Lihet në fuqi vendimi për gjyqtarin e KPA-së. Avokatët mbrojtës: Do të ankimojmë , s’ka vepër penale

May 24, 2020 | 13:52
SHPËRNDAJE

Gjykata ka vendosur të lërë në fuqi vendimin e pezullimit nga detyra për gjyqtarin Luan Daci, gjyqtar në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit.

daci

Avokati i tij mbrojtës, Jordan Daci tha se gjyqtari ka plotësuar në formular atë që i është kërkuar dhe se akuza e ngritur nga Prokuroria nuk qëndron.

“Ai nuk ka asnjë lloj vepër penale. Nuk ka pasur dhe nuk ka masë në fuqi. Kemi kërkuar procesverbalin, që fatkeqësisht nuk ekziston. Problemi nuk ka të bëjë me faktin se cfarë unë pretendoj të jem, por me atë se cfarë të tjerët thonë se jam. Vendimin do ta anikojmë.

Jemi besimplotë se keqkuptimet do të sheshohen. Ligjërisht ai nuk ka patur asnjë lloj detyrimi për të thënë. Me këtë teori edhe ju dhe kushdo që shkruan një kërkesë i bie të shkojë në burg për një gjë që nuk ka lidhje. Edhe nëse e ka thënë KLGJ ia ka futur kot. Nëse ju jeni dakord që një vendim gjyqësor të pezullojë Presidentin e Republikës dhe anëtarët e Gjykatës Kushtetuese”- tha avokati pas seancës së sotme.

Daci ka punuar si gjyqtar në Gjykatën e Tiranës në vitet 1994-1997, kur sipas SPAK u shkarkua nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë së kohës për “shkelje të ligjës dhe paaftësi në detyrë”.

Luan-Daci-550x400
gjyqtari

Fshehja e këtij fakti nuk e pengoi Dacin të kalonte filtrat e verifikimit në vitin 2017, fillimisht në institucionin e Avokatit të Popullit dhe më pas në Komisionin Ad Hoc të ngritur në Kuvend për zgjedhjen e anëtarëve të institucioneve të vetingut, ndonëse një verifikim i tillë nuk rezulton të ketë qenë i vështirë.

Të dhënat tregojnë se zgjedhja e Luan Dacit në kundërshtim me kriteret formale në Kolegjin e Apelimit u bë vetëm një vit pasi atij iu refuzua një kërkesë për t’u emëruar në Gjykatën e Tiranës nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë.

Arsyeja e refuzimit ishte shkarkimi nga detyra në vitin 1997, i diskutuar në një mbledhje me pjesmarrjen e gjerë të anëtarëve të KLD-së, ish-presidentit Nishani dhe përfaqësuesve të misionit Euralius dhe OSBE-së.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura