Likuiditetet e qeverisë arrijnë rekord në 8-mujor, buxheti me suficit 119 mln euro

Sep 22, 2022 | 12:46
SHPËRNDAJE

SUFICITI-BUXHETORNë fund të muajit gusht, buxheti i shtetit rezultoi me suficit 14,5 miliardë lekë, niveli më i lartë për këtë periudhë së paku që nga viti 2001. Suficiti i pazakontë në këtë periudhë lidhet me të ardhurat shtesë të grumbulluara gjatë periudhës janar-gusht 2022 dhe nga mosrealizimi i shpenzimeve sipas planit të periudhës.

Vitin e kaluar në këtë periudhë buxheti ishte deficitar me -31 miliardë lekë.

Me ndryshimet e fundit në buxhet deficiti buxhetor është parashikuar në nivelin 83 miliardë lekë ose 4.2% e PBB-së, ndërkohë deri në fund të muajit gusht buxheti rezulton me suficit mbi 14.5 miliardë lekë.

Përgjatë 21 viteve balanca buxhetore ka rezultuar me suficit vetëm 5 vite, në 8 mujorët e 2006 dhe 2007, në 2016 dhe 2018 dhe tani në 2022. Këtë vit u pa një prurje e pazakontë në të ardhurat buxhetore të cilat u rriten me ritme dyshifrore prej rritje së çmimeve.

Rritja e çmimeve ka rritur ndjeshëm të ardhurat buxhetore që vilen në përqindje të vlerës. Ministria e Financave raportoi se, të ardhurat totale për 8-mujorin e vitit 2022 u realizuan në masën 376 miliardë Lekë. Krahasuar me një vit më parë të adhuruat janë rritur me +51.6 miliard lekë ose +15.9% më shumë.

Nga ana tjetër shpenzimet e përgjithshme publike, për periudhën 8 mujore të vitit 2022, arritën në rreth 361.6 miliardë. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021 ky zë ka rezultuar rreth 1.4 për qind më i lartë ose rreth 5.08 miliard lek më shumë. Në raport me planin e periudhës ishin 3.4 për qind më të ulëta.

Gjithashtu Banka e Shqipërisë raportoi se, vlera e depozitave të qeverisë pranë bankës qendrore, në fund të muajit korrik, kishte vlerën e 98.4 miliardë lekëve, shumë kjo 120% më e lartë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Të ardhurat më të larta se plani dhe shpenzimet më të ulëta kanë mbajtur balancën buxhetore në suficit. Nëse kjo ecuri qëndron deri në mbylljen e vitit qeveria do të realizonte një ulje të ndjeshme të borxhit publik.

Përgjatë viteve të fundit qeveria e ka shndërruar në praktikë të shpenzojë gjatë dhjetorit deficitin ose suficitin. Psh në fund të vitit 2021 deficiti buxhetor arriti në 85 miliardë lekë (rreth 700 mln euro), prej të cilave 52.7 miliardë lekë u alokuan në muajin dhjetor, sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Financave.

Në dy vitet 2020 dhe 2021 qeveria shpenzoi pothuajse 40% fondit të investimeve kapitale në muajin dhjetor duke shkelur kështu parimet e ligjit organik, i cili nuk lejon përqendrimin e pagesave në një periudhe.

Një listë zyrtare me zërat e investimeve që u publikua nga Ministria e Financave tregon se, projektet kryesore të investimeve morën nga 40%-60% të financimeve vjetore gjatë muajit dhjetor.

Fondet e investimeve të shpërndara në shumë projekte dhe jo të mbështetura në prioritete të zhvillimit të qëndrueshëm nuk po rrisin produktivitetin në ekonomë dispozicion gjithë vitin./Monitor

fd-e1663780287219

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura