“Liri Belishova dhe koha e saj”, Bashkim Shehu sjell në UET dritëhijet e sistemit

Aug 30, 2021 | 13:12
SHPËRNDAJE

Department’s Book Review e hap ciklin e bisedimeve për këtë vit të ri akademik në Universitetin Europian të Tiranës me shkrimtarin dhe publicistin Bashkim Shehu, me librin e tij të fundit, “Liri Belishova dhe koha e saj”.

bashkim

Ky botim i “UET Press”, i cili i shtohet kolanës së spikatur të kësaj shtëpie botuese, vjen me parathënien e profesoreshës dhe përkthyeses Diana Kastrati. Nën praninë e njerëzve të botës së artit dhe të fjalës, por edhe të dashamirësve të librit, në ambientet e reja të UET u zhvillua një takim për të ndarë përjetime dhe emocione që si autori dhe personazhi i librit të përcjellin.

Në tryezën e rrumbullakët të bashkëbiseduesit ndanë dimensionet e figurës gati të papërkufizueshme të Liri Belishovës, njërës prej eksponentëve më të lartë të fillimkomunizmit, që më pas u bë viktimë e tij për të disatën herë radhazi, për të  arritur pastaj në një lloj katarsisi mbi ideologjinë e atij sistemi, tregues i personalitetit të pangjashëm që ajo mbarte.

Të pranishmit ranë dakord për dy tregues të rëndësishëm të veprës, për risinë që sjell autori në analizën e asaj periudhe, përmes figurës së Liri Belishovës, si dhe për mënyrën e të shkruarit, një zhanër i patrajtuar në letërsinë shqipe. Ashtu siç edhe autori, Bashkim Shehu, e prek në hyrje të librit, për figurën e Liri Belishovës është folur në media nëpërmjet dokumenteve arkivore, por edhe nëpërmjet zërit të saj, e cila pati fatin të jetonte pas rrëzimit të sistemit dhe të tregonte jetën e saj dhe regjimin, nëpërmjet idealit që e ngriti në lartësitë e pushtetit, për ta rrëzuar në humnera shumë më të rrezikshme dhe të pamëshirshme.

Pra, në këtë drejtim, autori tha se nuk kishte asnjë gjë të re për ta trajtuar, por filli që ai kap, analiza dhe përfundimi që tenton të shkojë nëpërmjet figurës së Belishovës, është një risi e këtij botimi. “Vështirësia ime ishte që për Liri Belishovën është shkruar shumë dhe përveç kësaj ka qenë mjaft e pranishme në media gjatë këtyre dekadave, për të treguar jetën e saj. Kisha pak mundësi që të thosha ndonjë gjë të re. Mirëpo, me një  përkthim fjalë për fjalë të një shprehjeje spanjolle ‘vështirësinë ta kthesh në virtyt’.

Kjo më çoi në një fokusim të një tjetër lloji, që të ndalesha në momente të caktuara të saj. Në ato që janë më domethënëse për historinë e  Shqipërisë të periudhës së komunizmit. Dhe titulli im i parë ka qenë ‘Liri Belishova, portreti në pasqyrën e kohës’. Kjo përcaktoi edhe zhanrin. Nuk është as biografi, as ese, por diçka e  ndërmjetme”, u shpreh autori i librit. Autori e nis librin me shprehjen e Milan Kunderës, shkrimtarit të njohur çek, vendit që ka përjetuar të njëjtin regjim si Shqipëria, teksa përkufizon totalitarizmin, sistemin që i bën mendjet njerëzore inteligjente, të vrasin dhe vriten nga një ideal.

“Në përshkrimin e kësaj kohe, dy gjëra kanë qenë të rëndësishme për mua në këtë linjë: Ideja e totalitarizmit, se çfarë është ai dhe tjetra Jugosllavia, d.m.th. raporti i shtetit shqiptar më Jugosllavinë. Jam përpjekur ta përdor mënyrën sesi e kanë konceptuar studiuesit këtë ide, për të analizuar jetën e Liri Belishovës”, tha më tej Shehu.

Historiania e njohur,  Nevila Nika, rrëfeu përjetimet e saj personale dhe miqësore për gruan, të cilën fillimisht e kishte njohur nëpërmjet familjes e më pas personalisht. “Në sallën e leximit të arkivit u paraqit një grua e kërrusur, jo nga mosha, por nga vuajtja sa fizike, aq edhe emocionale. Mendoj më shumë shpirtërore, pasi si ajo Department’s Book Review e hap ciklin e bisedimeve për këtë vit të ri akademik në Universitetin Europian të  Tiranës me shkrimtarin dhe publicistin Bashkim Shehu, me librin e tij të fundit, “Liri Belishova dhe koha e saj”.

Kanë qenë pjesa më e madhe e idealistëve të Luftës së Dytë Botërore. Tjetër gjë kishin  menduar ata dhe tjetër gjë erdhi pas luftës. Ajo që më bënte më shumë të habitesha ishte kujtesa e saj e pabesueshme”, u shpreh Nika. Parë në këndvështrimin e gazetarit Ben Andoni, ai tha se libra të tillë me metodika moderne dhe për të folur të vërtetën i duhen këtij vendi.

“Kur flasim për kujtesën kolektive, mendoj se më  shumë sesa fjalët është pjesa ndjesore, ajo e cila kalon procesverbalin e thjeshtë, ishte ajo që dinin njerëzit më përpara. Tani e kuptoj që ndjesia e njerëzve ishte dy hapa përpara asaj që thuhej. Libra të tillë na duhen e sidomos me personalitete, por me metodika moderne dhe për të folur të vërtetën”, u shpreh Andoni. I pranishëm në takimin e UET, ku u fol shumë për gruan e hekurt, mamanë e tij të ndjerë, ishte edhe djali i Liri Belishovës, Petrit Çomo.

bashkim shhehu 2

koha

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura