Ligji për mbrojtjen e kafshëve, Veliaj firmos peticionin: Bashkë për banorët më specialë të qytetit

Oct 12, 2017 | 19:55
SHPËRNDAJE

Në mbarë vendin ka nisur nënshkrimi i një peticioni që synon propozimin e ligjit për mbrojtjen e kafshëve nga dhuna dhe braktisja. Kësaj nisme i është bashkuar dje edhe Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, i cili përmes një postimi në Facebook, u ka bërë thirrje qytetarëve që të bëhen bashkë për nënshkrimin e këtij peticioni në mbrojtje të kafshëve.

22500664_10212567163127577_1247215515_n

“Të gjithë bashkë në mbrojtje të banorëve më specialë të qytetit! Dje nënshkrova peticionin dhe iu bashkova 10150 qytetarëve, të cilët janë angazhuar për miratimin e një ligji në mbrojtje të kafshëve. Jam i sigurt se mund të bëhemi më shumë! Ju e keni nënshkruar peticionin?!#1Ligj4Putra”, shkruan Veliaj.

22447620_10212567164567613_1940332795_n

Projektligji i propozuar parashikon dënim me burg për dhunuesit si dhe gjobe ndaj atyre që i braktisin kafshët. Bashkia e Tiranës ka ndërmarrë një sërë nismash ndërgjegjësimi, por dhe për trajtimin e qenve endacakë, sikurse është vaksinimi dhe matrikulimi i tyre. Prej shkurtit të vitit 2016, ka nisur funksionimi edhe i klinikës veterinare të bashkisë në zonën e Kombinatit, ku bëhet trajtimi i kafshëve nga specialistët.

22472689_10212567166127652_1938382209_n

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura