Lihet në burg Kujtim Çela, vëllai i baronit të drogës. Burg në mungesë edhe Gëzim Çelës

Jun 14, 2014 | 14:10
SHPËRNDAJE

TIRANE- Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur te lere ne burg  Kujtim Çelën, vëllane e të ashtuquajturit baron i drogës, Gëzim Çela. 

Kujtim Cela akzuohet te jete njëri nga pronarët e vilës ku u kapën 22 kg heroinë, në Fushë-Kuqe të Mamurrasit dhe u arrestua ditën e operacionit, ndërsa vëllai i tij Gëzimi është shpallur në kërkim. 

Pikenisja e zbulimit te bazes se droges ishte arrestimi në orët e para të mëngjesit të datës 12 qershor në pikën e Kalimit Kufitar Morinë, i Reald Hysollit, teksa udhëtonte në automjetin tip ‘Benz’ me targë AA 188 IK, ku kishte fshehur një sasi prej 7 kilogramë kokainë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura