Ligji i FA, Kushtetuesja i kthen Presidentit të drejtën e nxjerrjes së gjeneralëve në lirim

Apr 21, 2015 | 16:51
SHPËRNDAJE

Gjykata Kushtetuese ka pranuar pjesërisht kërkesën e Presidentit të Republikës, Bujar Nishani për ligjin për Forcat e Armatosura. 

Gjykata Kushtetuese

Ajo i kthen Presidentit kompetencën e nxjerrjes në rezervë ose në lirim të oficerëve me gradë madhore, siç janë gjeneralët. Qeveria i kishte hequr në ligjin e ri këtë kompetencë kreut të shtetit, duke ia kaluar ministrit të Mbrojtjes dhe kryeministrit.

Pasi shqyrtoi dhe analizoi kërkesën, Gjykata Kushtetuese vendosi shfuqizimin e dy neneve të ligjit “për karrierën ushtarake në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë” dhe rrëzimin e kërkesave të tjera të Presidentit të Republikës.

Presidenti Nishani kundërshtoi si të papajtueshëm me Kushtetutën disa nene të ligjit të miratuar më herët nga mazhoranca. Ndaj, kreu iu drejtua Gjykatës Kushtetuese me pretendimet e tij.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura