Linda Rei kundër Vera Grabockës: A ka zemër, a është kafshë a njeri ky person?!

Oct 9, 2017 | 13:49
SHPËRNDAJE

Pjesëmarrja e Linda Reit në spektaklin “Dance With Me” u prit me kërshëri nga publiku, por duket se largimi i saj ngjalli më shumë interes.

Linda është larguar nga spektakli i kërcimit e si fillim nuk ka dhënë arsyet reale, por në një intervistë për “Pop Culture” ajo është shprehur se ka qenë trajtimi i keq që i është bërë nga produksioni dhe presioni që i ushtronin, arsyet që e bënë të heqë dorë.vera-linda

Ajo ka folur me falë të ashpra kundër Vera Grabockës duke thënë se ajo nuk është kujdesur si duhet për të, duke qenë se ishte e ftuar në atë spektakël dhe nuk paguhej. Linda tregon se nuk e ka pasur problemin tek pagesa, por kërkonte që akomodimi të ishte më i mirë përgjatë javëve që ndodhej në Shqipëri.

Ndër të tjera ajo ka treguar edhe rastin kur ishte me 41 temperaturë dhe e shtuar në spital, e ndërsa Vera i kërkonte që të xhironin pamjet që do të transmetoheshin mbrëmjen e spektaklit.

“Nuk e di a ka zemër, a është kafshë a njeri ky person?!”, shprehet ajo duke kritikuar reagimin e Verës edhe pse gjendja shëndetësore e saj ishte e keqe.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura