Ligji për Teatrin, Kryemadhi zbulon skenarin e opozitës: Do rrethojmë Kuvendin, që… (Intervista)

Aug 31, 2018 | 17:55
SHPËRNDAJE

Monika Kryemadhi, ka treguar se  opozita do të përdor çdo mjet për të mos lejuar votimin në Kuvend ligjin e Teatrit.

Teksa u pyet në rubrikën “Opinion” në News24 për sesionin e ri parlamentar, dhe tha se rifutja e ligjit për Teatrin që është një provë.

Untitled

“Rifutja e ligjit për teatrin është ni test prove. Është një gjë që skam ë ndalese. Pas kësaj, do fillojnë të grabitet pronat e tjera publike. Ka thënë që do ndërrojë qeverinë, por s’ka për të ndërruar as një qeveri as një gjë dhe ndodh pastaj skandal mbi skandal. Prite të dali në ditë me brekuçka për të treguar që është trendi. Por shqiptarët s’duan një KM që është trendi. shqiptarët duan një KM që tu japin bukë se s’kanë bukë të hanë dhe një që s’ka lidhje me krimin. Kemi 27 vite tranzicion si ky që rri gju më gju me kriminelin s’kemi parë”, u shpreh më tej kryetarja e LSI.

“Zhbllokimi i qeverisë nga krimi. Të largohet Kryeministri. Kemi dy ministra të Brendshëm që janë që janë të ligur me drogën. Ka mundësi të iki vetë? Mendësi se shqiptaret janë lumtur sot? Më mirë se në kohën e Nanos e Berishës nuk janë shqiptarët?

Opozita ka një plan të qartë; Largimin e Ramës nga pushteti. Rikthimi i reformës në drejtësi në pikën fillestare më 22 korrik. E kam thënë që reforma ka vdekur. Ridemensioni i jetës ekonomike, rishikimi i koncesioneve të qeverisë që kanë bllokuar ekonominë.

Më tej ajo tha se aksioni i opozitës do të fillojë që në 3 shtator. “S’do ndalemi gjatë këtij njeriu. Me protesta me të gjitha. Të gjitha do i bëjmë do i mbledhim njerëzit rreth qe qark Kuvendit, që të mos futet. Unë si kryetare partie do dal për të sensibilizuar njerëzit. Ky ka për ti marrë njerëzit shtëpive. Te ish materniteti do shihni si Rama shembi shtëpitë. Përdor taktiken përça e sundo”, tha Kryemadhi.

INTERVISTA E PLOTË E MONIKA KRYEMADHIT NË NEWS 24

Ju kemi ndjekur dje dhe sot në News 24, në takimet që ju keni zhvilluar me strukturat drejtuese të Lëvizjes Socialiste për Integrim, me të rinjtë e LRI-së, të cilësuar prej jush si boshti kryesor i LSI. Megjithatë, do të flasim dhe do donim ta nisnim bisedën me ju me atë që ju vetë keni folur gjatë fjalës suaj në lidhje me sulmin ndaj shtëpisë së prindërve të koleges sonë, Klodiana Lala. Deri tani po hetohet, ende nuk dihet se kush kanë qenë autorët. Çfarë informacionesh keni juve në lidhje me këtë ngjarje?

Nuk dua të luaj rolin e kryeprokurorit e as policit që të bëj hamendësime apo të bëj skenën e krimit, por ajo që është e rëndësishme nga një anë, por nga ana tjetër edhe të bën të lëndohesh, ku duhet vënë edhe në shkallën e inteligjencës, është mënyra se si reagohet nga institucionet përkatëse. Ne themi që duhet të jemi transparent, por ç`duhet të themi me këtë gjë? Sepse mediat janë ose transparente ose jo. E dyta, kur lexojmë deklarata të tilla që Reforma në Drejtësi ngjall frikën e kriminelëve, të kujt kriminelëve? Reforma në Drejtësi i ngjall frikën kriminelit që të mos qëllojë. Pra, unë mendoj që nga njëra anë vëmë re një shkak për këtë lloj force ose sigurie, që gjendet për të kërcënuar një gazetare dhe familjarët e saj, sepse nuk kërcënohen prindërit e saj, por vetëm Klodiana. Duhet pasur parasysh rrethanat që jeton Klodiana dhe në çfarë mënyre të funksionimit të jetës apo të gjithë jetës së saj sociale dhe familjare. Nuk mund të themi që Klodiana Lala është ndonjë biznesmene e madhe dhe as familjarët e saj nuk janë, që kanë konflikte apo interesa biznesi. Është një njeri shumë i thjeshtë, biles më i thjeshtë seç duhet apo nga elementë te tjerë që janë pjesë qoftë e medias apo politikës. Nga ana tjetër kemi një lloj indiference le ta quajmë që për hir të së vërtetës më shpejt reagojnë institucionet e huaja se ato vendase që duhet të reagojnë më shpejt qoftë nga policia apo prokuroria, por për te mos e futur në shabllonin e politikës, ajo që është shumë e rendë është sulmimi i një shtëpie.

Pra ka arritur kulmin dhe kjo është ajo që të godet më shumë e të frikëson. Të frikëson sepse ti shkon në shtëpinë e një gazetari që ka njëfarë networku komunikimi, sepse duke qenë një gazetare e kronikës së zezë dhe terreni ka njëfarë lidhje qoftë me policinë apo prokurorinë, qoftë edhe me politikën, ndërsa nga ana tjetër mënyra e pistë e pastrimit, apo plani i pastrimit është aq perfekte saqë sot edhe pas thuajse 48 orësh nuk ka absolutisht asnjëlloj informacioni per këtë ngjarje. Nga ana tjetër hyjmë në atë që thamë pak më parë, guximi që kanë këta njerëz që kanë një përkrahje shumë te madhe që e bëjnë ketë krim. Se ne po arrestojmë njerëz kot, se shajnë një  mësuese në shkollë përjashtohen nxënësit, ndalohen prindërit apo gjobiten. Ne po fyejmë një koleg në Parlament dhe po përjashtohemi, ky qëlloi me breshëri automatiku dhe nuk kemi asnjë reagim. Tjetra që dua të them është se sulmi ndaj shtëpisë së prindërve të Klodit, nuk është vetëm kundra saj por është kundra te gjithëve, pra përfshin të gjithë sistemin.

Të jeni të bindur që kjo do të jetë një gjë mëse normale ashtu siç është me qindra e mijëra të tjerë të cilët janë humbur janë zhdukur pa asnjë lloj përgjigjeje. Ky është faktikisht sulm ndaj shoqërisë shqiptare. Është sulm ndaj medias mund ta themi. Është sulm ndaj fjalës së lirë. Është sulm ndaj lirisë, është sulm ndaj demokracisë. Është sulm ndaj të gjithë asaj gjëje të cilën ne kemi ndërtuar. Dhe ajo çka më bën përshtypje është edhe solidariteti i gazetarëve të djeshëm që ishte në protestën përballë kryeministrisë, ishte një solidaritet që për hir të së vërtetës kishte nevojë për më shumë njerëz. Pse e them këtë më shumë njerëz? Ndoshta ne politikanët edhe duhet të shkonim sepse na ka zënë kjo belaja e të kompleksuarit që spo shkojmë ne sepse ngatërrojmë mesazhin por ska të bëjë fare aty sepse sot është Klodi, nesër jam unë, pasnesër dikush tjetër. Dhe të gjithë këto NGO që kanë vite që na kanë lodhur kokën me projektet e tyre për fjalën e lirë, duhet të ishin atje në atë protestë. Duhet të ishin atje jo vetëm gazetarët apo bashkëpunëtorët, por të kishim këto NGO që kanë marrë projekte edhe para pa fund nga institucionet ndërkombëtare qoftë nga BE-ja apo institucione të tjera. Pavarësisht nga kjo po të shikosh dje në protestë ishin gazetarët e terrenit, ata të cilët janë edhe njerëzit të cilët edhe vuajnë më shumë dhe nuk janë as pjesë e marrëveshjeve politike pra që të bëhen pjesë gjithmonë e konjukturave politke, por ishin ata të cilët bëjnë punën dhe në njëfarë mënyre mbajnë edhe qoftë sinjalin televiziv apo edhe sinjalin mediatik në këmbë.

Përpara se të kalojmë tek temat e tjera të sezonit të ardhshëm, kemi dhe një zhvillim tjetër të fundit tek politika, një tjetër videopërgjim që u paraqit i bujshëm nga opozita, ai në lidhje me Gjykatën e Strasburgut dhe ndërhyrjen që kishte bërë Denar Biba tek miku i tij gjyqtar në Strasburg. Tani që janë sqaruar dhe kanë kaluar disa ditë , si e shikoni? 

Nuk më bën përshtypje fare mua. Çdo ditë del një skandal më i madh dhe këto po kthehen në normalitet tashmë. Por, reagimi më i madh vjen nga Gjykata e Strasburgut, e cila ka kthyer tre herë mbrapsht kandidaturat e qeverisë shqiptare për gjyqtarë të kësaj gjykate. Kjo do të thotë që vetë Gjykata e Strasburgut distancohet në mënyrë flagrante, madje ka humbur edhe shprehjen diplomatike ndaj qeverisë shqiptare, duke mos pranuar kështu propozimet e tyre. Pse? Sepse kur qeveria shqiptare merr guximin që të manipulojë një gjyqtar të Gjykatës së Strasburgut për t’u marrë shqiptarëve pronat e tyre, mendoni pastaj sesi kjo qeveri sillet me gjyqtarët, me prokurorët, me Komisionin e Verifikimit të Figurave. Ne e kemi paralajmëruar këtë gjë edhe më parë, edhe pse kemi qenë pjesë e një procesi qoftë të votimit të 22 korrikut të Reformës në Drejtësi, më pas edhe të votimit të të ashtuquajtur 7 ligjeve, që për hir të së vërtetës Partia Demokratike ka pasur të drejtë që nuk i ka votuar atëherë dhe tashmë kemi ardhur në këtë situatë kur kemi një Kryeministër që ka kapur shtetin, ka kapur gjykatat, ka kapur Reformën në Drejtësi, kërkon të kapë edhe Gjykatën e Strasburgut dhe më pas do të kërkojë të kapë të gjithë procesin. Ky o është i çmendur dhe na ka vënë të gjithëve përpara, ose fijet e tij shkojnë shumë – shumë më lart se krimi i organizuar, sepse të arrish të manipulosh edhe Gjykatën e Strasburgut është një çmenduri që ka kaluar çdo kufi njerëzor dhe çdo kufi të moralitetit, si për ne shqiptarët, ashtu edhe për ndërkombëtarët që pranojnë një shërbim të tillë. Unë jam e bindur që ai e ka humbur kufirin e normales, është kthyer një i çmendur nën efektin e kokainës që nuk ka mjek që ti bëjë recetën e ilaçeve. Një njeri i cili ka frikërat e mëdha të vetes së tij të cilat mundohet ti mbulojë me anë të përdorimit të drogës dhe më pas kthehet në një reaksion kimik të pallogaritshëm.

Aksioni i ri politik, ju keni paralajmëruar znj.Kryemadhi që do të jetë një start i fortë nga shtatori e në vazhdim sidomos kur nis dhe sesioni i ri parlamentar. Çfarë presim të ndodhë?

Është shumë e thjeshtë. 3 shtator hapet me kalendarin ku ne pikën e parë kemi ligjin për Teatrin. Pra ky parlament e nis sesionin e tij me grabitjen e pronës. E tha sot z.Basha, e kemi thënë dhe do vazhdojmë ta themi deri në fund. Ti bëjnë llogaritë mirë me rifutjen e ligjit për Teatrin në Parlamentin shqiptar. Rifutja e ligjit për Teatrin në Parlamentin Shqiptar nuk është më test provash, as nervash, as për opozitën as për mazhorancën. Është një gjë që nuk ka më ndalesë. Shqiptarët me në krye aktorë, gazetarë, qytetarë, politikanë nuk ndalen sepse Teatri është hapi i parë I grabitjes së pronës së shqiptarëve. Pastaj do të fillojnë të grabiten Muzeu Kombëtar, Pallati I Kulturës, statuja e Skënderbeut, Sheshi Skënderbej, shkolla, spitale e me rradhë. Keni dëgjuar sesi janë dhënë shkolla, qendra shëndetësore me qera. Keni dëgjuar se si janë dhënë me konçension laboratorët dhe sot shqiptarët thonë shkoni bëni check up falas por në fakt i detyrojnë të shkojnë nëpër laboratore private duke paguar me qindra mijëra lekë përsa i përket analizave. Por kanë qenë brenda buxhetit të shtetit për të parashikuar analizat e tyre falas dhe vizitat mjekësore. Pra, këtu ligji përt teatrin është grabitje dhe nuk ka më. Ligji për teatrin i ka mbyllur të gjitha llojet e diskutimeve dhe nuk ngelet më gjë tjetër vetëm reagimi njerëzor qytetar.

 I cili ka munguar. Përse po përgatiteshit për mënyrën si do reagonit? 

Iu dha një shans rilindjes. Iu dha një shans me kthimin mbrapsh nga Presidenti të ligjit për Teatrin. Iu dha një shans për të reflektuar në mënyrë që reflektimi të nisë brenda procesit dhe sa Rilindja ka nevojë për të reflektuar sepse ka problemet e tyre. Kemi gjashtë muaj që kemi dëgjuar që do ndërrojë qeverinë në shtator. Nuk ka për të ndërruar as qeveri, asgjë. Vazhdon i shtyn i mban me gajret të tjetër që të mos I largohen njerëzit. Ndërkohë skandal pas skandalesh ndodhin. Dhe sot çfarë kemi? Sot kemi një Shqipëri të zbrazur, që për hir të së vërtetës ne jemi 3 milionë banorë, por po të hymë të bëjmë një përllogaritje nuk kemi 3 milionë banorë, janë më pak se 1 milionë shqiptarë që janë sot në Shqipëri dhe gjithë pjesa tjetër është e larguar dhe që nuk do të kthehet më pas. Themi dhe dalim e deklarojmë një jetë fantastike po themi kulturore dhe artistike, por në të vërtetë nuk kemi gjë tjetër, një varfëri jo vetëm shpirtërore por një varfëri intelektuale të gjithë spektrit që na ofrohet nga qeverisja. Sepse kemi një Kryeministër i cili është në kuadrin e panikut, diku këtu afër jush seç ka një poçeri që bën poçe, kalon atë kohën e vet. Ka një poçeri këtu të vetën, private që bën poçe dhe kalon kohë. Në vend që të zgjidhë hallet e shqiptarëve, bën poçe. Unë nuk kam parë ndonjëherë një kryeministër që të ketë pasur kohë të lirë ne kohën që shqiptarët duan t’ja vënë flaken, në kohën që kërcënohen gazetarët me plumba te dera e shtëpisë dhe ai nuk bën asnjëlloj reagimi. Mos u çudisni kur ta shikoni ndonjëherë duke shëtitur në mes te bulevardit me brekë të shkurtra, sepse ai e ka treguar që është një kryeministër trendi. Ka ikur koha e kryeministrit trendi, sepse shqiptarët duan një kryeministër që t’ju japi punë, t’ju japi bukë se s’kanë të hanë dhe duan një kryeministër që të mos jetë i lidhur me krimin. Unë mendoj që sot më shumë se kurrë, klasa politike dhe të gjithë shqiptarët duhet të jenë të unifikuar për të pasur një qeveri të shkëputur nga krimi, sepse na lodhi. Kemi 27 vite tranzicion, kemi parë me dhjetëra kryeministra, por si ky kryeministër nuk kemi parë asnjëherë. Ky kryeministër që ulet gju me gju me kriminelët është hera e parë që e dëgjojmë.

Ndërkohë ato që pasojnë janë zgjedhjet vendore znj. Kryemadhi. Si në bisedat me eksponentë të PD, ashtu edhe të LSI, opozita nuk është shumë e gatshme të flasë për zgjedhjet, duke e vënë të gjithë theksin te kryeministri dhe te kjo qeveri. Çfarë do të thotë kjo? Është e gatshme opozita të shkojë në zgjedhje vendore apo jo?

Opozita tashmë nuk diskuton vetëm çështjen e opozitës, por diskuton për një hapje të fontit politik dhe jopolitik. Ky font nuk është më për zgjedhjet lokale apo jo, është për këtë të keqe që ka uzurpuar dhe ka kapur çdo gjë. Për çfarë zgjedhjesh po flasim ne, kur ti ke një kryeministër që ka uzurpuar çdo institucion, ka uzurpuar gjykata, ka uzurpuar KQZ. Ti ke ish-kryetarin e Komisionit Zgjedhor që shantazhon gjyqtarin e Gjykatës së Strasburgut. Kjo është kultura apo kjo është metodologjia që na jepet ne përsa i përket leximit të votës shqiptare? Pra nuk është problemi deri te zgjedhjet lokale, se deri atëherë kemi kohë. Është tjetër gjë përsa i përket kalendarit që ka opozita në kalendarin e saj politik dhe të jeni të bindur që e gjithë opozita do të jetë bashkë. Nuk bëhet fjalë as për PD-LSI, por bëhet fjalë për të gjithë spektrin politik, sepse sot për hir të së vërtetës PS jo vetëm është uzurpuar dhe është grabitur nga një grup kriminelësh, një grup të lidhurish me krimin e organizuar ka mbetur e vetme, në një kohë që i gjithë spektri politik po kërkon një lloj rikuperimi ose njëlloj rihapje përsa i përket situatës.

Përsa i përket kësaj znj. Kryemadhi në fakt ka nisur këtu që me ndryshimet kushtetuese në vitin 2008 dhe duke ardhur më pas me kufizime….

Dhe kjo ka ndodhur nga Partia Socialiste, nga partia e Edi Ramës. Sali Berisha i pranoi ndryshimet kushtetuese,  sepse ndryshimet kushtetuese u bënë për të larguar LSI-në nga skena politike. Çfarë ndodhi?

Tani ne kemi shansin që po diskutohet përsëri një reformë zgjedhore…

Po me kë do diskutosh? Me Edi Ramën do diskutosh sot? Me Edi Ramën do e bësh reformën? Opozita është shumë e qartë. Sot keni dëgjuar dhe z. Basha që ka qenë shumë i qartë përsa i përket. Reform zgjedhore me kryekriminelin me atë do negociosh?

Cili është propozimi i opozitës?

Propozimi i opozitës është shumë i qartë. Për ne si LSI nuk ka asnjë lloj problemi, nuk ka rëndësi sistemi për ne. Për ne si LSI, si vota e Monikës, si vota e Olës, apo si vota e kujtdo tjetër që është në Kukës, Tropojë, Sarandë apo Gjirokastër të jetë e barabartë. Nuk mund të jetë vota e Monikës, e Ervinit këtu në Tiranë katër herë më e fuqishme se sa vota e një votuesi tjetër në Kukës. Kjo është një arsye. Arsyeja tjetër është, ka mënyra të tjera sa të duash për ta diskutuar dhe për ta rregulluar. Por problem qëndron, në gjithë këtë mënyrë a ka kuptim nëse ne nuk zgjidhim që ky proces votimi duhet të jetë i ndershëm dhe i pa korruptueshëm dhe të ndalohet jo vetëm shitblerja e votës por dhe një presion që ushtrohet ndaj njerëzve. Sepse ti mund ta ndërrosh sistemin, mund ta bësh propocional të hapur kombëtar dhe ti nuk shkon dot në kutinë e votimit sepse stë lë krimineli me kallash te dera e qendrës së votimit. Dhe të thotë po shkove të votosh, siç e kanë bërë në zgjedhjet e kaluara, që pjesë më të madhe të administratës të cilët mendonin se nuk ishin suportues të LSI iu thanë që nëse ju shohim shenjën e zezë te gishti, ju do të ikni nga puna ditën e nesërme. Dhe po të shikosh prandaj ka dhe një pjesëmarrje shumë të vogël të administratës publike që te ketë marrë pjesë në votime sepse kanë qenë të kërcënuar. Ashtu sikurse ke pasur denoncime flagrante me video që i janë dërguar edhe delegacionit të OSBE/ODIHR, i janë çuar dhe Komisionit Qendror të Zgjedhjeve por reagimi i tyre ka qenë zero. Ashtu sikurse ked he makina të policisë së shtetit me drejtorë të institucioneve shtetërore, që trokisnin nëpër dyert e qytetarëve dhe shpërndanin zarfin, zarfin apo plumbin. Dhe për mua nuk është problem nëse ti do të bësh sistem propocional kombëtar apo proporcional rajonal mazhoritar, se sa më shumë është problem i krijimit apo i krijimit të një mentalitetit të ri të administrimit të procesit zgjedhor. Çfarë procesi  zgjedhor do bëjmë ne? do bëjmë një proces zgjedhor fals?

Si do ndryshojë kjo?

Kjo është ajo që është shumë e qartë. Zhbllokimi apo shkëputja e qeverisë nga krimi i organizuar që është shumë e rëndësishme. Ke dy ministra të brendshëm që akuzohen për lidhje me trafikun e drogës. Dhe sot e kësaj dite ne nuk kemi asnjë argument: ore janë të lidhur këta apo nuk janë të lidhur me drogën? Ne sot kemi një sekretar të përgjithshëm të qeverisë që akuzohet për shantazh ndaj gjykatës së Strasburgut dhe kemi vetëm një reagim të Bledar Bibës, se e ka zënë tmerri për veten e tij se çfarë do bëj sepse nuk e di se ku do shkojë. Ne sot kemi një gazetare të dhunuar, ku nuk po flasim se sa gazetarë të tjerë janë dhunuar apo kërcënuar. Kemi pasur dhe  të gjithë jemi pjesë e saj. Ka deputetë të shantazhuar në Kuvend.

Cila do jetë zgjidhja se nuk e kuptojmë?

Zgjidhja është shumë e thjeshtë, largimi i Edi Ramës dhe le të hapen rrugët. Do largohet ai, madje ka shanset të ikë dhe vetë. Unë po bëj një pyetje. Mendoni ju se shqiptarët janë të lumtur sot?

Po kjo është një pyetje që nga koha e ilirëve…

Jo, jo nuk ka ashtu. Tani të jemi të sinqertë,  shqiptarët e bëjnë një dallim apo një diferencë si janë dhe si kanë qenë. Nuk mund të them unë që kanë qenë të gëzuar njerëzit as në `92, `97, `00 apo `05.

Si mund të largohet qeveria?

Unë mund të them edhe këtë tjetrën që më mirë se në 2005-ën, në kohën e Fatos Nanos, kur ishte kryeministër, nuk janë shqiptarët. As më mirë se në kohën e Sali Berishës nuk janë shqiptarët.

Znj. Kryemadhi, a ka opozita një plan të qartë?

Po, opozita e ka planin e saj të qartë. Së pari, distancimin e qeverisë nga krimi i organizuar. Pra, një kryeministër i cili nuk mund të ulet së bashku me kriminelët.

E kthyer me deklarata, protesta? Pra, cili është plani juaj konkret?

E dyta, është rikthimi i një diskutimi të Reformës në Drejtësi, në pikën fillestare ku kemi qenë më 22 korrik sepse unë e kam thënë dhe asnjë nuk më ka besuar që Reforma në Drejtësi ka vdekur. Nuk është Reforma në Drejtësi thjesht tërheqja e disa gjyqtarëve, të cilët kanë qenë kundërshtarë të Edi Ramës dhe kalimi i disa gjyqtarëve që janë më të korruptuarit dhe që kanë prishur gjithë sistemin e Drejtësisë, vetëm sepse janë miq të Edi Ramës apo të dikujt tjetër. E treta, është ridimensionimi i jetës ekonomike shqiptare, duke pasur parasysh të gjitha koncesionet, që jo vetëm kanë varfëruar Shqipërinë, por kanë krijuar monopole dhe kanë bllokuar ekonominë dhe jetën ekonomike shqiptare, ku ka sjellë varfëri. Këto janë 3 pika shumë të rëndësishme.

Ky është një plan nëse opozita merr pushtetit..

Jo, jo ky është një plan nëse opozita do të krijojë aksionin e saj politik dhe me 3 shtator aksion politik i opozitës fillon. Edhe në parlament, e kemi bërë shumë të qartë qoftë z. Basha, pra PD apo LSI dhe partitë e tjera që janë opozitare, për sa i përket aksionit. Por ja t`ju bëj një pyetje. Juve iu godit një kolegia juaj, u mjaftuat vetëm me protestën para Kryeministrisë?

Do vazhdojmë akoma ne..

Siç do vazhdoni ju, ashtu do vazhdojmë edhe ne. Unë nuk mendoj që aksioni opozitar varet nga fjalët tona që ne themi këtu. Aksioni opozitar matet me sensibilizimin e strukturave. Mund të them sepse politikisht po ta them unë sot çdonjëri mund të thotë që kjo po bën gabim politik. Po do vendosemi në krye të popullit për ta drejtuar popullin kundër kësaj qeverie. Ka socialistë të ndershëm sa të duash. Ka socialistë, ka deputetë të ndershëm, ka figura Partia Socialiste të cilët nuk kanë pse të bëhen llum. Edhe po su bënë pronë të opozitarit të tyre, mund të jenë momentet e zgjidhjes shumë pozitive të këtij ngërçi dhe të kësaj situate politike. Deri dje kishim ambasadorë të cilët thonin policia që duam, vendi që duam, qeveria që duam dhe sot janë të detyruar dhe kanë bërë prezent faktin e mbushjes së Shqipërisë me drogë. Dhe nuk u kujtuan të thonë asnjë fjalë.  Dhe mos kujtoni se kjo ka qenë shumë e kollajtë sepse janë paratë e drogës të cilat jo vetëm kanë blerë institucionet ndërkombëtare. Janë paratë e drogës jo vetëm që blejnë mediat. Janë paratë e drogës jo vetëm që mundohen të blejnë deputetët dhe zërin e lirë por janë paratë të cilat edhe kërcënojnë njerëzit.

Por si mund ta kapërcejë opozita këtë Zonja Kryemadhi , sepse ju tregoni dy tablo të ndryshmë. Nga njëra anë ju thoni që votuesit tanë kanë frikë të shkojnë të votojnë , nga ana tjetër thoni që do na ndjekin neve që do të hedhim qeverinë. Si do ta hedhë qeverinë ai që ka frikë të shkojë të votojë?

Votuesit do vijnë pas meje. Sepse kur të shikojnë Monikën, Lulzim Bashën, të shikojnë të gjithë deputetët e tyre për të cilët ata kanë sakrifikuar. Sepse 225 mijë votat e mia nuk janë vota frikacakësh . As 400 mijë votat e Lulzim Bashës. Nuk janë vota frikacakësh. Sepse të votohej në 2017 nuk kishte frikacakë. Ka pasur shumë të tjerë që e kanë tjetërsuar votën dhe nuk u vë dot faj sepse kanë pasur bukën e fëmijëve. Ka pasur edhe shumë të tjerë të cilët kanë pasur hallin e shtimit të parave në xhepat e tyre. Por ka pasur edhe nga ata njerëz me integritet edhe besnikë të cilët kanë shkuar e kanë  votuar.

Ka pasur edhe të tjerë që nuk votuan për opozitën ose votuan për parti të tjera..

Jo nuk ka sepse 18 parti ishim ne nga 67 parti që kanë qenë.

Ose që nuk votuan fare….

Ka pasur struktura partiake të cilat nuk kanë qenë pjesë fare e votimit sepse e tillë u bë skema që për hir të së vërtetës e fitoi Edi Rama. E fitoi edhe me ndërhyrjen e ndërkombëtarëve, duke ushtruar presion tek partitë politike për të qenë pjesë e një procesi farsë. Dhe sot ja ku është procesi farsë. Sepse nuk diskutohet më as për Monikën dhe as për Lulzim Bashën por diskutohet për një sistem të tërë. Kemi për një vit një zbrazje totale të Shqipërisë nga brezi i ri dhe po të hyjmë në të gjitha shkollat e mesme dhe në të gjitha universitetet, i ke të gjithë që janë duke mësuar gjermanishten apo për të kërkuar pika kontakti për tu larguar. Të mos shkojmë nëpër firma të vogla, po themi që janë firma shërbimesh, qoftë nga duraluminet, qoftë nga shtrimet e parketeve, qoftë nga hidrauliket, të cilët po ikin në Gjermani dhe të gjithë i ka zënë frika sepse po ua marrin edhe ato pak punëtorë që kanë, sidomos tek firmat e ndërtimit. Të mos themi që paratë e drogës tashmë ndërtuesit që kanë nga 20 e ca vjet që merren me ndërtime po i çojnë drejt falimentimit dhe ndërkohë po hyjnë paratë e drogës me të cilat po zhvillojnë me mijëra sipërfaqe ndërtimi. Pra të gjitha këto janë përfshirje, se mos harrojmë që nuk ka bërë vaki  në këto 27 vjet pluralizëm, që në vitin e parë të qeverisjes të kesh një reagim pakënaqësie të njerëzve ndaj qeverisë. Kjo ka qenë dhe në 97 kur shqiptarët humbën paratë. Sigurisht që tashmë Edi Rama nuk ua ka marrë paratë, por ua ka futur  dorën në xhep shqiptarëve dhe po i vjedh si një vjedhacuk. Se nuk po i vjedh lekët, se nuk kanë lekë në xhep por po ju vjedh jetën e përditshme. Po ju merr kafshatën e bukës, energjinë elektrike, ujin e pijshëm, infrastrukturën, tani edhe rrugën po e vjedh. E keni parë si i ka bërë rrugët?

Pra është e qartë që opozita ka një plan të sajin sa i përket aksionit që do të nis në shtator por se me çfarë elementësh ende nuk dihet…

Elementi është shumë i thjeshtë. Nuk do të ndalemi çdo ditë, me protesta e të gjitha, nuk do të ndalemi më ndaj këtij njeriu. Ose do nënshtrohemi ndaj këtij njeriu ose të marrim plaçkat e të ikim.

Ju nuk do ta lejoni, votimin e ligjit të Teatrit?

Sigurisht që nuk do ta lejojmë.

Çfarë do të bëni?

Po të gjitha do ti bëjmë. Do ti mbledhim njerëzit rreth e qark parlamentit që të mos guxojë të hyjë ai. Unë kam thënë, nuk do të dal si Kryetare Partie, do të dal si individ. Si kryetare partie marrim vendimin në parti dalim. Dalin 100 veta, 10 mijë apo 100 mijë veta kjo është pjesë e strukturave të partisë, unë si individ. Unë do ta bëjë punën si kryetare partie, do dal qytet më qytet, fshat më fshat, shkollë më shkollë, rrugë më rrugë, pallat më pallat për të sensibilizuar njerëzit. Sot ai iu merr pallatin për të bërë milionat dhe për të pastruar paratë e drogës, nesër ky njeri ka për tiu marrë shtëpitë. I kanë harruar banorët e Njësisë 1 sesi ua shembi shtëpitë atje buzë Lanës dhe sot e kësaj dite i ka lënë atje buzë rrugës. Por ishin të përçarë sepse atë taktikë ka ndjekur Edi Rama. Edi Rama këtë ka bërë, përça dhe sundo. Prish shtëpinë e Monikës sot dhe Ola tha nuk ka gjë se do prishet shtëpia e Monikës dhe do bëhet rrugë para shtëpisë sime. Nesër prishte shtëpinë e Olës, sepse Monika tha Ola nuk u ngrit të më mbronte mua, pse të dal unë të mbroj Olën. Po të shkoni ju te ish-Materniteti do të shikoni sesi janë shembur shtëpitë që kanë qenë nga 80 vjet shtëpi të vjetra dhe sot ende nuk i kanë marrë shtëpitë e tyre.  Sesi ka  shtëpi që janë nga 100 vjeçare, shtëpi fshatrash dhe nuk u japin tapinë e tokës sepse kanë planet e tyre të zhvillimit urbanistik, për pastrimin  e parave të drogës.

Fuqizimi i strukturave të LSI-së, është në funksion të këtij aksioni?

Sigurisht që në funksion të kësaj. LSI pas 8 vjetësh kaloi një proces reflektimi dhe rifreskimi të strukturave të saj, kaloi dhe një moment katarsis që për hir së të vërtetës e kishte të nevojshme sepse të mos harrojmë në 8 vjet pushtet kishte  grupe të caktuara interesi njerëzish  të cilët për hir të së vërtetës ishin pjesë e LSI dhe sot i kemi drejtorë të Rilindjes që janë në pozicione shumë të qëndrueshme kur nga ana tjetër këta kanë qenë edhe persona që me thënë të drejtën ka qenë vetë qeveria  dhe kabineti i z.Rama që kanë mbushur gjithë ambasadat me dosje në sqetull duke falsifikuar ose duke manipuluar opinionin. Sot gjërat janë shumë të qarta, sepse për hir të së vërtetës Shqipërinë me drogë nuk e mbushi LSI-a. Dëgjuam për Haki drogën që bëri historinë me Sajmir Tahirin me dosjen e famshme të Habilajve, për tonelatat e drogës që kalonin nga Shqipëria. Sot Haki Çakon e kemi aty ku kemi bërtitur për radarët që fikeshin enkas për të kaluar gomonet apo skafet me tonelatat e drogës drejt Italisë apo drejt vendeve të tjera të BE-së. Secili nga ne do të bëjë atë proces sensibilizimi, jo vetëm të vetes së tij, por edhe gjithë rrethit të tij shoqëror. Mund t’ju them se si parti politike ne do të riorganizojmë strukturat tona. Le të mos harrojmë se kemi një problem tjetër akoma më ët madh me fëmijët tanë në shkolla, ku kemi disa jeniçerë të Edi Ramës, të cilët janë kthyer në kanibalë dhe në dhunues psikologjikë të të rinjve, sepse i kërcënojnë me mosvazhdimin e studimeve të larta, me uljen e mesatares apo edhe me mosfutjen në provime në rast se një i ri konstatohet se është i angazhuar me njërën apo tjetrën forcë politike që nuk është ajo e Kryeministrit. Ashtu sikurse është skandali i skandaleve, formulari i famshëm. Apo kur nxënësit që nuk ishin dakord me vendimet e qeverisë, etiketoheshin si kandidatë për ekstremistë terroristë. E gjitha kjo për të krijuar një lloj tensioni, një lloj frike apo një lloj uzurpimi shpirtëror për rininë shqiptare. Nga ana tjetër, dorëzimi i kartave të identitetit. A e dini ju që të gjithë mjekët shqiptarë janë të detyruar që të bëjnë një numër të caktuar check-up, sepse në të kundërt gjobiten nga Ministria e Shëndetësisë? Check-Up-in duhet ta bëjë privati, ç’punë ka mjeku? Përse duhet të gjobitet mjeku nëse një qytetar nuk shkon ta bëjë këtë shërbim tek oligarku? Pra, ka ndodhur një grabitje, një uzurpim, një rrëmbim i gjithë jetës politike, ekonomike dhe shoqërore që tani ne nuk kemi më zgjedhje tjetër. Dhe çfarë do marrë opozita? Zinxhirët e skllavërisë, sepse gojën s’ma mbyll dot Edi Rama. Vetëm me plumb mund të ma mbyllë gojën mua Edi Rama. Dhe unë sa të kem mundësi do flas. Jo vetëm nëpër ekrane, por kudo që të më jepet mundësia, sepse makutëria dhe psikopatia e tij ka kaluar kufijtë e çdo elementi. Në çdo vend të botës kush bëhet kryeministër apo ministër i futet testit mjekësor dhe të drogës, pra kanë një kartelë mjekësore mbrapa. Vetëm në Shqipëri nuk ndodh kjo. Por, mesa duket Shqipërinë e kanë përdorur gjithmonë për një vend eksperimental për të cilin edhe këtë eksperiment duhet ta kalonim që të kishim një kryeministër të çmendur dhe të lidhur kaq ngushtë me krimin e organizuar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura