Linda Rama dhe e bija shijojnë “shopping”-un

May 27, 2015 | 12:21
SHPËRNDAJE


Një vit pasi bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama është bërë nënë e djalit të tyre Zaho, ja ku na shfaqet në rrugët e Tiranës, në formë mjaft të mirë fizike. Paparaci ynë e ka fotografuar Linda Ramën në shoqërinë e vajzës së saj Rea, me të cilën  duken si shoqe. Të veshura në stilin “casual”, ato janë fotografuar pasi kishin bërë “shopping” në një nga dyqanet e njohura në ish-Bllok për veshje markë. Linda kishte veshur pantallona ngjyrë pjepër dhe një bluzë në dy ngjyra, ndërsa Rea me ngjyra paksa të errëta. Ky është një nga rastet e veçanta që Linda fotografohet në zonën më të frekuentuar të Tiranës, pas zhvendosjes në shtëpinë e re në Dajt. Rishtas, si mama për herë të dytë, Linda kalon kohë edhe me vajzën e saj të rritur nga martesa e parë. Rea është gjithmonë e pranishme në çdo dalje publike të familjes kryeministrore, sidomos kur ata marrin pjesë në ndonjë aktivitet kulturor. Për herë të fundit u fotografuan të tre në koncertin e Rona Nishliut, që u mbajt në mjedisin pas godinës së Kryeministrisë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura