Lindita Nikolla uron “7 Marsin”: Është një ditë mirënjohjeje për mësuesit që me energjinë dhe dashurinë e tyre edukojnë brezat e rinj

Mar 7, 2023 | 13:03
SHPËRNDAJE

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, ka uruar mësuesit me rastin e “7 Marsit”.

lindita nikolla

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Nikolla shprehet se “7 Marsi” është një ditë mirënjohjeje.

Ajo shton se kjo ditë e veçantë është për mësuesit e mësueset që me talentin dhe me dashurinë e tyre përgatisin dhe edukojnë brezat e rinj për të ndërtuar të ardhmen.

“7 Marsi, Festa e Mësuesit, është një ditë mirënjohjeje.

Për mësueset e mësuesit që vit pas viti, ditë pas dite, orë pas ore, me energjitë, talentin, vizionin dhe dashurinë e tyre përgatisin dhe edukojnë brezat e rinj, për të ndërtuar të ardhmen!”, shkruan znj. Nikolla.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura