Ligji për Bashkëqeverisjen/ Shehi: Njësoj si Komiteti i Partisë, nuk na duhet! Ne kemi prokurori dhe Kontroll të Lartë të Shtetit

Oct 27, 2021 | 11:26
SHPËRNDAJE

Në mbledhjen e ditës së sotme në Komisionin e Ekonomisë, u diskutua projektligji për “Agjencinë për Dialog dhe Bashkëqeverisje”, i propozuar nga ministrja Elisa Spiropali, i cili sipas saj do të jetë një mjet kontrolli në dorën e qytetarëve ndaj funksionarëve publikë.

dash shei

Ky projektligj hasi në oponencën e deputetëve të opozitës, ku kreu i LZhK, Dashamir Shehi e cilësoi si të panevojshëm dhe të ngjashëm me Komitetin e Partisë që kontrollonte Komitetin Ekzekutiv. Sipas tij ne kemi prokurori, Kontroll të Lartë të Shtetit, si dhe çdo ministri ka linjat e kontrollit për marrjen e procedurave disiplinore ndaj funksionarëve publikë që abuzojnë me detyrën

“Unë gjykoj se kjo që po bëni ju është e panevojshme. Kush ka punuar brenda administratës shtetërore e kupton se çdo të thotë brenda administratës një institucuon që ruan këtë drejtorin kërtu. Shteti shqiptar ndoshta është si një makinë e vjetër dhe ndoshta që nuk funksionon në rregull, por që i ka të gjitha pjesët, rrotat, timonin. Ç’a doni ju me i shto një gomë mbi këto të katërta. Nuk ka nevojë absolutisht asnjë lloj nevoje për këtë. Shteti shqiptar i ka të gjitha, ka kryeministër, ka parlament ka ministri. Kemi Kontrollin e Lartë të Shtetit, kemi prokurori, çdo ministri ka linjë të vetën kontrolli, pse do fusim një mekanizëm që është një sajesë dhe nuk ekziston në asnjë vend të botës. Ky është përqëndrimi në një dorë.

Ne vijmë këtu nga një eksperiencë monopartiake e vjetër, këto janë element të asaj kohe. Ç’është kjo? Kjo është Komiteti i Partisë që vëzhgonte Komitetin Ekzekutiv. Komiteti Ekzekutiv ishte për të punuar kurse Komiteti i Partisë ishte për ta kontrolluar nga sipër, e ke bërë mirë s’e ke bërë mirë. Kryeministri i ka në dorë të gjitha mundësit për të kontrolluar. Do ta zgjerojë dhe ta specializojë , të zgjerojë këë agjenci që ka dhe jo të krijojmë me ligj agjenci mbi agjenci.

A e di çfarë do ndodhë? Do korruptohen këto. Ai nënpunësi aty poshtë që edhe ndoshta ka thyer ligjin, për a mbyllur do ta delegojë tek këto. Kështu do të ndodhë vazhdimisht, kështu janë historitë në administratën publike shqiptare. Po vendose një grup të kontrollojë një grup tjetër nuk ndodh pastrami, ndodh e kundërta”, tha Shehi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura