Lija e majmunëve, OBSH po punon për t’i ndryshuar emrin: Nevojë urgjente për një përcaktim jo diskriminues

Jun 14, 2022 | 19:12
SHPËRNDAJE

lija e majmuneveOrganizata Botërore e Shëndetësisë ka thënë se po punon me ekspertë për të gjetur një emër të ri për linë e majmunëve, raportoi BBC.

Kjo vjen pasi më shumë se 30 shkencëtarë shkruan javën e kaluar për “nevojën urgjente për një emër jodiskriminues dhe jostigmatizues” për virusin dhe sëmundjen që ai shkakton.

Referimi i vazhdueshëm ndaj virusit si afrikan është edhe i pasaktë dhe diskriminues, thanë ata.

Javët e fundit në mbarë botën janë regjistruar rreth 1600 raste të sëmundjes.

Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se do të mbajë një takim urgjent javën e ardhshme për të përcaktuar nëse do ta klasifikojë shpërthimin si një emergjencë të shëndetit publik me shqetësim ndërkombëtar – alarmi më i lartë që mund të japë agjencia e OKB-së.

Sëmundjet e tjera për të cilat ka ndodhur në të kaluarën janë gripi i derrit, poliomieliti, Ebola, Zika dhe Covid-i.

© Panorama.al

Te lidhura