Ligji për abortin/ Protestuesit në Poloni bllokojnë rrugët

Oct 26, 2020 | 23:38
SHPËRNDAJE

Mijëra njerëz i bllokuan rrugët në Poloni, për të pestën ditë radhazi, për të kundërshtuar ndalimin pothuajse të plotë të abortit.

458699e1-3733-4afd-8890-f093360f4296_w1023_r1_s

Në kryeqytetin e Varshavës, protestuesit i bllokuan kryqëzimet kryesore, duke i ndaluar makinat dhe tramvajet për rreth një orë.

Disa prej tyre mbanin pankarta me mbishkrimin: “Unë do të doja ta abortoja qeverinë time”.

Protestat konsiderohen të pazakonta në një vend ku Kisha Katolike Romake ka ndikim të madh.

Ato pasojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Polonisë, javën e kaluar, për ta shpallur anti-kushtetues abortin nëse fetusi është i deformuar.

Me këtë vendim, aborti në Poloni mbetet ligjor vetëm në rastet e përdhunimit ose incestit, ose për të mbrojtur jetën e nënës.

Të hënën, protestat u zhvilluan në rreth 50 qytete të Polonisë.

Një ditë më herët, protestuesit i ndërprenë shërbimet kishtare dhe shkruan mbishkrime në muret e kishave të Varshavës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura