Liri Berisha feston ditëlindjen, ish-kryeministri kujton 44-vjetorin e martesës: Mirënjohje të pakufishme Lilit

Jul 5, 2015 | 22:55
SHPËRNDAJE

Një ditë e veçantë ka qenë e diela e 5 korrikut për familjen Berisha. Liri Berisha ka festuar 67-vjetorin e lindjes, ndërsa ish-kryeministri Sali Berisha, e ka uruar publikisht duke kujtuar edhe 44-vjetorin e martesës së tyre.

Sali Berisha dhe Liri Berisha

Në një koment të publikuar në profilin e tij në rrjetin social “Facebook”, Berisha e ka quajtur këtë ditë një festë familjare. “Te dashur miq, familja jone festoi sot ditelindjen e mbretereshes se miresise dhe dashurise te saj, festoi 67 vjetorin e Lilit dhe 44 vjetorin e marteses tone! Mirenjohje te pakufishme Lilit nga e gjithe familja, nga Arti deri tek une, per gjithçka ajo ka bere per ne te gjithe. Gezuar Lili!”,-ka shkruar Berisha në rrjetin social. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura