Lindi në një kamp refugjatësh, Shvajni i thur elozhe talentit të ri të Bajernit

Jul 27, 2018 | 19:43
SHPËRNDAJE

Ndryshim strategjie, ndryshim mentaliteti. Bajerni zyrtarizoi të mërkurën 17-vjeçarin kanadez, Alfonso Dejvis. Vankuverit do t’i shkojnë gati 22 milionë dollarë bashkë me bonuset. Kurrë më parë bavarezët nuk kishin paguar një shifër të ngjashme për një minoren. Madje, në vitin 2010 ata hoqën dorë nga Nejmar për një shifër gati të përafërt (24 milionë euro, përfshirë edhe bonuset).

Dejvis Bajern Mynih

ELOZHET – Dejvis, i cili ka debutuar edhe me kombëtaren e parë kanadeze vetëm 16 vjeç, është një sulmues krahu, i cili mund të luajë si në të majtë (roli natyral), ashtu edhe në të djathtë (duke qenë mëngjarash mund të hyjë drejt qendrës dhe të godasë siç bën Robeni). Do të zbarkojë në Mynih në janar, kur të ketë mbushur 18 vjeç, duke e mbyllur sezonin me Vankuverin. Bastian Shvajnshtaiger, legjenda e Bajernit, është përballur kundër tij në MLS dhe është entuziast për goditjen e parë të Rumeniges në merkato:

Dejvis Bajern

“Ka potencial të madh. Është shumë i shpejtë, i fortë fizikisht, ka teknikë. Por duhet të përmirësohet shumë në fazën mbrojtëse”. Dejvis është projektuar si pasardhësi i “Robbery”, kontrata e të cilëve skadon më 30 qershor 2019. Prindërit e tij u arratisën në Ganë për t’i shpëtuar luftës në Liberi. Atje, në një kamp refugjatësh, lindi Alfonso në 2000.

RASTI NEJMAR – Historikisht, Bajerni është treguar shumë i kujdesshëm me shpenzimet. Transferimi më i shtrenjtë është Toliso, për të cilin u pagua një vit më parë 41.5 milionë euro. Në 2010-ën, Hënes hoqi dorë nga Nejmar pikërisht sepse e konsideroi të ekzagjeruar kërkesën 24 milionëshe të Santosit. Në janar 2010, menaxheri kroat Pedrag Racki, me ndihmën e Trapatonit krijoi kontaktin me Bajernin dhe ia ofroi sulmuesin brazilian klubit gjerman.

Dejvis

“Marrëveshja dështoi për shkak të kostos së operacionit”, tregon Racki për gazetën “Novi List”. “Bajerni duhet të paguante 18 milionë, plus bonuset, në total 24. Nerlinger, në atë kohë drejtor sportiv, më tha se do vazhdonte ta monitoronte, por nuk ishte i gatshëm të shpenzonte një shifër të tillë për një minoren”.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura