Miratohet ligji i vetingut, opozita bojkoton votimin. Ja propozimet e PD

Aug 23, 2016 | 15:12
SHPËRNDAJE

Êshtë miratuar me shumicë votash nga mazhoranca në komisionin e posaçëm të reformës në drejtësi ligji i vetingut, që do bëjë kontrollin e gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Komision-reforma-ne-drejtesi-655x356

Opozita ishte e pranishme në mbledhje por nuk mori pjesë në votim.

Komisioni miratoi në parim draftin e paraqitur nga EURALIUS për rivlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Pandeli Majko tha se në mbledhje pati debate dhe nervozizëm.

Pati nervozizëm sepse po vazhdohet me mbulimin e interesave në aneksin kushtetues. Kemi pranuar të gjithë që në procesin e vettingut të jenë palë edhe ndërkomëbëtaret. Sot opozita insistoi për disa ndryshime të cilat do ti bëjë vetë publike. Opozita qendroi gjatë gjithë mbledhjes por nuk mori pjesë në votim. Ligji i vettingut u kalua me shumicë votash (mazhoranca)”.

Oerd Bylykbashi, tha per mediat se ky projektligj derivon rëndë nga Kushtetuta e miratur në 22 Korrik të 2016. Sipas tij  projektiligji i miratuar sot është antikushtetues.

“Parlamenti i Shqipërisë, komisioni ad’hoc kishte një projektligj ku opinioni i PD tregonte problemet kushtetuese. Por nuk u miratuan sugjerimet e ngritura nga ne. Ajo që është po aq e rëndë është se pd edhe pse propozoi një numër të madh amendamentesh për një pjesë të ligjit,  u hodhën poshtë pas asnjë lloj argumenti. Amendamentet e propozuara kishin qëllim që ky projektligj kaq i rëndësishëm të kthehej në binarët e kushtetuës dhe ndryshimeve të miratura në 22 Korrik. Pa ardhur në këto binarë ky projektligj është antikushtetues. Ne kemi shprehur votën tonë kundër për një seri nenesh. Ky ligj dervion rëndë nga Kushtetuta e miratuar në 22 Korrik”.

“Do të marrim hapa të tjerë lëgjislativë dhe kushtetues për të garantuar që ligji i vettingut të mos shmanget nga vullneti konsensual i 22 korrikut”, vijoi ai.

Ligji i Vettingut, zbulohen propozimet e PD-së për gjyqtarët e prokurorët

Komisioni i Posaçëm i Reformës në Drejtësi u mblodh sot për të diskutuar projektligjin e “rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve”, i njohur ndryshe si projektligji i “Vetingut”.

Oerd Bylykbashi
Oerd Bylykbashi

Mbledhja ishte parashikuar të zhvillohej të hënën, por me kërkesë të demokratëve është shtyrë për ditën e sotme.

Njëkohësisht, po sot pasdite është njoftuar mbledhja e Konferencës së Kryetarëve, e cila do të vendosë për thirrjen e seancës së radhës plenare, në të cilën pritet të votohen projektligjet e paketës së Reformës në Drejtësi.

P R O J E K T L I G J

______/2016

PËR

RIVLERËSIMIN KALIMTAR  TË FUNKSIONARËVE TË SISTEMIT TË DREJTËSISË NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË

Në mbështetje të neneve 6, 81, 83 pika 1, dhe 179/b paragrafi 10 i Kushtetutës, me propozimin e  një grupi deputetësh, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë

VENDOSI:

KREU I

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1

Qëllimi

Qëllimi i këtij ligji është identifikimi i funksionarëve të sistemit të drejtësisë që janë të përshtatshëm për të vazhduar ushtrimin e detyrës së tyre publike, nëpërmjet realizimit të procesit të rivlerësimit kalimtar të tyre, sipas parashikimeve të nenit 179/b të Kushtetutës, me synim garantimin e funksionimit të shtetit të së drejtës, pavarësisë së sistemit të drejtësisë, si dhe rikthimit të besimi të publikut tek institucionet e këtij sistemi.

Neni 2

Objekti i ligjit

Ligji ka për objekt përcaktimin e rregullave lidhur me:

  1. a) mënyrën e organizimit dhe funksionimit të organeve që realizojnë procesin e rivlerësimit kalimtar;
  2. b) procesin e realizimit të vlerësimit të pasurisë, kontrollit të figurës dhe vlerësimit të aftësive profesionale të subjekteve të rivlerësimit;
  3. c) metodologjinë, procedurat dhe standardet e rivlerësimit;

ç) garantimin e të drejtës për proces të rregullt ligjor të subjeteve të rivlerësimit, për të siguruar mbrojtjen e atyre zyrtarëve që janë të përshtatshëm për të vazhduar ushtrimin e funksionit;

  1. d) aksesin e plotë të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit në monitorimin dhe mbikëqyrjen e të gjithë procesit të rivlerësimit.
  2. dh) rolin e organeve shtetërore, si dhe personave juridikë apo fizikë, në dhënien e informacioneve, të dhënave apo akteve, që ndikojnë në procesin e rivlerësimit, si dhe bashkëpunimin e tyre me organet e rivlerësimit.

Neni 3

Përkufizime

Për qëllimet e këtij ligji, termat e mëposhtëm kanë këto kuptime:

  1. “Ditë” nënkupton ditët kalendarike që llogariten sipas rregullave të përcaktuara në nenin 56 të ligjit nr. 44/2015 “Kodit të Procedurave Administrative i Republikës së Shqipërisë”.
  2. “Dokument ligjor” është:
  3. a) çdo dokument zyrtar i përgatitur nga subjekti i rivlerësimit gjatë ushtrimit të detyrës profesionale, ku përfshihen vendimet, raportet/relacionet, kërkesat për gjykimin e ҁështjeve penale, mendimet apo opinionet ligjore, si dhe akte të tjera që provojnë aftësitë e tij profesionale.
  4. b) çdo dokument zyrtar apo akt tjetër shkresor që plotëson elementët formalë të provës sipas Kodit të Procedurës Civile, që provon ligjshmërinë apo paligjshmërinë e pasurisë së subjektit të rivlerësimit, apo që provon pronësinë ose përdorimin e një pasurie prej tij.
  5. c) çdo dokument zyrtar që provon cilësinë e një individi si person të përfshirë në krimin e organizuar.

ç) çdo dokument tjetër zyrtar që shërben për të arritur konkluzionet e nevojshme mbi aspekte të caktuara të procesit të rivlerësimit.

  1. “Funksione politike në administratën publike” përfshijnë funksionet e kryetarit të Kuvendit; deputetit; kryeministrit; zëvendëskryeministrit; ministrit; zëvendësministrit; kryetarit të bashkisë apo qarkut; këshilltarit bashkiak apo anëtarit të këshillit të qarkut; funksionarit politik të emëruar nga Kuvendi ose Këshilli i Ministrave; drejtuesit, anëtarit dhe kryetarit të organeve apo institucioneve në varësi të Këshillit të Ministrave, Kryeministrit apo një ministri; si dhe nëpunësit pjesë e kabinetit të zyrtarëve të përmendur më lart që kanë kryer për të paktën 4 vjet një nga detyrat e përcaktuara në shkronjën “ç”, të pikës 1 të nenit 4 të ligjit nr. 152/2013 ““Për nëpunësin civil”, i ndryshuar” dhe nuk kanë ruajtur gjatë asaj periudhe statusin e gjyqtarit apo prokurorit sipas legjislacionit në fuqi.
  2. “ILDKPKI” është Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave;
  3. “KPK” është Komisioni i Pavarur i Kualifikimit i parashikuar në Nenin 179/b, paragrafi 5, i Kushtetutës.
  4. “Kontakt i papërshtatshëm” është ҁdo formë kontakti fizik apo jo, me dashje dhe jo rastësore, që përfshin, por pa u kufizuar, takimet ose biseda dhe komunikime elektronike, dhe që nuk përputhen me natyrën e ushtrimit të rregullt të detyrës nga subjekti i rivlerësimit, pavarësisht nëse ka ndikuar apo jo në ushtrimin e saj.
  5. “Pasuri” është ҁdo e drejtë reale në formën e pronësisë, përdorimit dhe posedimit mbi sendet që përcaktohen në nenin 4 të ligjit nr. 9049, datë 10.4.2003 “Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publikë”, i ndryshuar, si dhe ҁdo interes privat i subjektit të rivlerësimit që deklarohet sipas nenit 4 të të njëjtit ligj;
  6. “Pasuri e ligjishme” është ҁdo e ardhur e ligjshme, si dhe ҁdo pasuri tjetër, e fituar me mjete të ligjshme dhe për të cilën ligji në fuqi nuk ka patur ndalesë për subjektin e rivlerësimit të fitojë pronësinë, përdorimin apo posedimin.
  7. “Person i lidhur” është rrethi i personave që kanë marrëdhënie vetjake jo pasurore me subjektin e rivlerësimit, Komisionerin, gjyqtarin dhe Komisionerin Publik, ku përfshihen bashkëshorti/ja, bashkëjetuesi/ja, fëmijët në moshë madhore, si dhe ҁdo person tjetër i përbërjes familjare të këtyre funksionarëve.
  8. “Persona të tjerë të lidhur” është rrethi i personave që kanë marrëdhënie pasurore apo vetjake jo pasurore me subjektin e rivlerësimit, Komisionerin, gjyqtarin dhe Komisionerin Publik, ku përfshihen bashkëshortët e fëmijëve në moshë madhore, vëllezërit dhe motrat dhe bashkëshortët e tyre, personat me miqësi të njohur me zyrtarin, një zyrtar apo person tjetër me lidhje varësie, qoftë edhe të tërthortë, për shkak të funksionit publik me zyrtarin në fjalë, si dhe cdo person fizik apo juridik me të cilin zyrtari ka pasur ose ka marrëdhënie interesi të çfarëdo lloji.
  9. “Person i përfshirë në krimin e organizuar” është çdo person që është dënuar apo proceduar penalisht, brenda apo jashtë Shqipërisë, për një nga veprat e parashikuara në paragrafin 1 të nenit 3 të ligjit nr. 10192, datë 3.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar dhe trafikimit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, i ndryshuar, me përjashtim të rastit kur është deklaruar i pafajshëm me vendim gjyqësor të formës së prerë. Personi konsiderohet i përfshirë në krimin e organizuar edhe kur: a) procedimi penal i filluar ndaj personit pushohet nga organi procedues për shkak të pamjaftueshmërisë së provave, të vdekjes së personit, apo se personi nuk mund të merret si i pandehur dhe nuk mund të dënohet; b) personi deklarohet i pafajshëm penalisht për shkak të pamjaftueshmërisë së provave, apo se vepra penale është kryer nga një person, që nuk mund të akuzohet ose dënohet.
  10. “Pozicion drejtues në një parti politike”, përfshin antarësinë në një nga organet drejtuese, në nivel qendror apo lokal, të një partie politike.
  11. “Të ardhura të ligjshme” janë të ardhurat e deklaruara dhe për të cilat janë paguar detyrimet tatimore, të fituara nga një burim i ligjshëm dhe jo i ndaluar i subjektit të rivlerësimit dhe personave të lidhur të tij, të përcaktuara në nenin 4 të ligjit nr. 8438, datë 28.12.1998, “Për tatimin mbi të ardhurat”, si dhe cdo e ardhur e njëjtë me to e krijuar nga një burim jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë.
  12. “Trust” është një marrëveshje mirëbesimi, ku pronësia mbahet nga i mirëbesuari për llogari të përfituesit sipas nenit 2, paragrafi 19, i ligjit nr. 9917, datë 19.05.2008 “Për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit”, si dhe nga legjislacioni ndërkombëtar.
  13. “Vëzhgues ndërkombëtarë” janë personat e emëruar nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit dhe të njoftuar, në përputhje me nenin B të Aneksit të Kushtetutës.

Neni 4

Subjektet e rivlerësimit

  1. Subjekte që i nënshtrohen procesit të detyrueshëm të rivlerësimit, janë:
  2. a) gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese;
  3. b) Prokurori i Përgjithshëm;
  4. c) gjyqtarët e Gjykatës së Lartë dhe prokurorët në Prokurorinë e Përgjithshme;

ç) gjyqtarët dhe prokurorët e shkallës së parë dhe të apelit;

  1. d) Kryeinspektori dhe inspektorët e Këshillit të Lartë të Drejtësisë;
  2. dh) këshilltarët ligjorë pranë Gjykatës Kushtetuese apo Gjykatës së Lartë, si dhe ndihmësit ligjorë pranë Prokurorisë të Përgjithshme apo gjykatave administrative.
  3. Procesit të detyrueshëm të rivlerësimit i nënshtrohen të gjithë subjektet e përcaktuara në paragrafin 1 të këtij neni, pavarësisht nëse janë transferuar përkohësisht në një detyrë tjetër shtetërore, apo janë me leje të përkohshme sipas ligjit.
  4. Subjekti i rivlerësimit të detyrueshëm përjashtohet menjëherë nga procesi i rivlerësimit kur humbet funksionin për shkak shkarkimi nga detyra me vendim përfundimtar apo për shkak dorëheqje.
  5. Subjekte që mund t’i nënshtrohen procesit vullnetar të rivlerësimit, janë:
  6. a) ish gjyqtarë apo ish prokurorë, që kanë ushtruar këtë funksion për të paktën tre vjet;
  7. b) ish këshilltarë ligjorë të Gjykatës Kushtetuese apo të Gjykatës së Lartë, të cilët kanë punuar në këto pozicione të paktën tre vjet.
  8. Kërkesat për t’iu nënshtruar procesit vullnetar të rivlerësimit mund të paraqiten vetëm pas 2 viteve nga hyrja në fuqi e këtij ligji. Këto kërkesa merren në shqyrtim, sipas rradhës së paraqitjes së tyre dhe në numër të barabratë me vendet vakante në sistem, vetëm nëse:
  9. a) Këshilli i Lartë Gjyqësor apo Këshilli i Lartë i Prokurorisë konfirmon ekzistencën e më shumë se 10 përqind të vendeve vakante për gjyqtarë apo prokurorë;
  10. b) vendet vakante sipas shkronjës “a” të këtij paragrafi nuk mund të plotësohen për të paktën edhe 1 vit, me kandidatë që përfundojnë Shkollën e Magjistraturës, apo nga subjekte të tjera që i nënshtrohen procesit të detyrueshëm të rivlerësimit;
  11. c) subjekti që kërkon t’i nënshtrohet procesit vullnetar të rivlerësimit përmbush kriteret kushtetuese dhe ligjore për t’u emëruar gjyqtar ose prokuror në Republikën e Shqipërisë; si dhe

ҁ) subjekti, që kërkon t’i nënshtrohet procesit vullnetar të rivlerësimit, në periudhën 29.11.1944 – 02.07.1991 të mos ketë qenë anëtar ose kandidat i Byrosë Politike, anëtar i Komitetit Qendror të Partisë së Punës të Shqipërisë, anëtar i Presidiumit të Kuvendit Popullor, kryetar i Gjykatës së Lartë, Prokuror i Përgjithshëm, kryetar i Hetuesisë së Përgjithshme, anëtar i Këshillit të Ministrave, kryetar i Degëve të Punëve të Brendshme, punonjës i organeve të ish-Sigurimit të Shtetit, bashkëpunëtor i ish-Sigurimit të Shtetit apo i favorizuar, anëtar i Komisionit Qendror të Dëbim-Internimeve, hetues, prokuror, gjyqtar në procese politike, denoncues apo dëshmitar i akuzës në proceset politike të posaҁme.

  1. Nëse subjekti i rivlerësimit e përfundon me sukses, me vendim të formës së prerë, procesin e rivlerësimit, ai nuk është më subjekt i këtij ligji. Pas përfundimit të këtij procesi, përgjegjësia e tij ligjore dhe disiplinore, për rastet e parashikuara nga Kushtetuta dhe ligji, i nënshtrohet sistemit të përhershëm të llogaridhënies, sipas rregullave të përgjithshme të parashikuara në Kushtetutë dhe në ligjin që rregullon statusin e tyre.

Neni 5

Objekti i rivlerësimit

  1. Procesi i rivlerësimit përfshin kontrollin administrativ të tre kritereve:
  2. a) Ligjshmërisë së pasurisë;
  3. b) Pastërtisë etiko-morale të figurës; dhe
  4. c) Aftësive profesionale.
  5. Vlerësimi i ligjshmërisë së pasurisë ka për objekt kontrollin nëse subjekti i rivlerësimit apo personi i lidhur me të, zotëron në pronësi, përdorim apo posedim pasuri më të madhe nga ajo që mund të justifikohet ligjërisht, ose nëse ka refuzuar deklarimin, ka fshehur ose deklaruar në mënyrë të rreme pasurinë.
  6. Vlerësimi i pastërtisë etiko-morale të figurës ka për objekt kontrollin mbi ekzistencën e kontakteve të papërshtatshme të subjetit të rivlerësimit me persona të përfshirë në krimin e organizuar.
  7. Vlerësimi profesional ka për objekt kontrollin e:
  8. a) Aftësive profesionale, në drejtim të njohurive ligjore dhe të arsyetimit ligjor, që maten në bazë të vlerësimit të cështjeve të shqyrtuara prej tyre. Në këtë rast përdoren si tregues aftësinë e përgjithshme për të interpretuar ligjin, për të identifikuar konfliktin e normave, për të përdorur parimet e përgjithshme të teorisë të së drejtës, për të analizuar jurisprudencën, qartësinë dhe strukturën koherente dhe të mirëorganizuar të akteve, si dhe cilësitë e analizës dhe e argumentimit logjik.
  9. b) Aftësive organizative, në drejtim të aftësisë për të përballuar ngarkesën e punës e për të kryer procedurat gjyqësore apo hetimore dhe aftësinë për të administruar, sipas funsionit, dosjet gjyqësore, dosjet hetimore dosjet e procedimeve administrative.
  10. c) Aftësive etike dhe angazhimit ndaj vlerave të gjyqësorit, në drejtim të përkushtimit dhe përgjegjshmërisë në detyrë.

ç) Aftësive njerëzore dhe angazhimit profesional, në drejtim të aftësisë së komunikimit, aftësisë për të bashkëpunuar me kolegët dhe gatishmërisë për t’u angazhuar në aktivitete profesionale.

  1. Subjekti i rivlerësimit i nënshtrohet kontrollit të njëkohshëm për të tre kriteret e parashikuara në paragrafin 1 të këtij neni dhe në përfundim të shqyrtimit administrativ organi i rivlerësimit merr vendim bazuar në një ose disa prej kritereve, ose bazuar në vlerësimin tërësor të të tre kritereve të rivlerësimit.

Neni 6

Periudha e rivlerësimit

  1. Vlerësimi i ligjshmërisë së pasurisë shtrihet për një periudhë në të shkuarën të pakufizuar në kohë dhe deri në ditën e dorëzimit të deklaratës së detajuar sipas këtij ligji të pasurisë së subjektit të rivlerësimit.
  2. Vlerësimi i pastërtisë etiko-morale të figurës shtrihet për periudhën nga data 1 Janar 2012 dhe deri në ditën e dorëzimit sipas këtij ligji të deklaratës së detajuar për figurën të subjektit të rivlerësimit.
  3. Vlerësimi profesional shtrihet vetëm për cështjet e trajtuara nga subjekti i rivlerësimit për periudhën 1 Janar 2006 deri në datën 21 Korrik 2016 dhe që janë zgjidhur në mënyrë përfundimtare në sistemin gjyqësor shqiptar. Për të gjitha cështjet e trajtuara pas kësaj date apo që janë ende në shqyrtim nga sistemi gjyqësor shqiptar, vlerësimi profesional bëhet sipas rregullave të përgjithshme të përgjegjshmërisë të parashikuara nga Kushtetuta dhe ligji.
  4. Si rregull, vlerësimi profesional përfshin cështjet e trajtuara nga subjekti i rivlerësimit në 3 vitet e fundit të periudhës së rivlerësimit sipas paragrafit 3 të këtij neni. Përjashtimisht në rastet e parashikuara në këtë ligj, vlerësimi profesional shtrihet edhe në cështjet e trajtuara përpara 3 viteve të fundit të periudhës së rivlerësimit, por në cdo rast jo më parë se data 1 Janar 2006. Në rast se subjekti i rivlerësimit ka më pak se 3 vite në funksion, periudha e rivlerësimit konsiderohet e gjithë koha gjatë ushtrimit të detyrës.

Neni 7

Parimet e përgjithshme të procesit të rivlerësimit

  1. Organet e rivlerësimit i ushtrojnë kompetencat e tyre, bazuar në parimin e:
  2. a) ligjshmërisë dhe procesit të rregullt ligjor;
  3. b) barazisë përpara ligjit, proporcionalitetit, dhe respektimit të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut;
  4. c) objektivitetit, profesionalizimit dhe eficencës;

ç) llogaridhënies, integritetit dhe transparencës;

  1. d) rritjes së besimit të publikut tek sistemi i drejtësisë;
  2. dh) meritokracisë, pavarësisë dhe paanshmërisë; si dhe
  3. e) konfidencialitetit për rastet e parashikuara me ligj.
  4. Procesi i rivlerësimit kryhet pa vonesë dhe sa më me efikasitet që të jetë e mundur, duke garantuar në të njëjtën kohë respektimin e të drejtave dhe lirive themelore për aq sa janë të zbatueshme në kuadër të rivlerësimit, procesit të rregullt ligjor, parimit të proporcionalitetit dhe të drejtës së ankimit.
  5. Procesi i detyrueshëm i rivlerësimit bëhet sipas radhës prioritare dhe rëndësisë së funksionit që mban subjekti i rivlerësuar, sipas përcaktimeve të bëra në këtë ligj. Çdokush ka të drejtë të kërkojë rivlerësimin e tij përpara radhës së përcaktuar dhe kjo kërkesë shqyrtohet në kohën më të shpejtë të mundshme.
  6. Procesi i rivlerësimit është i përkohshëm dhe ka për qëllim vetëm verifikimin dhe identifikimin e funksionarëve të sistemit të drejtësisë që janë të papërshtatshëm për ushtrimin e funksionit të tyre.

Neni 8

Kufizimi i të drejtave

  1. Të drejtat e parashikuara në nenin A të Aneksit të Kushtetutës, kufizohen pjesërisht dhe rast pas rasti, vetëm në masën e nevojshme për realizimin e procesit të rivlerësimit dhe në përpjestim të drejtë me gjendjen që e dikton.
  2. Organet e rivlerësimit kanë të drejtë të kontrollojnë të dhënat personale të subjekeve të rivlerësimit, në përputhje me legjislacionin në fuqi, vetëm në masën që i mundësojnë përmbushjen e detyrave në kuadër të procesit të rivlerësimit. Këto të dhëna mblidhen, përdoren dhe mund të bëhen publike, edhe pa pëlqimin e subjektit të rivlerësimit, vetëm për aq sa janë të lidhura më kriteret e vlerësimit dhe shërbejnë për arritjen e konkluzioneve mbi procesin e rivlerësimit. Në këtë rast, organet e rivlerësimit janë të detyruara të ruajnë konfidencialitetin e të dhënave personale, deri në masën që nuk pengojnë transparencën dhe arsyetueshmërinë e vendimit përfundimtar.
  3. Kushdo ka të drejtë të marrë informacion për veprimtarinë e organeve të rivlerësimit, si dhe për dokumentet zyrtare që lidhen me veprimtarinë e subjekteve të rivlerësimit, me përjashtim të rastit kur ka dyshime të arsyshme, të bazuara në prova, që informacioni mund të përdoret për të dëmtuar në mënyrë të rëndë dhe të pariparueshme rezultatet e procesit të rivlerësimit në një cështje individuale, apo mund të dëmtojë në mënyrë të dukshme, të rëndë dhe jo proporcionale të drejtat e subjekteve të rivlerësimit. Në cdo rast, subjekti i rivlerësimit ka të drejtë të njihet me të dhënat e mbledhura rreth tij, me përjashtim të rastit kur ka dyshime të arsyshme, të bazuara në prova, që njohja me të dhënat në atë fazë të procesit mund të dëmtojë në mënyrë të rëndë dhe të pariparueshme rezultatet e procesit të rivlerësimit. Në këtë rast, njohja me të dhënat shtyhet për një moment të dytë, por jo më vonë se fillimi i procedurës së rivlerësimit përpara KPK.
  4. Gjykimi përfundimtar i ankesave individuale të subjekteve të rivlerësimit për shkeljen gjatë procesit të rivlerësimit të të drejtës së tyre kushtetuese për një proces të rregullt ligjor, bëhet nga Kolegji i Apelimit pranë Gjykatës Kushtetuese.
  5. Kufizimet e parashikuara nga ky nen, nuk cenojnë thelbin e të drejtës dhe nuk mund të tejkalon kufizimet e parashikuara nga Konventa Europiane për të Drejtat e Njeriut.

Neni 9

Organet e rivlerësimit

  1. Organet e përfshira në procesin e rivlerësimit janë Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, Kolegji i Apelimit në Gjykatën Kushtetuese dhe Komisionerët Publik.
  2. Procesi i rivlerësimit realizohet nga KPK, një organ administrativ i pavarur, me mandat funksionimi 5 vjecar.
  3. Shqyrtimi i ankimeve ndaj vendimeve të KPK bëhet nga Kolegji i Apelimit, një organ gjyqësor i pavarur, me mandat funksionimi 9 vjecar.
  4. Komisioneri Publik përfaqëson interesin publik dhe ndjek ecurinë e procesit të rivlerësimit të kryer nga KPK. Ai ka të drejtë të paraqesë ankim ndaj vendimit të KPK pranë Kolegjit të Apelimit, në të gjitha rastet kur vlerësohet se vendimi i marrë nga KPK, është i pabazuar në ligj dhe në prova, si dhe cenon interesin publik dhe besimin e publikut për krijimin e një sistemi gjyqësor të pavarur, profesional dhe të cliruar nga korrupsioni.
  5. Organet e rivlerësimit gjatë ushtrimit të kompetencave të tyre janë të detyruara që të bashkëpunojnë dhe mbështesin vëzhguesit ndërkombëtar të emëruar nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit, me qëllim që t’i mundësojnë atyre ushtrimin e të drejtave dhe përgjegjësive të parashikuara në nenin B të Ankesit të Kushtetutës.

Neni 10

Organet ndihmëse

  1. ILDKPKI, Inspektorati i Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe ҁdo institucion tjetër shtetëror që ka të dhëna për kriteret e sistemit të rivlerësimit i jep ndihmë administrative Komisionit sipas rregullave të neneve 71 dhe 73 të ligjit nr. 44/2015 “Kodit të Procedurave Administrative i Republikës së Shqipërisë”. Këto institucione nuk mund ta refuzojnë dhënien e ndihmës në asnjë rast dhe janë të detyruar t’i përgjigjen ҁdo kërkese brenda afateve të caktuara nga Komisioni.
  2. Gjatë veprimtarisë së kryer në kuadër të ndihmës administrative sipas paragrafit 1 të këtij neni, institucionet ndihmëse nuk mund të parashtrojnë mosmarrëveshje për kompetencat.
  3. Institucionet ndihmëse vënë në dispozicion të Komisionit dhe të Kolegjit të Posaҁëm ҁdo informacion të kërkuar, brenda afateve të caktuara dhe duke siguruar akses të drejtpërdrejtë në të dhënat arkivore të tyre.
  4. Shkelja e detyrimit për të ofruar ndihmë administrative sipas rregullave të këtij ligji passjell përgjegjësi disiplinore për funksionarët e organeve ndihmëse.
  5. Organet ndihmëse gjatë ushtrimit të kompetencave të tyre janë të detyruara që të bashkëpunojnë dhe mbështesin vëzhguesit ndërkombëtar të emëruar nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit, me qëllim që t’i mundësojnë atyre ushtrimin e të drejtave dhe përgjegjësive të parashikuara në nenin B të Ankesit të Kushtetutës.

Neni 11

Ligji i zbatueshëm

  1. Dispozitat e këtij ligji plotësohen me parashikimet e ligjit nr. 44/2015 “Kodit të Procedurave Administrative i Republikës së Shqipërisë” dhe ligjit nr. 49/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, i ndryshuar”, me përjashtim të rasteve dhe për aq sa Kushtetuta dhe ky ligj nuk parashikon ndryshe.
  2. KPK gjatë realizimit të procesit të rivlerësimit, kur ky ligj nuk parashikon ndryshe, zbaton dispozitat e ligjit nr. 44/2015 “Kodit të Procedurave Administrative i Republikës së Shqipërisë”.
  3. Kolegji i Apelimit, kur ky ligj nuk parashikon ndryshe, zbaton dispozitat e ligjit nr. 49/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, i ndryshuar”.

KREU II

ORGANET E RIVLERËSIMIT

Seksioni 1

FUNKSIONARËT E ORGANEVE TË RIVLERËSIMIT

Neni 12

Përbërja e organeve të rivlerësimit

  1. KPK përbëhet nga 12 anëtarë. Kolegji i Apelimit përbëhet nga 7 gjyqtarë. Institucioni i Komisionerit Publik përbëhet nga 2 komisionerë.
  2. Pranë KPK dhe Kolegjit të Apelimit, caktohet përkatësisht edhe nga 2 anëtarë apo gjyqtarë zëvendësues.
  3. Procedura e përzgjedhjes së anëtarëve të KPK, gjyqtarëve të Kolegjit të Apelimit dhe Komisionerëve Publikë, garanton kandidimin e hapur, konkurimin e ndershëm midis shumë kandidatëve, vlerësimin objektiv të përmbushjes së kushteve dhe kritereve, transparencën dhe standardet e tjera të procesit të rregullt ligjor.

Neni 13

Kushtet dhe kriteret e zgjedhjes së funksionarëve të organeve të rivlerësimit

  1. Anëtar i KPK, gjyqtar i Kolegjit të Apelimit apo Komisioner Publik, mund të zgjidhet shtetasi shqiptar, që përmbush këto kushte:
  2. a) ka përfunduar ciklin e dytë të studimeve universitare për drejtësi me diplomë të barazvlefshme me “Master i Shkencave”, sipas përcaktimeve të legjislacionit në fuqi për arsimin e lartë.
  3. b) ka përvojë pune jo më pak se 15 vjet si gjyqtar, prokuror, lektor i së drejtës, avokat, noter, jurist i nivelit të lartë në administratën publike, ose në profesione të tjera ligjore që lidhen me sistemin e drejtësisë.
  4. c) nuk ka ushtruar detyrën e gjyqtarit, prokurorit, këshilltarit ligjor në Gjykatën Kushtetuese apo Gjykatën e Lartë, ose ndihmësit ligjor në Prokurorinë e Përgjithshme apo gjykatat administrative, të paktën gjatë dy viteve të fundit përpara momentit të paraqitjes së kërkesës për kandidim.

ç) nuk ka mbajtur funksione politike në administratën publike ose funksione drejtuese në partitë politike të paktën gjatë dhjetë viteve të fundit përpara momentit të paraqitjes së kërkesës për kandidim.

  1. d) dorëzon të nënshkruar një deklaratë me shkrim, sipas formatit të përcaktuar në Aneksin 1 të këtij ligji, me anë të ë cilës autorizon kryerjen e kontrollit vjetor të pasurisë së tij, monitorimin sistematik të llogarive dhe transaksioneve financiare, si dhe kufizimit të posacëm të të drejtës së fshehtësisë së komunikimeve gjatë gjithë kohëzgjatjes së qëndrimit të tyre në detyrë.
  2. Kandidatët për anëtarë të KPK, gjyqtarë të Kolegjit të Apelimit apo Komisionerët Publik, që përmbushin kushtet e zgjedhshmërisë sipas paragrafit 1 të këtij neni, duhet të plotësojnë edhe këto kritere:
  3. a) të mos ndodhet në kushtet e pazgjedhshmërisë në një funksion publik, sipas ligjit nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, i ndryshuar”, si dhe të dorëzojë të nënshkruar Formularin e Vetëdeklarimit në zbatim të atij ligji.
  4. b) të bëjë transparencë të plotë dhe të dokumentuar të të gjitha të ardhurave dhe ligjshmërisë së pasurisë, si dhe të pagimit të të gjitha detyrimeve tatimore, bazuar në dokumentacionin zyrtar të institucioneve shtetërore përgjegjëse, si dhe të dorëzojë të nënshkruar Deklaratën e Pasurisë, sipas Aneksit 2 të këtij ligji.
  5. c) të mos ketë patur kontakte të papërshtatshme me persona të përfshirë në krimin e organizuar, si dhe të dorëzojë të nënshkruar Deklaratën për Kontrollin e Figurës, sipas Aneksit 3 të këtij ligji.

ç) të ketë marrë vlerësim maksimal për aftësitë e tij profesionale, etike dhe integritetin moral, nëse i është nënshtruar vlerësimeve të mëparshme,  sipas legjislacionit në fuqi.

  1. d) ndaj tij të mos jetë marrë masa disiplinore e “shkarkimit nga detyra”, ose ndonjë masë tjetër disiplinore, e cila është ende në fuqi sipas legjislacionit në momentin e kandidimit;
  2. dh) të mos ketë qenë dhe të mos jetë bashkëpunëtor, informator ose agjent i ndonjë shërbimi sekret.
  3. e) në periudhën 29.11.1944 – 02.07.1991 të mos ketë qenë anëtar ose kandidat i Byrosë Politike, anëtar i Komitetit Qendror të Partisë së Punës të Shqipërisë, anëtar i Presidiumit të Kuvendit Popullor, kryetar i Gjykatës së Lartë, Prokuror i Përgjithshëm, kryetar i Hetuesisë së Përgjithshme, anëtar i Këshillit të Ministrave, kryetar i Degëve të Punëve të Brendshme, punonjës i organeve të ish-Sigurimit të Shtetit, bashkëpunëtor i ish-Sigurimit të Shtetit apo i favorizuar, anëtar i Komisionit Qendror të Dëbim-Internimeve, hetues, prokuror, gjyqtar në procese politike, denoncues apo dëshmitar i akuzës në proceset politike të posaҁme.

ë) nuk ka qenë anëtar i Grupit të Ekspertëve të Nivelit të Lartë, sipas listës së miratuar me vendimin nr. 12, datë 02.04.2015 të Komisionit të Posacëm Parlamentar për Reformën në Sistemin e Drejtësië, apo ekspert i propozuar nga grupet parlamentare ose Ministri i Drejtësisë.

  1. f) të mos jetë nëpunës i kabinetit, sipas shkronjës “ç”, të pikës 1 të nenit 4 të ligjit nr. 152/2013 ““Për nëpunësin civil”, i ndryshuar”, të paktën gjatë katër viteve të fundit përpara momentit të paraqitjes së kërkesës për kandidim dhe as të mos ketë mbajtur pozicion drejtues në një parti politike sipas këtij ligji.
  2. g) të ketë patur një ecuri të kënaqshme gjatë kryerjes së arsimit të lartë juridik, me një mesatare notash jo më pak se 8.
  3. gj) të dorëzojë të paktën 5 dokumente ligjore të përgatitur prej tij gjatë veprimarisë profesionale, që provojnë aftësitë e tij profesionale dhe gëzimin e treguesve të lartë cilësor të punës.
  4. h) të mos jetë person i përfshirë në krimin e organizuar sipas këtij ligji.
  5. i) të mos jetë më shumë se 60 vjec.
  6. Përmbushja e kushteve dhe kritereve të përcaktuara në këtë nen, provohet me dokumentacionin shoqërues të kërkesës të depozituara nga kandidati, si dhe informacioneve zyrtare të marra nga institucione të tjera publike, përfshirë edhe informacionet konfidenciale në lidhje me kandidatët.
  7. Nëse pas emërimit vërtetohet se funksionari nuk ka përmbushur ndonjë prej kushteve dhe kritereve të përcaktuara në këtë nen, mandati i tij përfundon menjëherë”

Neni 14

Shpallja e vendeve vakante

  1. Presidenti i Republikës, brenda 7 ditëve nga hyrja në fuqi e këtij ligji apo nga njoftimi i krijimit të një vendi vakant, njofton publikisht në faqen zyrtare të internetit të Presidentit të Republikës, si dhe në dy gazeta me tirazhin më të lartë në vend, fillimin e procedurave për përzgjedhjen e kandidatëve, duke kërkuar paraqitjen e kërkesës individuale, dokumentacionin e nevojshëm për vërtetimin e përmbushjes së kushteve dhe kritereve të përcaktuara në nenin 13 të këtij ligji, si dhe datën, brenda të cilit subjektet e interesuara duhet të paraqesin kërkesën dhe dokumentacionin për t’u përzgjedhur si anëtarë të KPK, gjyqtarë të Kolegjit të Apelimit, ose Komisioner Publik.
  2. Afati për paraqitjen e kërkesës dhe dokumentacionit shoqërues nuk mund të jetë më pak se 15 ditë. Njoftimi i Presidentit të Republikës për fillimin e procedurës së përzgjedhjes duhet të përmbajë edhe listën e standardizuar të dokumentacionit që provon përmbushjen e kushteve dhe kritereve të përcaktuara në nenin 13 të këtij ligji.
  3. Kërkesa dhe dokumentacioni shoqërues i saj duhet të dorëzohet në tre kopje. Ajo duhet të përcaktojë vendin vakand për të cilin aplikon kandidati, dhe duhet të shoqërohet me jetëshkrimin profesional, ku ndër të tjera përfshihet edhe të dhënat e kontaktit, postës elektronike zyrtare dhe adresës postare, si dhe të përmbajë një përshkrim të shkurtër mbi arsyet e kandidimit dhe avantazhet e kandidatit. Nëse kandidati aplikon për më shumë se një vend vakand, kërkesa dhe dokumentacioni shoqërues duhet të dorëzohet vecmas për cdo pozicion.
  4. Kërkesa regjistrohet në regjistrin e protokollit të institucionit të Presidentit të Republikës dhe kandidati pajiset me një dokument që vërteton numrin e aplikimit, datën dhe listën e dokumenteve të paraqitura. Për secilin kandidat krijohet dosja indivuduale e aplikimit, në 3 kopje, për secilin vend vakand.
  5. Brenda 5 ditëve nga regjistrimi i kërkesës, Sekretari i Përgjithshëm i institucionit të Presidentit të Republikës, mund të kërkojë nga kandidati plotësimin e dokumentacionit apo paraqitjen e dokumenteve shtesë për vërtetimin e përmbushjes së kushteve dhe kritereve të përcaktuara në nenin 13 të këtij ligji. Kandidati është i detyruar që të paraqesë dokumentacionin e kërkuar brenda 5 ditëve nga data e njoftimit në postën e tij elektronike zyrtare. Nëse dokumentacioni i kërkuar nuk paraqitet brenda afatit, vlerësimi i kandidatit bëhet me dokumentat dhe informacionet që gjenden në dosjen e tij.
  6. Brenda 5 ditëve nga regjistrimi i kërkesës, Sekretari i Përgjithshëm i institucionit të Presidentit të Republikës, mund të kërkojë nga institucione shtetërore, apo persona juridikë ose fizikë, informacion zyrtar ose dokumentacion lidhur me kandidatin dhe vërtetimin e përmbushjes së kushteve dhe kritereve të përcaktuara në nenin 13 të këtij ligji prej tij. Institucioni shtetërorë, apo personat jurdikë ose fizikë janë të detyruar që të paraqesë informacionin ose dokumentacionin e kërkuar brenda 5 ditëve nga data e njoftimit. Nëse informacioni zyrtar ose dokumentacioni i kërkuar nuk paraqitet brenda afatit, vlerësimi i kandidatit bëhet me dokumentat dhe informacionet që gjenden në dosjen e tij.
  7. Pas përfundimit të afateve të përcaktuara në paragrafët 5 dhe 6 të këtij neni, për të gjithë kandidatët, Sekretari i Përgjithshëm i institucionit të Presidentit të Republikës, i përcjell Presidentit të Republikës dhe Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, të gjitha dosjet individuale të kandidatëve, si dhe publikon listën e plotë të kandidatëve në faqen zyrtare të internetit, të grupuar sipas secilit pozicion. Presidenti i Republikës deklaron menjëherë përfundimin e procesit të aplikimit dhe fillimin e procedurës së verifikimit të përmbushjes së kritereve formale nga kandidatët.”

Neni 15

Verifikimi formal i kandidatëve

  1. Presidenti i Republikës shqyrton kërkesën dhe dokumenacionin shoqërues të dorëzuar nga kandidati, dhe verifikon përmbushjen e kushteve dhe kritereve të përcaktuara në këtë ligj.
  2. Presidenti i Republikës, përveç dokumentacionit të paraqitur nga vetë kandidatët, apo të siguruar sipas procedurës së parashikuar në paragrafin 6 të nenit 14 të këtij ligji, mund të kërkojë të dhëna ose informacione zyrtare nga çdo institucion shtetëror, në lidhje me kandidatët. Institucioni shtetëror është i detyruar që të paraqesë informacionin ose dokumentacionin e kërkuar brenda 3 ditëve nga data e njoftimit. Këto akte bëhen pjesë e dosjes së kandidatit dhe trajtohen në përputhje me legjislacionin në fuqi për mbrojtjen e të dhënave personale. Të dhënat dhe informacionet zyrtare mund t’i vihen në dispozicion kandidatit, mbi bazën e një kërkese të arsyetuar dhe në përputhje me legjislacionin në fuqi për informacionin e klasifikuar. Në rast se përhapja e informacionit apo dokumenteve cenon informacionin e klasifikuar sekret apo sigurinë publike, atëherë Presidenti i Republikës, pasi njihet me to, nuk i përfshin në dosjen individuale të kandidatit dhe është i detyruar të ruajë konfidencialitetin mbi përmbajtjen e tyre.
  3. Presidenti i Republikës, pasi shqyrton dokumentacionin për secilin kandidat, brenda 7 ditëve nga përfundimi i procesit të aplikimit sipas paragrafit 7 të nenit 14 të këtij ligji, harton një raport me shkrim, ku analizohet plotësimi i kushteve dhe kritereve ligjore për secilin prej kandidatëve. Në bazë të analizës së bërë në këtë raport, Presidenti i Republikës dekreton listën me kandidatët të cilët plotësojnë kriteret formale dhe listën me kandidatët të cilët nuk plotësojnë kriteret formale, për secilin pozicion. Raporti dhe dy listat shoqëruese, i dërgohen për njohje Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit.
  4. Nëse Presidenti i Republikës nuk e përfundon procesin e verifikimit formal të kandidatëve, pa shkaqe të arsyshme, brenda 45 ditëve nga hyrja në fuqi e këtij ligji apo krijimit të vendit vakant, që konsiderohet edhe si momenti ku fillon të llogaritet afati i përcaktuar në fjalinë e fundit, të pikës 6, të nenit C, të Aneksit të Kushtetutës, atëherë kompetenca i kalon Avokatit të Popullit.
  5. Presidenti i Republikës, në ushtrimin e funksionit sipas këtij neni, bashkëpunon dhe mbështet Operacionin Ndërkombëtar të Monitorimit, me qëllim që t’i mundësojë atij ushtrimin e të drejtave dhe përgjegjësive për monitorimin dhe mbikëqyrjen e të gjithë procesit.

Neni 16

Dërgimi i akteve Kuvendit

  1. Një Komision i përbërë nga të paktën tre përfaqësues të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit vlerëson kandidatët për përmbushjen e kushteve dhe kritereve të përcaktuara në këtë ligj. Vlerësimi kryhet nëpërmjet verifikimit të dokumentacionit që ndodhet në dosjen individuale të kandidatit të përcjella nga Sekretari i Përgjithshëm i institucionit të Presidentit të Republikës sipas paragrafit 7 të nenit 14 të këtij ligji, si dhe informacioneve zyrtare apo dokumenteve zyrtare që disponohen apo sigurohen prej vetë Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit.
  2. Komisioni njihet edhe me raportin dhe dy listat shoqëruese të dërguara nga Presidenti i Republikës sipas nenit 15 të këtij ligji.
  3. Pas vlerësimit të kandidatëve nëpërmjet shqyrtimit të informacionit sipas paragrafit 1 dhe 2 të këtij neni, Komisioni i Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, jo më vonë se 14 ditëve nga marrja e raportit dhe dy listave shoqëruese sipas nenit 15 të këtij ligji, i përcjell Presidentit të Republikës:
  4. a) rekomandimin e detajuar dhe të arsyetuar me shkrim për secilin kandidat, sipas vlerësimit të bërë për përmbushjen e kushteve dhe kritereve të përcaktuara në nenin 13 të këtij ligj, i cili përfshihet edhe në dosjen individuale të kandidatit;
  5. b) informacionet zyrtare apo dokumentet zyrtare që janë disponuar apo siguruar prej vetë Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit gjatë procesit të vlerësimit.
  6. Informacioni apo dukumentet e përcaktuara në shkronjën “b” të pikës 3 të këtij neni përfshihen në dosjen individuale të kandidatit, për aq sa nuk cenojnë sigurinë e informacionit të klasifikuar sekret. Dokumentet dhe informacionet zyrtare mund t’i vihen në dispozicion kandidatit, mbi bazën e një kërkese të arsyetuar dhe në përputhje me legjislacionin në fuqi për informacionin e klasifikuar. Në rast se përhapja e informacionit apo dokumenteve cenon informacionin e klasifikuar sekret apo sigurinë publike, atëherë Presidenti i Republikës, pasi njihet me to, nuk i përfshin në dosjen individuale të kandidatit dhe është i detyruar të ruajë konfidencialitetin mbi përmbajtjen e tyre. Presidenti, me kërkesë të anëtarëve të Komisionit Ad Hoc të verifikimit të kandiatëve, mund të informojë vetëm ato mbi përmbajtjen e informacionit. Në këtë rast, anëtarët e Komisionit Ad Hoc të verifikimit të kandidatëve janë të detyruar të ruajnë konfidencialitetin mbi përmbajtjen e informacionit.
  7. Presidenti, brenda 5 ditëve nga marrja e rekomandimit të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, ia përcjell atë Kuvendit, së bashku me listat e parashikuara në paragrafin 3 të nenit 15 të këtij ligji, me raportit shoqërues me shkrim, si dhe me dosjet individuale të secilit kandidat. Nëse Presidenti i Republikës nuk e ushtron këtë kompetenca brenda afatit, pa shkaqe të arsyeshme, kjo kompetencë i kalon Avokatit të Popullit.
  8. Listat e përcaktuara në pikën 5 të këtij neni, së bashku me raportin me shkrim dhe rekomandimin e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, publikohen në faqen zyrtare të internetit të Presidentit të Republikës, në përputhje me legjislacionin në fuqi për mbrojtjen e të dhënave personale dhe ruajtjen e informacionit të klasifikuar.
  9. Cdo kandidat ka të drejtë të bëjë ankim, brenda 3 ditëve nga publikimi i listave sipas pikës 6 të këtij neni, pranë Komisionit Parlamentar Ad Hoc të verifikimit të kandidatëve, ku argumenton dhe dokumenton pasaktësinë e mos përfshirjes së tij në listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet dhe kriteret e përcaktuara në këtë ligj. Ankimet administrohen nga Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit, i cili ia përcjell ato secilit prej anëtarëve të Komisionit Parlamentar Ad Hoc të verifikimit të kandidatëve, menjëherë pas emërimit të tyre nga Kuvendi.
  10. Procesi i mëtejshëm i përzgjedhjes dhe emërimit të funksionarëve të organeve të rivlerësimit bëhet nga Kuvendi ose organet e tij, sipas kompetencave të parashikuara në këtë ligj. Kuvendi, ose organet e tij, në ushtrimin e funksioneve sipas këtij ligji, janë të detyruar që të bashkëpunojnë dhe mbështesin Operacionin Ndërkombëtar të Monitorimit, me qëllim që t’i mundësojë atij ushtrimin e të drejtave dhe përgjegjësive për monitorimin dhe mbikëqyrjen e të gjithë procesit.

Neni 17

Verifikimi i kandidatëve nga Komisioni Parlamentar Ad Hoc

  1. Kryetari i Kuvendit brenda ditës që merr në dorëzim dokumentacionin e përcaktuar në paragrafin 5 të nenit 16 të këtij ligji, njofton datën dhe orën e mbledhjes së seancës plenare për krijimin dhe caktimin e përbërjes së Komisionit Ad Hoc të verifikimit të kandidatëve. Në këtë njoftim, Kryetari i Kuvendit i kërkon edhe grupeve parlamentare të shumicës dhe pakicës parlamentare që të dërgojnë deri ditën e nesërme të njoftimit, propozimet e tyre për përbërjen e Komisionit Ad Hoc të verifikimit të kandidatëve.
  2. Kuvendi, brenda 3 ditëve nga momenti i marrjes në dorëzim nga Kryetari i Kuvendit të dokumentacionit të përcaktuar në paragrafin 5 të nenit 16 të këtij ligji, miraton krijimin dhe përbërjen e Komisionit Ad Hoc të verifikimit të kandidatëve, i cili përbëhet nga gjashtë anëtarë, të propozuar tre nga grupet parlamentare të shumicës dhe tre nga grupet parlamentare të pakicës.
  3. Kryetari i Kuvendit, brenda ditës së nesërme nga krijimi i Komisionit Ad Hoc të verifikimit të kandidatëve, i përcjell secilit prej anëtarëve të tij, dokumentacionin e plotë të përcaktuar në paragrafin 5 të nenit 16 të këtij ligji.
  4. Komisioni Ad Hoc i verifikimit të kandidatëve, shqyrton ankimet e ardhura dhe dokumentacionin e plotë të përcaktuar në paragrafin 5 të nenit 16 të këtij ligji. Pas këtij shqyrtimi dhe pas zhvillimit të një seance dëgjimore me kandidatët që kanë paraqitur ankim, brenda 10 ditëve nga data e vendimit të krijimit të tij, Komisioni Ad Hoc i verifikimit të kandidatëve vendos:
  5. a) me 4 vota pro të anëtarëve të tij, përfshirjen e një kandidati nga lista e kandidatëve që nuk plotësojnë kriteret formale, tek lista e kandidatëve që plotësojnë kriteret formale. Ky vendim duhet të jetë i arsyetuar dhe duhet të bëhet publik.
  6. b) me 5 vota pro të anëtarëve të tij, përfshirjen e një kandidati nga lista e kandidatëve të rekomanduar në mënyrë të arsyetuar me shkrim nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit, tek lista e kandidatëve që plotësojnë kriteret formale. Ky vendim duhet të jetë i arsyetuar dhe duhet të bëhet publik.
  7. Lista e kandidatëve që plotësojnë kriteret formale, së bashku me shtesat e vendosura nga Komisioni Ad Hoc i verifikimit të kandidatëve sipas rregullave të përcaktuara në paragrafin 4 të këtij neni, është e vetmja listë e kandidatëve që dërgohet për votim.
  8. Komisioni Ad Hoc i verifikimit të kandidatëve, brenda 10 ditëve nga krijimi i tij, i përcjell vetëm listën e kandidatëve që plotësojnë kriteret formale, të ndara sipas pozicionit të aplikimit, të shoqëruar me dokumentacionin e plotë të përcaktuar në paragrafin 5 të nenit 16 të këtij ligji vetëm për këto kandidatë, respektivisht secilit prej anëtarëve të Komisioneve Ad Hoc të përzgjedhjes.
  9. Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit merr masat e nevojshme për dokumentimin e veprimtarisë së Komisionit Ad Hoc të verifikimit të kandidatëve, si dhe cakton personel mbështetës për të ndihmuar dhe siguruar mbarëvajtjen e punës së komisionit, si dhe krijimin e kushteve të nevojshme logjistike për veprimtarinë normale të tij.

Neni 18

Komisioni Parlamentar Ad Hoc i përzgjedhjes

  1. Kryetari i Kuvendit brenda 3 ditëve nga marrja në dorëzim e dokumentacionit të përcaktuar në paragrafin 5 të nenit 16 të këtij ligji, njofton datën dhe orën e mbledhjes së seancës plenare për krijimin dhe caktimin e përbërjes së dy Komisioneve Ad Hoc të përzgjedhjes. Në këtë njoftim, Kryetari i Kuvendit i kërkon edhe grupeve parlamentare të shumicës dhe pakicës parlamentare që të dërgojnë brenda dy ditëve nga data e njoftimit, propozimet e tyre për përbërjen e të dy Komisioneve Ad Hoc të përzgjedhjes.
  2. Kuvendi, brenda 5 ditëve nga skadimi i afatit të përcaktuar në fjalinë e dytë të pikës 1 të këtij neni, miraton krijimin dhe përbërjen e dy Komisioneve Ad Hoc të përzgjedhjes, të cilët përbëhen respektivisht nga:
  3. a) 12 anëtarë, të propozuar gjashtë nga grupet parlamentare të shumicës dhe gjahtë nga grupet parlamentare të pakicës.
  4. b) 6 anëtarë, të propozuar tre nga grupet parlamentare të shumicës dhe tre nga grupet parlamentare të pakicës.
  5. Një deputet mund të jetë anëtar vetëm në njërin nga Komisionet Ad Hoc të përzgjedhjes. Anëtarët e Komisionit Ad Hoc të verifikimit të kandidatëve nuk kanë pengesë për të qenë edhe anëtarë në një nga Komisionet Ad Hoc të përzgjedhjes.
  6. Mbledhja e parë e konstituimit të secilit Komision Ad Hoc të përzgjedhjes, duhet të zhvillohet ditën kur merret në dorëzim lista e kandidatëve për votim. Në këtë mbledhje, miratohet edhe kalendari i zhvillimit të seancave dëgjimore me kandidatët, si dhe ngarkohet Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit për njoftimin e kandidatëve.
  7. Komisioni Ad Hoc i përzgjedhjes, brenda 20 ditëve nga konstituimi, shqyrton meritën e cdo kandidature dhe organizon seancat dëgjimore publike me secilin kandidat.
  8. Brenda 30 ditëve nga konstituimi i tij, Komisioni Ad Hoc i përzgjedhjes, zhvillon procedurën e votimit të kandidatëve.

Neni 19

Procesi i votimit nga Komisioni Parlamentar Ad Hoc i përzgjedhjes

  1. Procedura e votimit bëhet nëpërmjet një sistemi elektronik , i cili garanton në mënyrë të njëkohshme parimet e mëposhtme:
  2. a) fshehtësinë e votës dhe pamundësinë e identifikimit apo individualizimit të saj në të ardhmen;
  3. b) mundësinë që një anëtar të ketë të drejtën e vetëm një vote, për cdo proces votimi;
  4. c) pamundësinë e përzgjedhjes së një kandidati të përfshirë në procesin individual të votimit, nga më shumë se një anëtar. Nëse një kandidat është përzgjedhur më shpejt në kohë nga njëri prej anëtarëve, atëherë sistemi elektronik duhet të pamundësojë zgjdhjen e tij nga një anëtar tjetër në atë proces votimi.

ç) hapjen e sistemit të votimit në mënyrë të njëkohshme për secilin anëtar dhe mbylljen e tij vetëm pasi të kenë votuar të gjithë anëtarët.

  1. d) gjenerimin automatik të rezultatit të votimit për secilin kandidat dhe pamundësinë e ndryshimit të tij, pas mbylljes së procesit të votimit.
  2. Sistemi elektronik me anë të së cilit realizohet procedura e votimit, duhet të garantojë që në rastin e votimit për zgjedhjen e dy Komisionerëve Publikë, dy anëtarëve zëvendësues të KPK, anëtarit të shtatë të Kolegjit të Apelimit, si dhe dy gjyqtarëve zëvendësues të Kolegjit të Apelimit, rregulli i parashikuar në shkronjën “c”, të pikës 1 të këtij neni, nuk është i zbatueshëm. Në këtë rast, një kandidat i përfshirë në procesin e votimit, mund të votohet njëkohësisht nga më shumë se një anëtar i Komisionit Ad Hoc të përzgjedhjes.
  3. Pjesëmarrja e anëtarëve në votim është e detyrueshme. Nëse ndonjë nga anëtarët nuk voton qëllimisht, atëherë sistemi elektronik pas një periudhe të mjaftueshme kohore, duhet të identifikojë anëtarin që nuk ka votuar ende. Nëse anëtari, edhe pas identifikimit dhe paralajmërimit të drejtuesit të mbledhjes, refuzon të votojë për njërin nga kandidatët, atëherë procedura e votimit pezullohet. Votimi i kryer nga anëtarët e tjerë ruhet dhe është i vlefshëm. Kuvendi është i detyruar të emërojë një anëtar të ri brenda 3 ditëve, i cili vijon me procesin e votimit.
  4. Secili prej anëtarëve të Komisionit Ad Hoc të përzgjedhjes të përbërë nga 6 anëtarë, përzgjedh nga lista e kandidatëve për votim një kandidat për gjyqtar të Kolegjit të Apelimit, pa debat dhe përmes një votimi të fshehtë elektronik ku secili anëtar i komisionit voton vetëm për një kandidat.

Pas mbylljes së kësaj faze të votimit, rihapet një votim tjetër me listën e mbetur të kandidatëve, nga ku secili prej anëtarëve, pa debat dhe në mënyrë të fshehtë voton për një kandidat për të përzgjedhur gjyqtarin e shtatë të Kolegjit të Apelimit. Kandidati me më shumë vota quhen i përzgjedhur dhe në rast barazie të votave, fituesi përzgjidhet me short nëpërmjet dy kandidatëve që kanë marrë numrin më të madh të votave.

Pas përzgjedhjes së gjyqtarit të shtatë të Kolegjit të Apelimit, rihapet një votim tjetër me listën e mbetur të kandidatëve, nga ku secili prej anëtarëve, pa debat dhe në mënyrë të fshehtë voton për një kandidat për të përzgjedhur dy gjyqtarë zëvendësues të Kolegjit të Apelimit. Kandidatët me më shumë vota quhen të përzgjedhur dhe në rast barazie të votave në më shumë se dy kandidatëve, fituesit përzgjidhen me short nëpërmjet kandidatëve që kanë marrë numrin më të madh të votave.

  1. Secili prej anëtarëve të Komisionit Ad Hoc të përzgjedhjes të përbërë nga 12 anëtarë, përzgjedh nga lista e kandidatëve për votim një kandidat për anëtar të KPK, pa debat dhe përmes një votimi të fshehtë elektronik ku secili anëtar i komisionit voton vetëm për një kandidat.

Pas mbylljes së kësaj faze të votimit, rihapet një votim tjetër me listën e mbetur të kandidatëve, nga ku secili prej anëtarëve, pa debat dhe në mënyrë të fshehtë voton për një kandidat për të përzgjedhur dy anëtarë zëvendësues të KPK. Kandidatët me më shumë vota quhen të përzgjedhur dhe në rast barazie të votave në më shumë se dy kandidatëve, fituesit përzgjidhen me short nëpërmjet kandidatëve që kanë marrë numrin më të madh të votave.

  1. Secili prej anëtarëve të Komisionit Ad Hoc të përzgjedhjes të përbërë nga 12 anëtarë, nga lista e kandidatëve për votim, pa debat dhe në mënyrë të fshehtë, voton veëm për një kandidat për të përzgjedhur dy Komisionerët Publikë. Kandidatët me më shumë vota quhen të përzgjedhur dhe në rast barazie të votave në më shumë se dy kandidatëve, fituesit përzgjidhen me short nëpërmjet kandidatëve që kanë marrë numrin më të madh të votave.
  2. Radha e votimit që ndiqet nga Komisionet Ad Hoc të përzgjedhjes është si më poshtë:
  3. a) 6 gjyqtarët e Kolegjit të Apelimit;
  4. b) gjyqtari i shtatë i Kolegjit të Apelimit;
  5. c) 12 anëtarët e KPK;

ç) 2 Komisionerët Publik;

  1. d) 2 gjyqtarët zëvendësues të Kolegjit të Apelimit;
  2. dh) 2 anëtarët zëvendësues të KPK.

Komisionet Ad Hoc të përzgjedhjes informojnë njëri-tjetrin për përfundimin e rradhëve të caktuara të procesit të votimit

  1. Nëse një kandidat ka aplikuar për më shumë se një funksion, dhe është përzgjedhur në njërin prej funksioneve të votuar më parë në radhë sipas paragrafit 7 të këtij neni, emri i tij hiqet automatikisht nga sistemi elektronik nga lista e kandidatëve për votim për funksionet që votohen më vonë në radhë.
  2. Emrat e kandidatëve të përzgjedhur nga dy Komisionet Ad Hoc përzgjedhëse përmblidhen, në një listë të vetme nga Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit, brenda dy ditëve nga përfundimi i procesit të votimit për të gjitha funksionet në organet e rivlerësimit. Lista e përmbledhur përcakton për cdo kandidat edhe funksionin për të cilin ai është përzgjedhur.
  3. Lista e përmbledhur, sëbashku me rezultatet e votimit të gjeneruar nga sistemi elektronik, i dërgohet Kryetarit të Kuvendit, i cili menjëherë cakton datën dhe orën e mbledhjes së seancës plenare, si dhe njofton të gjithë deputetët për përmbajtjen e listës përmbledhëse që do i nënshtrohet votimit nga Kuvendi.

Neni 20

Votimi në Kuvend

 

  1. Brenda 10 ditëve, Kuvendi miraton listën e kandidatëve në bllok me 3/5 e votave të të gjithë anëtarëve.
  2. Në rast se Kuvendi nuk e miraton listën e kandidatëve në bllok sipas paragrafi 1 të këtij neni, Kryetari i Kuvendit ia kthen atë komisioneve ad hoc të përzgjedhjes për përsëritjen e procesit të përzgjedhjes dhe dërgimin e një listë të dytë brenda 10 ditësh. Procesi i votimit në Komisionet Ad Hoc të përzgjedhjes, kryhet nga e para sipas të njëjtave rregulla të parashikuara në nenin 19 të këtij ligji.
  3. Kuvendi, brenda 10 ditëve nga dërgimi i listës së re të përmbledhur, mund ta rrëzojë në bllok listën e kandidatëve me 2/3 e të gjithë anëtarëve të tij. Në rast se lista nuk rrëzohet, kandidatët e përzgjedhur konsiderohen të zgjedhur.
  4. Në rast se lista rrëzohet nga Kuvendi sipas paragrafit 3 të këtij neni, Kuvendi pezullon procesin dhe i kërkon Presidentit të Republikës të rihapë nga e para procedurën e konkurimit për vendet vakante. Kandidatët e përfshirë në listën për votim në konkurimin pararendës, bëhen automatikisht pjesë e listës së re për votim. Kandidatët që në procesin pararendës ishin përfshirë në listën e kandidatëve që nuk plotësojnë kriteret formale, apo në listën e kandidatëve të rekomanduar me të drejtë negativisht, në mënyrë të arsyetuar me shkrim, nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit, nuk mund të rikandidojnë dhe janë automatikisht të skualifikuar.
  5. Vendimi i Kuvendit për miratimin e listës së kandidatëve të emëruar botohet në numrin më të parë të Fletores Zyrtare, dhe i njoftohet Presidentit të Republikës dhe Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit.
  6. Votimi i vendimit të Kuvendit sipas këtij neni, bëhet i hapur, me mjete elektronike, pavarësisht përcaktimeve të bëra në Rregulloren e Kuvendit.

Neni 21

Krijimi i vendeve të reja vakante gjatë funksionimit

  1. Nëse gjatë mandatit të funksionimit të KPK, Kolegjit të Apelimit apo Komisionerit Publik, krijohet një apo disa vende vakante, Presidenti i Republikës, Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit, si dhe Komisioni Ad Hoc i verifikimit të kandidatëve, ushtrojnë kompetencat e tyre njëlloj si edhe në rastin e zgjedhjes në bllok të funksionarëve të organeve të rivlerësimit.
  2. Në rastin e parashikuar në paragrafin 1 të këtij neni, Komisioni përkatës Ad Hoc i përzgjedhjes vepron sipas rregullave të zgjedhjes së dy Komisionerëve Publikë, nëse vendet vakante janë më shumë se 1. Për numrin tek të vakancës veprohet sipas rregullave për zgjedhjen e gjyqtarit të shtatë të Kolegjit të Apelimit.
  3. Në rastin e parashikuar në paragrafin 1 të këtij neni, Kuvendi emëron kandidatin apo listën e kandidatëve të përzgjedhur me 3/5 e votave të të gjithë anëtarëve të tij, sipas rastit, individualisht, kur numri i vendeve vakante është vetëm një, dhe me listë në bllok, nëse numri i vendeve vakante është më shumë se një. Nëse kandidati apo lista e kandidatëve të përzgjedhur nuk merr shumicën e nevojshme, Kryetari i Kuvendit ia kthen atë komisioneve ad hoc të përzgjedhjes për përsëritjen e procesit të përzgjedhjes dhe dërgimin e një kandidati apo liste kandidatësh të dytë brenda 10 ditësh. Kandidati apo lista e kandidatëve të dytë, mund të rrëzohet nga Kuvendi me 2/3 e të gjithë anëtarëve të tij. Në rast se kandidati apo lista e kandidatëve nuk rrëzohet, kandidatët e përzgjedhur konsiderohen të zgjedhur. Në rast se kandidati apo lista e kandidatëve rrëzohet nga Kuvendi, atëherë veprohet sipas rregullave të parashikuara në paragrafin 4 të të nenit 20 të këtij ligji.

Neni 22

Fillimi i detyrës

  1. Funksionarët e organeve të rivlerësimit, përpara fillimit të detyrës, betohen përpara Presidentit të Republikës, sipas tekstit të mëposhtëm të betimit: “Betohem me nderin tim se do të kryej me ndërgjegje dhe përkushtim maksimal detyrën që më është besuar, dhe do t’i bindem vetëm Kushtetutës dhe ligjeve”.
  2. Ceremonia e betimit duhet të organizohet jo më vonë se 5 ditë nga botimi i vendimit të Kuvendit për miratimin e listës së kandidatëve të emëruar në Fletoren Zyrtare.
  3. Mandati i funksionarëve të organeve të rivlerësimit fillon ditën e betimit të tij përpara Presidentit të Republikës, datë e cila i njoftohet zyrtarisht edhe Kuvendit dhe përfshihet në dosjen personale të funksionarit. Mandati i anëtarëve të KPK dhe Komisionerëve Publik është 5 vjet nga data e bërjes së betimit. Mandati i gjyqtarëve të Kolegjit të Apelimit është 9 vjet nga data e bërjes së betimit.

Seksioni 2

STATUSI i FUNKSIONARËVE TË ORGANEVE TË RIVLERËSIMIT

Neni 23

Statusi dhe imuniteti

  1. Anëtarët e KPK dhe Komisionerët Publik gëzojnë statusin e gjyqtarit të Gjykatës së Lartë.
  2. Gjyqtarët e Kolegjit të Apelimit gëzojnë statusin e gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese.
  3. Anëtari i KPK, gjyqtari i Kolegjit të Apelimit dhe Komisioneri Publik gëzon imunitet për mendimet e shprehura dhe vendimet e marra në ushtrim të funksioneve të tij, përveç rasteve të dhënies qëllimisht të një vendimi si pasojë e një interesi personal ose keqdashje.

Neni 24

Paga dhe përfitimet

  1. Funksionarët e organeve të rivlerësimit e ushtrojnë detyrën e tyre me kohë të plotë.
  2. Anëtari i KPK dhe Komisioneri Publik marrin të njëjtën pagë dhe përfitime që merr gjyqtari i Gjykatës së Lartë.
  3. Gjyqtari i Kolegjit të Apelimit merr të njëjtën pagë dhe përfitime që merr anëtari i Gjykatës Kushtetuese.
  4. Funksionarët e organeve të rivlerësimit mund të përfitojnë një pagesë mujore shtesë për shkak të vështirësisë në punë, deri në masën 20 % të pagës së tyre, sipas rregullave, në nivelin dhe në rastet e përcaktuara me vendim të Kuvendit.

Neni 25

Mbrojtja e vecantë

  1. Funksionarët e organeve të rivlerësimit, personat e lidhur me ta, personeli i organeve të rivlerësimit, si dhe personeli mbështetës i Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, gëzojnë të drejtën të kenë mbrojtje të vecantë nga shteti për jetën, shëndetin dhe pasurinë e tyre, sipas legjislacionit në fuqi për mbrojtjen e vecantë.
  2. Privilegjet e vëzhguesve ndërkombëtarë të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit rregullohen sipas marrëveshjeve ndërkombëtare në fuqi, si dhe Konventës së Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike të vitit 1961. Statusi i tyre rregullohet në përputhje me marrëveshjet ndërkombëtare në fuqi.

Neni 26

Papajtueshmëria me detyrën

  1. Qenia Komisioner Publik, anëtar i KPK apo gjyqtar i Kolegjit të Apelimit nuk pajtohet me asnjë veprimtari tjetër politike ose shtetërore, me anëtarësinë në një parti politike apo me pjesëmarrjen në veprimtari publike të organizuara nga një parti politike, si dhe me detyra apo veprimtari të tjera, të cilat sipas ligjit janë të papajtueshme me detyrën e tij.
  2. Qenia Komisioner Publik, anëtar i KPK apo gjyqtar i Kolegjit të Apelimit nuk pajtohet me asnjë veprimtari tjetër profesionale që ushtrohet kundrejt pagesës, me përjashtim të aktivitetit mësimdhënës, akademik apo shkencor, me kusht që këto aktivitete të mos cenojnë cilësinë e ushtrimit të detyrës. Llojet dhe kohëzgjatja e veprimtarisë profesionale të lejueshme, si dhe masa e shpërblimit kundrejt të cilës ajo ushtrohet, përcaktohet me vendim të mbledhjes së përgjithshme të gjyqtarëve të Kolegjit të Apelimit.
  3. Shkelja e këtij ndalimi passjell përgjegjësi disiplinore.

Neni 27

Mbarimi i mandatit

  1. Mandati i funksionarëve të organeve të rivlerësimit mbaron kur:
  2. a) përfundon kohëzgjatjen e mandatit;
  3. b) jep dorëheqjen;
  4. c) vërtetohen kushtet e pazgjedhshmërisë dhe të papajtueshmërisë në ushtrimin e funksionit;

ç) shkarkohet nga detyra;

  1. d) vërtetohet fakti i pamundësisë fizike apo mendore për të ushtruar detyrën.
  2. Procedurat për mbarimin e mandatit në rastet e shkronjave “c” dhe “d” të paragrafit 1 të këtij neni, fillojnë me mocion të një të dhjetës së deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, apo Komisionerit Publik. Në këtë rast, mbarimi i mandatit konstatohet dhe deklarohet me vendim të mbledhjes së përgjithshme të gjyqtarëve të Kolegjit të Apelimit, pa pjesëmarrjen e gjyqtarit që mund të jetë subjekti i mbarimit të mandatit.
  3. Në rastin e mbarimit të kohëzgjatjes së mandatit apo dorëheqjes, nëse përpara emërimit në këtë detyrë punonte me kohë të plotë në sektorin publik, funksionari i organeve të rivlerësimit rikthehet në vendin e mëparshëm të punës ose në pamundësi, në një detyrë të barazvlefshme me të.

Neni 28

Përgjegjësia disiplinore

  1. Anëtari i KPK, gjyqtari i Kolegjit të Apelimit dhe Komisioneri Publik, mbajnë përgjegjësi disiplinore, në rastet e veprimeve apo mosveprimeve të mëposhtme:
  2. a) nuk heq dorë në kohë nga procedimi ose gjykimi i cështjes, ose nuk njofton në kohë ekzistencën e rasteve të papajtueshmërisë për ushtrimin e funksionit të tij, kur kjo është e detyrueshme, sipas legjislacionit procedural, dhe ka dijeni për ekzistencën e rrethanave të tilla.
  3. b) ndërmerr sjellje, akte apo veprime që i krijonë përfitime të padrejta dhe të pajutifikuara, për vehte ose personat e lidhur, apo pranon, në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë, për vehte apo personat e lidhur, dhurata, favore, premtime ose trajtimeve preferenciale të çfarëdo lloji, të cilat, qoftë edhe me anë të veprimeve të ligjshme, i jepen për shkak të funksionit që ushtron ose si rrjedhojë e përdorimit prej tij të funksionit.
  4. c) ndërmerr sjellje, akte apo veprime që dëmtojnë të drejtat themelore kushtetuese të subjekteve të rivlerësimit, në mënyrë të rëndë, të padrejtë dhe të pariparueshme.

ç) ndërmerr sjellje, akte apo veprime që përbëjnë ndikim të papërshtatshmë dhe ndërhyrje në ushtrimin e detyrës së një funksionari tjetër të organeve të rivlerësimit.

  1. d) nuk njofton në kohë, Kryetarin ose organin kompetent sipas ligjit, për ushtrimin e ndikimit të papërshtatshëm ose ndërhyrjen e paligjshme në veprimtarinë e tij, nga subjektet e rivlerësimit apo përfaqëuesit e tyre, personat e lidhur me ta, funksionarët politik apo autoritetet publike.
  2. dh) jep qëllimisht të një vendim të padrejtë si pasojë e një interesi personal ose keqdashje.
  3. e) nuk përmbush detyrat e tij, në kohë dhe cilësi, në mënyrë të pajustifikueshme, me dashje ose në mënyrë të përsëritur, apo vonon dhe zvarritë në mënyrë të përsëritur e të pajustifikuar veprimet procedurale gjatë ushtrimit të kompetencave të tij.

ë) heq dorë jashtë rasteve të lejuara nga ligji, nga procedimi apo gjykimi i cështjes, pa shkaqe të arsyshme dhe në mënyrë të qëllimshme, për t’iu shmangur ushtrimit të detyrave të tij, apo për t’i krijuar përfitime të padrejta palëve pjesëmarrëse apo personave të tretë.

  1. f) shkel në mënyrë të përsëritur ose të rëndë rregullat e sjelljes, solemnitetit dhe etikës, të miratuara nga mbledhja e përgjithshme e gjyqtarëve të Kolegjit të Apelimit, në marrëdhënien e tij me pjesëmarrësit në proces, kolegët ose administratën e organeve të rivlerësimit, si dhe me organet e tjera publike.
  2. g) bën publike mendimet që ka dhënë vehtë ose kolegët e tjerë gjatë proceseve që akoma nuk kanë marrë formën e një akti të bërë publik.
  3. gj) shkel detyrimin e ruajtjes së konfidencialitetit dhe të mospërhapjes së informacionit, që rezultojnë nga hetimi ose gjykimi, gjatë procesit ose kur ky ka përfunduar, duke përfshirë publikimin dhe shpërndarjen, edhe për shkak të neglizhencës, të akteve ose informacioneve konfidencilae, ose të akteve procedurale që lidhen me cështje që janë ende në proces hetimi ose gjykimi, jashtë rasteve të lejuara nga ligji.
  4. h) bën deklarata publike dhe në media për çështjet konkrete, në shqyrtim apo të përfunduara, me përjashtim të komunikimeve me shtypin brenda kufijve të detyrës së tij.
  5. i) kryen veprimtari që janë të papajtueshme me detyrën e tij.
  6. j) parashtron në formë të shtrembëruar ose manipulon, në mënyrë të qëllimshme ose me neglizhencë të pajustifikuar, të dhënat, faktet apo provat, që lidhen me cështjen në shqyrtim.
  7. k) mban kontakte të papërshtatshme ose përfshihen në marrëdhënie biznesi të papërshtatshme, me persona të përfshirë në krimin e organizuar, ose me persona të dënuar e të parehabilituar, apo që janë nën procedim penal, kur provohen dijenia e funksionarit të organit të rivlerësimit për cilësitë e personit.
  8. l) nuk plotëson në mënyrë të saktë dhe me vërtetësi deklaratën vjetore të pasurisë, me qëllim fshehjen dhe mos deklarimin e pasurisë.
  9. m) kryerjen e veprimeve apo mosveprimeve të tjera, që passjellin përgjegjësi disiplinore sipas këtij ligji apo legjislacionit në fuqi.
  10. Kolegji i Apelimit, pa pjesëmarrjen e gjyqtarit që mund të jetë subjekt i procedimit disiplinor, mund të pezullojë përkohësisht nga detyra funksionarin e organit të rivlerësimit për të cilin ka filluar procedimi disiplinor, nëse rrethanat e shkeljes disiplinore e bëjnë të papërshtatshme ushtrimin e funksionit prej tij gjatë periudhës së shqyrtimit të shkeljes së pretenduar disiplinore.
  11. Në cdo rast, Kolegji i Apelimit, pa pjesëmarrjen e gjyqtarit që mund të jetë subjekt i procedimit disiplinor, me vendim, deklaron pezullimin nga detyra të funksionarit të organeve të rivlerësimit, kur:
  12. a) për shkak të kryerjes së një vepre penale, ndaj tij caktohet prej gjykatës masa e arrestit, masa e ndalimit të ushtrimit të një detyre a shërbimi publik apo ndonjë ndalim tjetër që e pengon në ushtrimin e detyrës së tij;
  13. b) ai merr cilësinë e të pandehurit për një krim të kryer me dashje.
  14. Gjatë kohës së pezullimit nga detyra, funksionari i organeve të rivlerësimit përfiton 50% të pagës së tij.

Neni 29

Rregullat e procedimit disiplinor

  1. Në rast se ekzistojnë dyshime të arsyshme të bazuara në prova, se funksionari i organit të rivlerësimit, ka kryer veprime apo mosveprime që përbëjnë shkelje disiplinore, ndaj tij fillon procedimi disiplinor. Në rast se gjatë periudhës së shqyrtimit të procedimit disiplinor funksionari i organit të rivlerësimit jep dorëheqjen nga detyra, procedimi disiplinor ndërpritet dhe mbyllet pa një vendim përfundimtar.
  2. Procedimi disiplinor zhvillohet sipas standardeve të procesit të rregullt ligjor. Funksionari i organeve të rivlerësimit që i nënshtrohet procedimit disiplinor ka të drejtë të informohet, mbrohet dhe dëgjohet gjatë procedimit disiplinor.
  3. Kërkesa për fillimin e procedimit disiplinor paraqitet nga:
  4. a) një prej Komisionerëve Publik, për rastin e anëtarëve të KPK ose gjyqtarëve të Kolegjit të Apelimit.
  5. b) Sekretari i Përgjithshëm i KPK, për rastin e Komisionerëve Publik.
  6. Kërkesa për fillimin e procedimit disiplinor bazohet në të dhënat e paraqitura nga:
  7. a) cdo gjyqtar i Kolegjit të Apelimit;
  8. b) cdo komisioner publik;
  9. c) cdo anëtar i KPK;

ç) cdo vëzhgues ndërkombëtar, kryesisht, ose mbi bazën e të dhënave të marra nga publiku ose subjekte të tjera të interesuara;

  1. d) 1/10 e anëtarëve të Kuvendit;
  2. dh) cdo subjekt i rivlerësimit.
  3. Kërkesa për fillimin e procedimit disiplinor paraqitet më shkrim pranë Kryetarit të Kolegjit të Apelimit, i cili brenda 3 ditëve nga marrja e kërkesës organizon shortin për zgjedhjen e gjyqtarit hetuesit, ndërmjet të gjithë anëtarëve të Kolegjit të Apelimit, pa pjesëmarrjen e gjyqtarit që mund të jetë subjekt i kërkesës për procedim disiplinor.
  4. Gjyqtari hetues, brenda 30 ditëve nga data e caktimit, shqyrton kërkesën për fillimin e procedimit disiplinor dhe harton një raport me shkrim mbi rezultatet e hetimit për shkeljen disiplinore dhe ia dërgon menjëherë për shqyrtim Kolegjit të Apelimit.
  5. Kolegji i Apelimit, shqyrton kërkesat për procedim disiplinor ndaj organeve të rivlerësimit në përbërje të plotë, pa pjesëmarrjen e gjyqtarit që mund të jetë subjekt i kërkesës për procedim disiplinor.
  6. Kolegji i Apelimit, brenda 15 ditëve nga data e marrjes së raportit nga gjyqtari hetues, vendos sipas një prej rasteve të më poshtme:
  7. a) caktimin e një mase disiplinore sipas nenit 30 të këtij ligji, kur konstaton kryerjen e një shkelje disiplinore;
  8. b) caktimin e një mase disiplinore sipas nenit 30 të këtij ligji dhe dërgimin e të dhënave, sipas rastit, në Zyrën Prokurorisë së Përgjithshme ose në Strukturën e Poacme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, nëse konstaton se shkelja disiplinore përbën edhe vepër penale.
  9. c) rrëzimin e kërkesës për fillimin e procedimit disiplinor, nëse konstaton se nuk ka shkaqe për marrjen e një mase disiplinore.

Neni 30

Masat disiplinore

  1. Vendimi për marrjen e masave disiplinore merret nga Kolegji i Apelimit, pa pjesëmarrjen e gjyqtarit që mund të jetë subjekt i procedimit disiplinor. Për çdo shkelje jepet vetëm një masë disiplinore.
  2. Ndaj funksionarit të organeve të rivlerësimit merret masa diiplinore e “shkarkimit nga detyra”, kur:
  3. a) dënohet me vendim gjyqësor të formës së prerë për kryerjen e një krimi;
  4. b) vërtetohet se ka faj, pasi ka vepruar me dashje apo me neglizhencë të rëndë apo të pajustifikuar, në kryerjen e një shkelje të rënda profesionale ose etike, që diskrediton rëndë pozitën dhe figurën e tij, në një nga rrethanat e parashikuara në paragrafin 1 të nenit 28 të këtij ligji.
  5. Në rastet e tjera, kur provohet kryerja e një shkelje profesionale ose etike, të parashikuara në paragrafin 1 të nenit 28 të këtij ligji, ndaj funksionarit mund të merret një nga llojet e masave diiplinore, si më poshtë:
  6. a) vërejtje me shkrim;
  7. b) vërejtje publike;
  8. c) ulje e përkohshme e pagës deri në 50% për një periudhë jo më të gjatë se 1 vit;

ç) pezullim nga detyra për një periudhë nga 3 muaj deri në 6 muaj.

  1. Masat disiplinore jepen në raport të drejtë më shkeljen e kryer. Për përcaktimin e masës disiplinore të zbatueshme, Kolegji i Apelimit bazohet në:
  2. a) shkaqet, rrethanat e kryerjes së shkeljes, rëndësinë dhe pasojat e ardhura prej saj;
  3. b) shkallën e fajësisë;
  4. c) ekzistencën e masave të tjera disiplinore të mëparshme.

Seksioni 3

ORGANIZIMI DHE FUNKSIONIMI i ORGANEVE TË RIVLERËSIMIT

Neni 31

Organizimi i KPK

  1. KPK organizohet në 4 (katër) trupa gjykuese të përbërë nga 3 anëtarë, të cilët caktohen me short për cdo cështje.
  2. Shpërndarja e çështjeve në trupat gjykuese bëhet me short, në përputhje me parimin e barazisë në ngakesën e punës për trajtimit të cështjeve midis trupave. Shorti, në përputhje me parimin e barazisë në ngarkesën e punës, përcakton edhe anëtarin relator, i cili është njëkohësisht edhe kryesues i trupit gjykues në cështjen konkrete.
  3. Detyrat e relatorit janë:
  4. a) të ndërmarrë të gjitha procedurat për të garantuar provat e nevojshme për procesin e vendimmarrjes së trupës gjykuese, si dhe të drejtojë dhe kontrollojë hetimin administrativ të cështjes.
  5. b) të marrë të gjitha masat për të hartuar dokumentacionin e nevojshëm, deri në përfundimin e çështjes.
  6. c) të kërkojë informacion apo dokumentacion shtesë në përputhje me dispozitat e këtij ligji;

ç) të përgatisë cështjen për shqyrtim dhe diskutim nga trupi gjykues;

  1. d) të thërrasë dhe të kryesojë mbledhjet dhe seancat dëgjimore;
  2. e) të propozojë marrjen e një vendimi duke parashtruar arsyetimin.

ë) të bashkërendojë punën dhe të marrë masa për të garantuar zbardhjen e vendimeve brenda një afati të arsyeshëm.

Neni 32

Organizimi i Kolegjit të Apelimit

  1. Kolegji i Apelimit gjykon në trupa gjykuese të përbërë nga 5 gjyqtarë, të cilët caktohen me short për çdo çështje.
  2. Shpërndarja e çështjeve në trupat gjykuese bëhet me short, në përputhje me parimin e barazisë në ngakesën e punës për trajtimit të cështjeve midis gjyqtarëve. Shorti, në përputhje me parimin e barazisë në ngarkesën e punës, përcakton edhe gjyqtarin relator, i cili është njëkohësisht edhe kryesues i trupit gjykues në cështjen konkrete.
  3. Gjyqtari relator, ushtron për aq sa ështe e mundur, të njëjtat detyra të përcaktuara në paragrafin 3 të nenit 31 të këtij ligji.

Neni 33

Anëtari apo gjyqtari zëvendësues

  1. Cdo anëtar zëvendësues i KPK, mbulon cështjet që trajtohen nga dy trupa gjykues, të caktuar me short, në fillim të cdo viti.
  2. Gjyqtari zëvendësues mbulon cështjet konkrete që trajtojnë trupat gjykues, të caktuara rast pas rasti me short.
  3. Anëtari apo gjyqtari zëvendësues, bëhet anëtar apo gjyqtarë i një trupi gjykues, cështjet e të cilit mbulon, sa herë që një anëtar apo gjyqtarë i atij trupi, ka pengesë apo pamundësi ligjore e të justifikuar, për të marrë pjesë në shqyrtimin dhe gjykimin e cështjes.
  4. Anëtari apo gjyqtari zëvendësues, ndihmon relatorin e trupit gjykues në ushtrimin e detyrës, si dhe mund të përmbushë aspeke të caktuara të detyrave të relatorit, sipas një delegimi me shkrim. Është i ndaluar delegimi i ushtrimit të të gjitha detyrave të relatorit apo aspekteve thelbësore të kompetencave të tij, nga relatori i trupit gjykues tek anëtari apo gjyqtari zëvendësues. Rregullat e detajuara mbi delegimin dhe detyrat e anëtarit apo gjyqtarit zëvendësues në kuadër të zbatimit të këtij paragrafi, përcaktohen nga rregullorja e brendshme e organit të rivlerësimit.

Neni 34

Mbledhja e përgjithshme e anëtarëve apo gjyqtarëve

  1. Mbledhja e përgjithshme e anëtarëve të KPK apo mbledhja e përgjithshme e gjyqtarëve të Kolegjit të Apelimit është organi më i lartë vendimmarrës.
  2. Mbledhja e përgjithshme e anëtarëve të KPK ose mbledhja e përgjithshme e gjyqtarëve të Kolegjit të Apelimit ka këto kompetenca:
  3. a) përcakton drejtimet kryesore të shpenzimeve të mjeteve buxhetore.
  4. b) informohet çdo 6 muaj me raporte për shpenzimet buxhetore.
  5. c) vendos për strukturën organizative të institucionit.

ç) vendos për numrin e nëpunësve të administratës, të Njësisë së Shërbimit Ligjor dhe punonjësve të tjerë, si dhe kriteret profesionale që duhet të përmbushin dhe pagat e tyre.

  1. d) miraton rregulloren për procedurat administrative ose gjyqësore të organit dhe organizimin e shortit, rregullat e solemnitetit dhe etikës, si dhe rregulloren e brendshme për veprimtarinë e institucionit ose administratës së tij.
  2. dh) zgjedh kryetarin e organit të rivlerësimit.
  3. e) emëron Sekretarin e Përgjithshëm, me propozim të Kryetarit.

ë) shqyrton në shkallë të fundit ankimet e punonjësve të administratës së organit për masat disiplinore ndaj tyre, përfshirë edhe shkarkimin nga detyra.

  1. Mbledhja e Përgjithshme e anëtarëve të KPK, organizon dhe mbikëqyr edhe shortin e ndarjes së anëtarëve në trupa gjykues, në fillim të cdo viti, sipas rregullores së brendshme të institucionit. Cështjet e filluara në vitin paraardhës, vijojnë të shqyrtohen dhe gjykohen nga të njëjtat trupa gjykuese, deri në marrjen e vendimin përfundimtar për cështjen. Shorti për ndarjen e cështjeve të caktuara nëpër trupa gjykues dhe përbërja e trupit gjykues në rastin e Kolegjit të Apelimit, organizohet dhe zhvillohet rast pas rasti nga Kryetari i organit përkatës të rivlerësimit. Secili anëtar i mbledhjes së përgjithshme ka të drejtën të mbikëqyr procesin e shortit të zhvilluar nga Kryetari.

Neni 35

Kryetari i KPK apo Kolegjit të Apelimit

  1. Veprimtaria administrative e KPK apo Kolegjit të Apelimit drejtohet dhe organizohet nga Kryetari i tij dhe, në mungesë dhe me delegim të tij, nga anëtari ose gjyqtari më i vjetër në moshë, me përjashtim të rasteve kur çështja është në kompetencë të Mbledhjes së Përgjithshme të anëtarëve ose gjyqtarëve.
  2. Kryetari zgjidhet me votim të fshehtë me shumicën e votave të të gjithë anëtarëve të Mbledhjes së Përgjithshme të anëtarëve ose gjyqtarëve, për një periudhë 3 vjeçare pa të drejtë rizgjedhjeje. Mbledhja për zgjedhjen e Kryetarit zhvillohet jo më vonë se 10 ditë nga konsitituimi i organit apo krijimi i vendit vakant. Pjesëmarrja në mbledhjen e zgjedhjes së Kryetarit është e detyrueshme, dhe në cdo rast mbledhja do të konsiderohet e vlefshme kur marrin pjesë më shumë se 2/3 e anëtarëve apo gjyqtarëve.
  3. Seanca për zgjedhjen e Kryetarit drejtohet nga anëtari më i vjetër në moshë. Në rast se ka më shumë se një kandidat dhe gjatë votimit asnjëri prej tyre nuk merr shumicën e parashikuar të votave, bëhet një votim i ri dhe pas këtij vijohet me votimin mes kandidatëve që kanë marrë numrin më të madh të votave. Nëse edhe në këtë rast, asnjë nga kandidatët nuk merr shumicën e votave ose votat janë ndarë në mënyrë të barabartë, kryetari caktohet me short nga rradhët e dy kandidatëve që kanë numrin më të madh të votave. Shorti, mbikëqyret dhe organizohet nën kujdesin e Operacionit Ndërkombëtar i Monitorimit.
  4. Kryetari ka këto kompetenca:
  5. a) përgatit, thërret dhe drejton mbledhjen e përgjithshme të anëtarëve ose gjyqtarëve;
  6. b) përfaqëson organin në marrëdhënie me të tretët;
  7. c) bashkërendon punën në institucion;

ç) drejton dhe kontrollon veprimtarinë e përditshme të organit dhe administratës.

  1. d) zhvillon dhe drejton procesin e organizimit të shortit, për të gjitha rastet kur parashikohet procedurë shorti nga ky ligj, dhe kur nuk është përcaktuar ndryshe shprehimisht nga dispozita të tjera të këtij ligji.

Neni 36

Komisioneri Publik

  1. Cdo Komisioner Publik ka në kompetencë ndjekjen e veprimtarisë së dy trupa gjykues të KPK, të caktuar me short, në fillim të cdo viti. Cështjet e filluara në vitin paraardhës, vijojnë të ndiqen nga i njëjti Komisioner Publik, deri në marrjen e vendimin përfundimtar për cështjen, pavarsëisht se për vitin në vijim mund të kenë ndryshuar trupat gjykuese të KPK që ai ka në kompetencë për të ndjekur.
  2. Struktura organizative dhe klasifikimi i pagave për personelin e Institucionin e Komisionerit Publik miratohen nga Kuvendi, me propozimin e të dy Komisionerëve Publik.
  3. Kuvendi, me propozimin e të dy Komisionerëve, me vendim, përcakton rregullat e brendshme të hollësishme të funksionimit dhe veprimtarisë së Institucionit të Komisionerit Publik, numrin e nëpunësve të administratës, si dhe kriteret profesionale që duhet të përmbushin ato.

Neni 37

Bashkëpunimi i detyrueshëm gjatë funksionimit

KPK, Kolegji i Apelimit dhe Komisionerët Publik, në ushtrimin e funksioneve të tyre sipas këtij ligji, janë të detyruar që të bashkëpunojnë dhe mbështesin Operacionin Ndërkombëtar të Monitorimit, me qëllim që t’i mundësojë atij ushtrimin e të drejtave dhe përgjegjësive për monitorimin dhe mbikëqyrjen e të gjithë procesit të rivlerësimit. Këto organe kanë buxhet, administratë dhe mjedise të mjaftueshme, që i mundosojnë vëzhguesve ndërkombëtar ushtrimin e të drejtave dhe përgjegjësive sipas Kushtetutës.

Seksioni 4

ADMINISTRATA E ORGANEVE TË RIVLERËSIMIT

Neni 38

Personeli mbështetës i organeve të rivlerësimit

  1. Organet e rivlerësimit kanë personel dhe pajisjet e nevojshme për të përmbushur detyrat e ngarkuara nga ky ligj. Klasifikimi i pagave sipas strukturës organizative për personelin e organeve të rivlerësimit miratohen nga Kuvendi, me propozimin e organit përkatës.
  2. Administrata e organeve të rivlerësimit përbëhet nga nëpunësit civilë dhe punonjës të tjerë. Kolegji i Apelimit gjatë ushtrimit të funksioneve të tij mund të ndihmohet dhe mbështetet edhe nga administrata e Gjykatës Kushtetuese, sipas një marrëvëshje bashkëpunimi midis Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese dhe Kryetarit të Kolegjit të Apelimit.
  3. Autoriteti përgjegjës për pranimin në punë të nëpunësve civil, me përjashtim të rasteve të parashikuara ndryshe nga ky ligj, është komiteti ad hoc që krijohet pranë çdo organi. Në rastin e nëpunësve civil të KPK ose Kolegjit të Apelimit, ai përbëhet përkatësisht sipas rastit, nga 2 (dy) anëtarë të KPK ose të Kolegjit të Apelimit, të zgjedhur më short, si dhe nga Komisioneri Publik më i vjetër në moshë. Në rastin e nëpunësve civil të institucionit të Komisionerit Publik, ai përbëhet nga 2 (dy) Komisionerët Publikë dhe nga Gjyqtari më i vjetër në moshë i Kolegjit të Apelimit.
  4. Marrëdhënia e punësimit të punonjësve të tjerë të organeve të rivlerësimit rregullohet sipas Kodit të Punës.

Neni 39

Sekretari i Përgjithshëm

  1. Sekretari i Përgjithshëm është nëpunësi më i lartë civil i administratës respektive të KPK ose të Kolegjit të Apelimit. Sekretari i Përgjithshëm i secilit organ emërohet dhe shkarkohet nga mbledhja respektive e përgjithshme e anëtarëve të KPK apo e gjyqtarëve të Kolegjit të Apelimit. Procedimi disiplinor i tij fillon respektivisht me kërkesë të një anëtari të KPK apo të një gjyqtari të Kolegjit të Apelimit.
  2. Procesi i rekrutimit bazohet në një procedurë të hapur dhe transparente për përzgjedhjen e kandidatëve më të kualifikuar. Brenda 15 ditëve pas hyrjes në fuqi të këtij ligji, Presidenti i Republikës publikon vendet vakante për dy sekretarët e Përgjithshëm në faqen zyrtare të tij të internetit dhe në 2 (dy) gazetat me tirazhin më të lartë në vend. Personat e interesuar aplikojnë për këto vende brenda 20 ditëve pas shpalljes së vendeve vakante. Presidenti i Republikës përgatit dosjet dhe ua përcjell organeve respektive të rivlerësimit, brenda 5 ditëve nga konstituimi i organit.
  3. Sekretari i Përgjithshëm është shtetasi shqiptar, i cili plotëson kushtet dhe kriteret e parashikuara në nenin 13 të këtij ligji, me përjashtim të kriterit të parashikuar në shkronjën “b”, të paragrafit 1 të atij neni. Sekretari i Përgjithshëm duhet të ketë patur një përvojë pune në nivel menaxherial dhe drejtues, jo më pak se 10 (dhjetë) vjet.
  4. Vlerësimi i kandidatëve të interesuar dhe i kualifikimit të tyre kryhet nga komiteti ad hoc i krijuar në institucionin përkatës. Mbi bazën e këtij vlerësimi, Kryetari i organit të rivlerësimit, i propozon, sipas rastit, Mbledhjes së përgjithshme të anëtarëve të KPK apo Kolegjit të Apelimit, 3 kandidatët për pozicionin e Sekretarit të Përgjithshëm.

Neni 40

Detyrat e Sekretarit të Përgjithshëm

Sekretari i përgjithshëm ka këto detyra:

  1. a) përfaqëson organin në marrëdhëniet me palët e treta, në rastet kur Kryetari përkatës i organit të rivlerësimit është në pamundësi për ta ushtruar këtë detyrë;
  2. b) administron regjistrin e dosjeve;
  3. c) organizon dhe të drejtojë punën e përditshme të të gjithë personelit me përjashtim të personelit këshillimor;
  4. d) trajton çështjet e marrëdhënieve me publikun;
  5. f) organizon punën për përgatitjen e raportit vjetor për shpenzimet financiare;
  6. g) punëson punonjës administrativë në bazë të rregullave të Kodit të Punës;
  7. gj) kryen ҁdo detyrë tjetër administrative që i ngarkohet nga kryetari respektiv i Komisionit apo i Kolegjit të Apelimit.

Neni 41

Njësia e shërbimit ligjor

  1. Pranë Komisionit dhe Kolegjit të Apelimit funksionon Njësia e Shërbimit Ligjor që ushtron veprimtari këshilluese dhe ndihmëse në procesin administrativ dhe vendimmarrës. Njësia e Shërbimit Ligjor përbëhet nga këshilltarë ligjorë dhe ekonomikë, në varësi të mbledhjes së komisionerëve ose gjyqtarëve. Në Njësinë e Shërbimit Ligjor, në varësi të nevojave të punës, mund të rekrutohen edhe këshilltarë të profesioneve të tjera.
  2. Procesi i rekrutimit bazohet në një procedurë të hapur dhe transparente për përzgjedhjen e kandidatëve më të kualifikuar. Vlerësimi i kandidatëve të interesuar kryhet nga komiteti ad hoc i krijuar në institucionin përkatës.
  3. Këshilltar ligjor është shtetasi shqiptar, i cili plotëson kushtet dhe kriteret e parashikuara në nenin 13 të këtij ligji, me përjashtim të kriterit të parashikuar në shkronjën “b”, të paragrafit 1 të atij neni. Këshilltari ligjor duhet të ketë patur një përvojë pune në sistemin e drejtësisë ose administratën publike, jo më pak se 7 (shtatë) vjet.”.
  4. Këshilltar ekonomik është shtetasi shqiptar, i cili plotëson kushtet dhe kriteret e parashikuara në nenin 13 të këtij ligji, me përjashtim të kriterit të parashikuar në shkronjën “b”, të paragrafit 1 të atij neni. Këshilltari ekonomik duhet të ketë patur një përvojë pune në sektorin financiar, jo më pak se 7 (shtatë) vjet.
  5. Këshiltarët gëzojnë statusin e nëpunësit civil dhe i nënshtrohen përgjegjësisë disiplinore sipas rregullave të legjislacionit për nëpunësin civil.
  6. Këshilltarët janë të ndarë pranë secilit gjyqtar. Për ҁështje të veҁanta, kryetari i Komisionit apo kryetari i Kolegjit të Apelimit mund të caktojë një grup këshilltarësh për përgatitjen e opinionit përkatës. Këshilltari jep mendimin e tij për zgjidhjen e ҁështjes dhe me miratimin e relatorit, harton projektvendimin. Nëse ҁmohet e nevojshme, këshiltarët mund të marrin pjesë edhe në diskutimin për marrjen e vendimit. Këshilltarët angazhohen me urdhër të kryetarit edhe në realizimin e detyrave, ku pjesëmarrja e tyre konsiderohet e nevojshme.”.
  7. Këshilltari përfiton përkatësisht 80 % të pagës mujore përkatëse të anëtarit të organit të rivlerësimit. Pas përfundimit të mandatit të organeve të rivlerësimit, këshilltari, me pëlqimin e tij, ka të drejtë të emërohet në funksionin ose detyrën publike që kishte para zgjedhjes së tij ose në një vend të përafërt në administratën publike.

Neni 42

Detyrat e këshilltarit

 

  1. Këshilltari ligjor ka këto detyra:
  2. a) studion dosjen dhe përgatit relacionin për çështjen;
  3. b) kryen detyra të tjera të caktuara nga relatori i çështjes.
  4. Këshilltari ekonomik ka këto detyra:
  5. a) studion dosjen nga pikëpamja financiare/ekonomike dhe dhe përgatit relacionin për çështjen, veçanërisht për vlerësimin e pasurisë së subjektit të rivlerësimit;
  6. b) kryen detyra të tjera të caktuara nga relatori i çështjes.

Seksioni 5

GARANTIMI i PAVARËSISË DHE PAANËSISË

Neni 43

Pavarësia dhe paanësia

  1. Anëtari i organeve të rivlerësimit deklaron dhe shmang çdo situatë konflikti interesi, në respektim të ligjit nr. 9367/2005 “Për parandalimin e konfliktit të interesit në ushtrimin e funksioneve publike”, të ndryshuar”. Marrja pjesë në dhënien e vendimit e anëtarit të Komisionit apo e gjyqtarit të Kolegjit të Apelimit kur ai është në situatën e konfliktit të interesit, përveç pasojave ligjore në procesin e vendimmarrjes, përbën shkelje disiplinore sipas këtij ligji.
  2. Në rast se anëtari i organit të rivlerësimit nuk mund të shqyrtojë një çështje që i është caktuar për shkaqet e përmendura në nenin 30 të Kodit të Procedurave Administrative ose të ligjit nr. 9367/2005 “Për parandalimin e konfliktit të interesit në ushtrimin e funksioneve publike”, të ndryshuar”, ai njofton me shkrim menjëherë trupin gjykues. Përjashtimi i komisionerit, gjyqtarit ose komisionerit Publik nga shqyrtimi i çështjes vendoset nga një tjetër trup gjykues që caktohet me short.
  3. Çdo person që nuk është palë në proces dhe që ka informacion mbi ekzistencën e shkaqeve të konfliktit të interesit të përmendur në paragrafin 1 dhe 2 të këtij neni, njofton autoritetin përgjegjës që paraqet kërkesën për fillimin e procedimit disiplinorë sipas këtij ligji, i cili vlerësojnë nëse ka vend për fillimin e hetimit disiplinor.
  4. Anëtari i organeve të rivlerësimit në ushtrimin e detyrës vepron dhe merr vendime në mënyrë të pavarur, bazuar në parimet e ligjshmërisë, objektivitetit dhe paanshmërisë. Ndërhyrja në veprimtarinë dhe vendimmarrjen e organeve të rivlerësimit passjell përgjegjësi sipas ligjit.

Neni 44

Kushtet  për garantimin e besueshmërisë dhe konfidencialitetit

 

  1. Telekomunikimi i anëtarëve të organeve të rivlerësimit kryhet nga të njëjtat organe që kontrollojnë telekomunikimin e gjyqtarëve të Gjykatës së Posaҁme të parashikuar nga neni 135 pika 2 e Kushtetutës, ndërsa të ardhurat e tyre financiare kontrollohen nga ILDKPKI, për të gjithë kohëzgjatjen e mandatit të tyre.
  2. Funksionari i organeve të rivlerësimit, sekretari i përgjithshëm, këshilltarët ekonomikë dhe ligjorë, si dhe personat e lidhur me to, mbartin detyrimin e deklarimit vjetor periodik deri tre vjet pas përfundimit të mandatit, në përputhje me ligjin nr. 9049, datë 10.4.2003 “Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publikë”, i ndryshuar” .

Neni 45

Marrëdhëniet me median

Institucionet e rivlerësimit caktojnë punonjës përgjegjës për komunikimin me publikun.

Neni 46

Garantimi i rendit dhe sigurisë

  1. Për mbajtjen e rendit dhe ruajtjen e saj, organet e rivlerësimit kanë të drejtën e disponimit të forcave policore që vihen në shërbim të tyre.
  2. Numri dhe detyrat e këtyre forcave policore miratohen nga Ministri i Brendshëm me propozimin e Kryetarit të organit të rivlerësimit ose dy Komisionerëve Publik.

Neni 47

Buxheti i organeve të rivlerësimit

  1. Veprimtaria e organeve të rivlerësimit financohet nga Buxheti i Shtetit, si dhe nga të ardhura të tjera të ligjshme. Buxheti i secilit organ të rivlerësimit është zë i vecantë në Buxhetin e Shtetit.
  2. Institucionet e rivlerësimit propozojnë çdo vit projektbuxhetin e tyre në Këshillin e Ministrave. Komisionin që mbulon çështjen ligjore pranë Kuvendit, thërret në seancë dëgjimore përfaqësuesit e organeve të rivlerësimit për të vlerësuar kërkesat e tyre për fonde shtesë, dhe i paraqet ato në formën e ndryshimeve të projektbuxhetit, për miratim në Kuvend, si pjesë integrale të Buxhetit të Shtetit.
  3. Organet e rivlerësimit zbatojnë në mënyrë të pavarur buxhetin e tyre, të miratuar nga Kuvendi. Institucionet kanë të drejtë të përdorin të ardhurat dytësore, të përfituara nga projektet ndërkombëtare, donacionet dhe botimet e tyre, për të cilat informojnë Ministrinë e Financave.
  4. Kontrolli financiar i organeve të rivlerësimit kryhet nga Kontrolli i Lartë i Shtetit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura