Lilaj: Kam dhënë maksimumin në stërvitje, shpresoj të kem minuta ndaj Turqisë

Nov 12, 2017 | 12:17
SHPËRNDAJE

Mesfushori i kombëtares shqiptare, Sabien Lilaj, ka dalë sot në një konferencë për shtyp ku ka folur për ndeshjen miqësore që kuqezinjtë do të luajnë nesër ndaj Turqisë.

lilaj

Grumbullimi në kombëtare

“Jam i kënaqur që grumbullohem sërish pas një kohe të gjatë. Është kënaqësi gjithnjë të veshësh fanellën kuqezi. Besoj se gjatë kësaj jave jam përgatitur mirë dhe kam dhënë maksimumin dhe shpresoj që nesër të kem disa minuta.”

Ndeshja ndaj Turqisë

“Në çdo ndeshje duhet të futemi për të marrë maksimumin e pikëve pavarësisht se si përfundon ndeshje. Kemi përballë një kundërshtar të fortë, por nuk do futemi për barazim. Do japim më të mirën tonë dhe pse të mos dalim me fitore. Pozicioni im është para mbrojtjes, aty ndihem mirë, i njëjti rol që po luaj edhe te Skënderbeu. Edhe trajneri te ai rol më ka provuar, ndaj ndihem mirë.”

Kontakti me trajnerin Panuçi

“Para se të vija këtu nuk kisha kontaktuar asnjëherë. E takova për herë të parë këtu. Nuk është e thënë të kesh kontakte të mëdha me trajnerin. E rëndësishme është që kur vjen këtu të japësh maksimumin dhe ai të ngelet i kënaqur.”

Ecuria me Skënderbeun

“Këtë sezon e kemi nisur mjaft mirë, kemi marrë thuajse pikët maksimale, por asnjë ekip nuk mban të njëjtin ritëm gjatë gjithë sezonit. Besoj se edhe ne do të kemi oscilacione, por shpresojmë të ndodhin sa më vonë. Nuk dua të ndalem shumë te kundërshtarët, mjafton që Skënderbeu të ecë mirë.”

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura