Lindita Halimi mbyll fushatën për të prekurit nga tërmeti, e akuzojnë për vjedhjen e fondeve

Nov 28, 2019 | 17:23
SHPËRNDAJE

Këngëtarja e njohur Lindita Halimi ka hapur një mbledhje fondesh për të prekurit nga tërmeti. Por asaj i është dashur ta anullojë këtë gjë.

Kjo sipas këngëtares shkak janë bërë akuzat nga ndjeksit duke aluduar se ajo po i mbledh këto fonde për t’i përdorur për përfitime personale.

‘GoFundMe’ është fshirë nga rrjeti ndërkohë që Lindita mendon se këto akuza janë absurde dhe se ajo thjesht i mundua vetëm të ndihmonte.

“E fshiva kampanjën në GoFundMe! Njerëzit mendojnë se e kam për përfitime personale, shumë absurde dhe qesharake! Duhet të jesh pa zemër fare të fitosh personalisht në kohë Tragjedie! Më vjen keq që edhe pasi kam bërë donacione të ndryshme brenda këtyre dy ditëve, (e kam bërë me zemër e dashuri), populli im, njerëzit e mi, dyshojnë në qëllimet e mia vetëm pse nuk jetoj në Shqipëri….”, shkruan ajo.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura