Ligji i turizmit, Kuvendi i heq kompetencat Ahmetajt. Ministri përplaset me Xhafën

Jul 28, 2015 | 7:20
SHPËRNDAJE

Parlamenti miratoi në seancën e fundit për këtë sesion projektligjin e shumëdebatuar të turizmit. Nisma e qeverisë mori 79 vota pro të maxhorancës së majtë dhe vetëm 17 kartonë kundër të opozitës. Por, gjatë shqyrtimit nen për nen të projektligjit, deputetët e Partisë Socialiste ekspertë të Komisionit të Ligjeve, janë përplasur me ministrin e Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit, Arben Ahmetaj. 

Arben Ahmetaj dhe Fatmir Xhafaj ne Kuvend
Arben Ahmetaj dhe Fatmir Xhafaj ne Kuvend

Deputetët e PSsë i janë imponuar Ahmetajt, duke i hequr ministrit të drejtën për të miratuar vetëm me urdhrin e tij kushtet, kriteret dhe procedurat e klasifikimit të strukturave akomoduese të resorteve, hoteleve dhe sipërmarrjeve të tjera turistike. Sipas variantit të parë, me urdhrin e ministrit do të përcaktoheshin “yjet” dhe klasifikimi i cilësisë të të gjitha sipërmarrjeve turistike. Por në nenin 44, sipas Komisionit të Ligjeve, është përcaktuar që këto kritere duhet të miratohen vetëm nga Këshilli i Ministrave me propozim të ministrit, pa i lënë të drejtë vendimmarrëse këtij të fundit.

DEBATI

Pas miratimit në parim të ligjit “Për turizmin”, kreu i Komisionit të Ligjeve, Fatmir Xhafaj, tha se anëtarët e komisionit kanë punuar një muaj për të amenduar variantin e qeverisë dhe problemet që kishte, ndërkohë që ditën e hënë i është dhënë urdhër që të mos bëhet asnjë ndryshim dhe të votohet sipas variantit fillestar. Xhafaj kërkoi që ndryshimet e tyre të hidhen në votim dhe të tregohet respekt ndaj punës së deputetëve.

“Ditën e hënë na është thënë që votoni ligjin e turizmit siç ka ardhur nga qeveria. Por ne kemi punuar një muaj me këtë projektligj në komision dhe kemi bërë amendamentet përkatëse, që janë në raport. Unë, në emër të komisionit, kërkoj që të votohen këto amendamente, sepse kam rënë dakord me ministrinë përkatëse gjatë gjithë debatit për pjesën që i takon Komisionit të Ligjeve. Propozimet e sjella nga Komisioni i Ligjeve duhet të kalojnë në seancë, ky është rregulli, dhe respektimi për të punën e kolegëve deParlamenti miratoi në seancën e fundit për këtë sesion projektligjin e shumëdebatuar të turizmit. putetë”, tha Xhafaj. Por ministri i Ekonomisë u shpreh se nuk kishte dijeni për amendamentet e Komisionit të Ligjeve, ndërkohë që bëri një interpretim të Rregullores së Kuvendit.

“Problemi është që në procedurë parlamentare, në relacionin final, nuk kanë ardhur amendamentet për ndryshim. Kanë ardhur vetëm amendamentet që ka sjellë zoti Gaçi dhe zoti Bitri. Nëse ka ndonjë procedurë tjetër, nuk e di…”, tha Ahmetaj. Ndërsa Xhafak reagoi: “Nuk dua ta kundërshtoj ministrin për një gjë që është më se e qartë. Nëse do të lexojë relacionin e Komisionit të Ligjeve, janë më se të qarta. Amendamentet që i përkasin fushës së këtij komisioni i ka amenduar dhe i ka miratuar me përfaqësuesit e ministrisë”. Duke parë përplasjen, kreu i Kuvendit, Ilir Meta, kërkoi një pushim që zgjati rreth 15 minuta për t’u konsultuar më parë. Ndërsa pas konsultës, ministri Ahmetaj ka pranuar të gjitha propozimet e Komisionit të Ligjeve, pa asnjë ndryshim.

Replikat mes Xhafajt dhe Ahmetajt në Kuvend:

Xhafaj: Komisioni Përgjegjës ka bërë disa rekomandime. Propozimet e sjella nga Komisioni i Ligjeve duhet të kalojnë në seancë, kjo është rregullorja, ky është vlerësimi i punës për kolegët parlamentare.

Ahmetaj: Kanë ardhur amendamente vetëm nga zoti Gaçi dhe Bitri. Praktikisht ka një procedurë që kanë ardhur nga komisioni që është përgjegjës. Ka ardhur relacioni përfundimtar që e lexova, i diskutuam dhe ramë dakord.

Xhafaj: Dua ta kundërshtoj ministrin për një gjë që është shumë e qartë. Ndërhyrjet e Komisionit të Ligjeve ndahen në dy grupe. Ato që i përkasin i ka votuar dhe i ka paraqitur në seancë. Ato që nuk i përkasin atij dhe janë të komisionit përgjegjës, ne kemi bërë rekomandime. Duhet të votohen për një arsye të thjeshtë, sepse është punuar prej një muaji rrashtë dhe përfaqësuesi i ministrisë ka rënë dakord me këto.

Meta: Kam nevojë për dy minuta pushim. Relacionin e Komisionit të Veprimtarisë Prodhuese e kam. Më mirë të bëjmë dy minuta pushim dhe më pas vazhdojmë seancën.

ligji

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura