Lika: Ndeshjen nuk e fitoi vetëm Bregu dhe Abazaj, por e gjithë skuadra. Skënderbeu nuk fali asgjë

Jan 26, 2018 | 16:23
SHPËRNDAJE

Abazaj dhe Bregu, por mesfusha shumë e fortë me Aleksin dhe Ramadanin

Kemi një skuadër që po rritet nga ndeshja në ndeshje, me lojë dhe rezultate. Jo vetëm ata të dy, por të gjithë lojtarët janë të rëndësishëm. Kemi një mesfushë që shërben mirë për sulmin, por edhe për mbrojtjen.

lika2

Keni fituar ndaj 3 skuadrave më të mëdha. Nuk jeni për mbijetesë?

Kemi pasur rritje në lojë. Por, sot kundërshtari nga ka rrezikuar disa herë. Edhe për meritë të portierit tonë, kemi fituar ndeshjen. Në këto momente, duhet të qëndrojmë pikërisht me këmbë në tokë. Duhet të kalojmë këtë zonë të ftohtë, pasi akoma jemi në një luftë të fortë.

Sa jeni të kënaqur me lojtarët e rinj që kanë debutuar sot?

Lojtarët që luajtën për herë të parë zhvilluan një ndeshje të mirë. Jakovljeviç pak më mirë, pasi e njeh kampionatin shqiptar. Edhe Xhekson ishte në një ditë të mirë.

A të irriton kjo pjesë, kur dëgjon se Luftëtari i dha lojtarët Skënderbeut, ndërsa ata i lanë tre pikët?

Unë nuk e kam dëgjuar këtë, por nuk mendoj se duhet të futemi në këto paragjykime. Si Abazaj, si Bregu, edhe kundërshtari kanë meritat e tyre. Nuk ishin vetëm meritat e dy lojtarëve, por e të gjithëve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura