Liliana Hoxha zbardh prapaskenat: Kush do e merrte pushtetin pas Enverit, përfitues edhe djali i Ramizit

Dec 7, 2017 | 12:16
SHPËRNDAJE

Në vijim të rrëfimit të saj për gazetën “Panorama”, nusja e Enver Hoxhës, Liliana Hoxha, flet me detaje për prapaskenat që bëheshin në majën e kupolës së shtetit komunist pa dijeninë e Enver Hoxhës, por sipas saj nën regjinë e Nexhmije Hoxhës dhe Ramiz Alisë.

ramizi

Ajo tregon gjate intervistes se djali i madh i Enverit, Iliri ishte i pergatitur bashke me Nexhmijen per te marre pushtetin dhe ne kete pakt perfitues do te ishte edhe djali i Ramiz Alise.

“Iliri ka qenë i përgatitur për të trashëguar pushtetin bashkë më të ëmën, Ramizin dhe djalin e tij, Arben Alia. Mua kjo tendencë më dukej qesharake, se nuk ishim dinasti. Por nuk ishte qesharake. Ishte një plan shumë më i hershëm se Katovica. Kjo e fundit vetëm sa iu shpërndau pushtetin në disa duar, që do përfaqësonin pozitë-opozitë krejtësisht të kapura prej tyre. Pasi likuiduan të gjitha pengesat, iludoheshin që u erdhi radha atyre. Kush tradhtoi njeri-tjetrin, Ramizi Nexhmijen apo e kundërta, le ta zbulojë kush të dojë. E sigurt është që likuiditetin ekonomik të Shqipërisë e përvetësoi Arben Alia, që punon bankier në Paris”- thote ajo gjate intervistes ne “Panorama”.

Intervisten e plote marre nga ARISTIR LUMEZI e lexoni sot ne PANORAMA PRINT

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura