Ligji i “pasaportave të arta”/ Salianji: BE theksoi me forcë rreziqet për infiltrimin e krimit dhe pastrimin e parave, po riskohet lëvizja e lirë

Aug 18, 2022 | 22:21
SHPËRNDAJE

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka atakuar ligjin e “pasaportave të arta” të ndërmarrë nga qeveria shqiptare.

Salianji inceneratoret

Përmes një postimi në facebook Salianji shkruan se maxhoranca në vend që të ndryshojë ligjin që mund të përdoret për interesa korruptive, po avancon me çmendurinë e saj duke rrezikuar lëvizjen e lirë.

Deputeti thekson se edhe Bashkimi Evropian e ka cilësuar atë si skemë të përfitimit të shtetësisë përmes parave, që mund t’i shërbejë krimit të organizuar dhe pastrimit të parave.

“E kemi paralajmëruar me kohë, ligji për “pasaportat e e arta” është thellësisht ligj për interesa okulte dhe korruptive që i shkel syrin grupeve të krimit të organizuar, por qeveria në vënd që të ndryshojë ligjin e miratuar me votat e saj po avancon me akte nënligjore për të realizuar çmendurinë e radhës duke rriskuar edhe lëvizjen e lirë!

Sot BE ritheksoi me forcë rreziqet që skema e përfitimit të shtetësisë nëpërmjet parave mund t’i sjellin Shqipërisë, sa i përket infiltrimit të krimit të organizuar, pastrimit të parave, evazionit fiskal dhe korrupsionit nëpërmjet “aplikantëve të mundshëm nga vendet e treta në një skemë të ardhshme shqiptare”, shkruan Salianji.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura