Limaj-qytetarëve: Me votë do të vendosni për të ardhmen e vendit

Oct 6, 2019 | 11:32
SHPËRNDAJE

Kryetari i Nismës Socialdemokrate dhe kandidat për kryeministër, nga koalicioni Nisma-AKR-PD, Fatmir Limaj ka votuar në shkollën Faik Konica në Prishtinë.   limaj

Limaj theksoi që qytetarët me votë do të vendosin për sigurinë dhe perspektivën e vendit. Siç tha ai, kjo mundësi duhet të shfrytëzohet dhe të kemi rezultate që sigurojnë të ardhmen.

“Sot shfrytëzuam një mundësi të jashtëzakonshme që kanë qytetarët e Kosovës për të shprehur vullnetin e lirë”.

“Jam i bindur dhe shpresoj që vota e sotme e qytetarit do të jetë siguri e vendit, perspektiv dhe mundësi e jashtëzakonshme për të bërë hapat e duhur”.

“Kjo mundësi duhet të shfrytëzoje nga gjithë qytetarët në këtë ditë me diell ta shfrytëzojnë maksimalisht të drejtën e tyre, të votojnë sipas bindjes së tyre dhe sonte në mbrëmje të kemi rezultate që sigurinë perspektiv për vendin tonë”, ka deklaruar Limaj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura