Ligji i pronave, rivlerësim edhe vendimeve të Strasburgut

Nov 28, 2015 | 8:32
SHPËRNDAJE

Komisioni i Ligjeve ka miratuar dje pa kuorumin e nevojshëm projektligjin e shumëdebatuar “për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave”.

pronatNisma e qeverisë është miratuar dje vetëm me 8 vota pro nga deputetët e maxhorancës, ndërkohë që deputetët e opozitës janë larguar nga salla, për shkak të kundërshtive që shprehen për ligjin e qeverisë. Në amendamentet e reja të miratuara nga Komisioni i Ligjeve theksohet se me hyrjen në fuqi të projektligjit të ri, efekti i tij për vlerësimin financiar të pronës do të shtrihet edhe për çështjet që janë në shqyrtim në gjykatat vendëse, por edhe në Gjykatën e të Drejtave të Njeriut, në Strasburg.

Deputetët e shumicës kanë riformuluar nenin 3, në të cilin sqarohet se edhe çështjet që janë në pritje për t’u shqyrtuar nga Gjykata e Strasburgut, do të trajtohen nga ligji i ri i qeverisë, sipas formulës së re të vlerësimit financiar të kompensimit të pronës. “Gjithashtu, ky ligj shtrin efektet sa i takon vlerësimit financiar, për:

a) ekzekutimin e të gjitha vendimeve, të cilat nuk janë zbatuar, për njohjen e së drejtës së kompensimit, të dhëna nga organet administrative ose gjyqësore në vendin tonë;

b) çështjet që janë në shqyrtim në gjykatat e të gjitha niveleve, në Gjykatën e Lartë, si edhe ne Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut, sa i takon vlerësimit financiar të tyre”, thuhet në ndryshimin e ri të nenit 3.

Po ashtu, në ligjin e ri qeveria synon t’u japë zgjidhje dhe banesave të ndërtuara nga shteti, dhe oborreve të tyre të cilët banuesit nuk mund t’i legalizojnë.

“Shumë qytetarë kanë prona që nga vitit 1960, prona të ndërtuara nga shteti. I kanë marrë me vendim të Komitetit Ekzekutiv. Mund të jenë shtëpi private dhe kanë oborre, dhe sot e kësaj dite ata nuk kanë arritur ta privatizojnë dhe të jenë pronarë të shtëpisë së tyre. Sikurse jemi ne pjesa tjetër që pas viteve ’92, shteti kundrejt një pagesë simbolike, na bëri pronarë të banesave. Me këtë nen rregullojmë interesin e mijëra qytetarëve, që jetojnë në që prej 1960 në pronën e tyre dhe pjesës së ndërtimeve e pronës së zënë nga ndërtimet pa leje”, tha Hysi duke iu referuar nenit të ri 24.

1

2

FATION BINJAKU

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura