Lirimi i Alvin nga kampi sirian/ Reagon Conte: Kthimi i tij në shtëpi, histori që të mbush zemrën. Më në fund do të përqafohet nga i ati

Nov 7, 2019 | 19:05
SHPËRNDAJE

Kryeministri italian, Xhuzepe Conte, ka përshëndetur lirimin e Alvin Berishës nga kampi sirian Al Hol, ndërsa thotë se kthimi i tij në shtëpi është një nga ato historitë që “të mbush zemrën”.

Ndërsa ka falënderuar autoritetet italiane dhe shqiptare që bënë të mundur shpëtimin e vogëlushit shqiptar, Conte tha se më e keqja për Alvin tani është pas tij dhe se në pak orë do të bashkohet me babine tij.

conte

 

Kthimi i Alvinit në shtëpi është një nga ato histori që të mbush zemrën. Fëmija shqiptar, për vite me radhë në një kamp refugjatësh në Siri, në orët e ardhshme më në fund mund të përqafohet nga babai i tij i cili po e pret atë në Itali.

Kjo është arsyeja pse unë shpreh falënderimet e mia të përzemërta për të gjithë autoritetet italiane dhe shqiptare, për organizatat humanitare, për ata që kanë bashkëpunuar për këtë operacion kompleks, në një teatër aq të vështirë sa ai sirian. Faleminderit edhe për ato media që kthyen në qendër të vëmendjes historinë e Alvinit të vogël.

Qeveria italiane ka bërë gjithçka që është e mundur për shpëtimin e tij. Unë personalisht ndoqa historinë, duke u informuar vazhdimisht dhe duke kontaktuar edhe me kryeministrin shqiptar Edi Rama.

Një sukses i jashtëzakonshëm jo vetëm i diplomacisë por mbi të gjitha i bashkëpunimit ndërkombëtar, falë rolit të çmuar të luajtur nga Kryqi i Kuq dhe Gjysmëhëna e Kuqe italiane dhe ndërhyrja vendimtare e policisë speciale dhe departamenteve të karabinierisë.

Më e keqja për Alvin tani është pas tij, në pak orë ai do të jetë i lirë. I lirë të jetë në gjendje të jetojë fëmijërinë e tij, të jetë në gjendje të luajë përsëri, të imagjinojë dhe të ndërtojë të ardhmen e tij. Pa kufizime dhe larg bombave, luftërave, fanatizmit“, u shpreh Conte për “affaritaliani.it”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura