Lirimi e të dënuarit për vrasje, shkarkohet kreu i burgut të Shënkollit

May 24, 2016 | 14:50
SHPËRNDAJE

Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka shkarkuar ditën e sotme kreun e Burgut të Shënkollit, Kant Ndojin, pas skandalit me lirimin e një të dënuari për vrasje dhe vepra të tjera penale.

burgu-i-shen-kollitShkarkimi është bërë me motivacionin “neglizhencë në kryerjen e detyrës”.

SKANDALI

Administrata e burgut në Shënkoll të Lezhës, liroi nga qelia pa vendim gjykate një të dënuar me 20 vjet burg për akuzën e vrasjes në Kosovë.

Shuaip Zukaj, i njohur ndryshe edhe me emrin Shaban Zukaj nga Deçani i Kosovës, është liruar nga burgu i Lezhës me të mbaruar dënimin e marre në Shqipëri për akuzën e vrasjes së mbetur në tentativë.

Edhe pse në kartelën e tij personale ndodhej vendimi i formës së prerë, dhënë nga Gjykata në Shqipëri, që me përfundimin e dënimit duhej të ekstradohej në Kosovë, administrata e burgut e ka lënë atë të lirë.

Prokuroria e Lezhës ka nisur menjëherë hetimet, pasi dyshon se ai është liruar jashtë çdo procedurë ligjore.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura