Lini duhanin pasi shumë shpejt nuk do arrini më orgazëm!

Jul 2, 2015 | 14:42
SHPËRNDAJE

Arsyet për të hequr dorë nga duhani janë me qindra: duhani helmon mushkëritë, rrit rrezikun për sëmundjet e kancerit, shkakton plakje të parakohshme të lëkurës, shkruan AskMen.

Por mbi të gjitha, sipas një studimi australian, meshkujt që pinë një paketë duhan ose më shumë në ditë, rrezikojnë të ‘dështojnë në misionin e tyre’ në shtrat shumë më shpesh se jo duhanpirësit. Faktori “defaillance” është pikërisht 40% më i lartë krahasuar me ata që i kanë thënë ‘jo’ duhanit.

Rezultatet kanë dalë nga analiza e pyetësorëve të mbushur nga më shumë se 8 mijë meshkuj me moshë 19-59 vjeç. Autorët e studimit, hulumtues të Heath Promotion Unit në Sidney, shpjegojnë: “Rreth 10% e kampionit, ka deklaruar probleme ereksioni gjatë muajit të fundit, ose më shpesh gjatë vitit të fundit”.

 Në grupin e atyre që kanë rrëfyer se kanë ndeshur probleme të tilla, 25% ishin duhanpirës, një e pesta pinte pak a shumë një paketë në ditë, 6% më shumë se 20 cigare n ditë. “Rezultatet nxjerrin në dukje dhe ritheksojnë lidhjen e ngushtë mes duhanit dhe problemeve seksuale, të cilat bëhen më serioze me shtimin e cigareve të pira”, thonë shkencëtarët australianë.

Një e dhënë për të gjithë: ata që pinë një paketë në ditë, kanë 24% vështirësi më shumë krahasuar me një që nuk pi duhan, në lidhje me ereksionin. Pastaj, nëse këtij kuadri i shtohen edhe sëmundje të tjera kardiovaskulare ose mosha e shtyrë, problemet sa vijnë edhe rriten.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura