Liliana Hoxha: Nexhmija kishte dosje tepër sekrete për Kadarenë, ja çfarë përmbante ajo

0
SHPËRNDAJE

Liliana Hoxha, nusja e Enver Hoxhës, në intervistën e dhënë për gazetën “Panorama”, flet dhe për disa dosje tepër sekrete, që Nexhmije Hoxha mbante të fshehura për Ismail Kadarenë.

hoxha_kadare

Ajo thekson gjate intervistes se “Nexhmija paska pasur zakon të ruajë nga koha e komunizmit dokumente nga personalitetet më të spikatura, që ajo i shihte si rrezik permanent kundërshtues të saj”.

Sipas saj, kaq i fortë ka qenë pushteti i saj nëpërmjet fuqisë kulte (agjenturat), sa shpjegon heshtjen absolute të gjithkujt për t’u bërë jo vetëm pjesë e kësaj çështjeje, por që Nexhmije Hoxha të mos përmendet kurrë.

Ismail Kadare dhe Enver Hoxha
Ismail Kadare dhe Enver Hoxha

Ajo nenvizon me tej se “Kemi vetëm librin “Zonja e zezë” të Fahri Balliut dhe Kadarenë, që e quan Lady Makbeth. Po të vini re, ajo manipulon gjithfarësh për ruajtje e emrit të saj, që, tek e fundit, në histori të jetojë çka i mbetet si gruaja e Enver Hoxhës”.

Liliana Hoxha, ndalet ne dosjen sipas saj teper sekrete qe Nexhmije Hoxha kishte per Kadarene.

“Siç i kam vënë në dukje te libri “Tanët”, kam pasur në dorë dosjen e Kadaresë, më vonë dosjen e Mehmet Shehut, që çuditërisht na përfshinte dhe mua, Sokolin e fëmijët tanë. Dosje krejtësisht sekrete të saj, që shprehin profilet e fshehta psikike, por sidomos frikën për t’u mbrojtur nga akuzat që e kriminalizojnë posaçërisht. Dosja e Kadaresë përmbante letra apo shkrime të tij, me të cilat mund ta luftonte, po qe se ai ngrihej kundër, siç edhe ka ndodhur|- thotë Liliana Hoxha.

ARISTIR LUMEZI/ PANORAMA

 

Te lidhura

 

Artikulli paraprakNejmarin tani e urrejnë të gjithë, braziliani lojtari më i shkelmuar edhe në Champions
Artikulli tjetërDorëheqja e 8 mjekëve në QSUT, analisti Lubonja: Këmbanë alarmi, grehina e shtetit po rrjedh

S'KA KOMENTE

Comments are closed.