Ligji për barnat, LSI kundër ndryshimeve të qeverisë: Mos nxitohemi

Oct 6, 2015 | 10:32
SHPËRNDAJE

Debate në komisionin parlamentar të Shëndetësisë. Edhe LSI duket se është kundër ndryshimeve në ligjin për barnat. Ka qenë deputeti i kësaj force politike në komision, Petrit Vasili i cili ka shprehur pakënaqësi me atë që ai e ka quajtur nxitim për të ndryshuar ligjin.

komision_faqe_7

“Të mos nxitohemi, ndryshimi kërkon kohë të gjatë. Ne kemi mbajtur qëndrime me shtete, jo me kritere. Nuk mund të jemi selektiv. Ndryshimi i nenit, shton gamën e barnave që hyjnë në vend”, tha Vasili.

Sakaq, Partia Demokratike ka akuzuar kryeministrin Rama dhe ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqajn se po kërkojnë që të miratojnë një ligj për barnat, që mbron aktivitetet kriminale.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura