Ligji i ri i arsimit të lartë, Rama: S’çojmë para te privati

Jul 4, 2015 | 10:05
SHPËRNDAJE

“Me ligjin e ri të arsimit nuk çojmë para publike në institucionet private. Kjo nuk ekziston”. Kështu ka thënë kryeministri Edi Rama që gjatë një konference të sotme pikërisht për arsimin mbrojti ligjin e ri për arsimin e lartë, duke e quajtur si një garanci për autonomine reale te arsimit. 

“Kush thotë këtë spekullon për t’i bërë moral gjasmë interesit publik, por që ka interesin e një kaste. Ne nuk çojmë para publike në institucionet private, e kundërta është e vërtetë, pranojmë financimin privat në arsimin publik. Para publike tek private nuk shkojnë, privatët bëjnë financim publik për arsimin publik. Është një spekullim dhe është për të ardhur keq”, tha ai.

Sipas Rames, “ajo që është quajtur deri sot autonomi është një farsë e bazuar në një sistem të korruptuar me gjoja me sistem zgjedhjesh, që nuk ka prodhuar autonomi, por papërgjegjshmëri në raport me detyrimet ndaj publikut. Ky sistem, që hyn në fuqi me ligjin e ri, vendos bazën e një autonomie reale universitare dhe siguron që në emër të autonomisë të mos zhvillohet anarkia dhe mediokriteti maksimal”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura