cilët do të shkojnë në Gjykatën e Durrësit për të kryer hetime. Në përfundim të këtyre hetimeve do ketë raport final nga inspektorët.

Nisja e hetimit u kërkua nga ministri teknik i Drejtësisë Gazmend Bardhi. Në vendimin për lirimin e Hatiajt, gjykatësi Petraq Curri arsyetoi se ai e kishte kryer dënimin në Shqipëri. BW

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura