“Ligji do gjurmojë ata që luajnë me jetën e qytetarëve”, mjeku Pipero publikon mesazhin “fake” në emer të tij dhe paralajmëron

Mar 22, 2020 | 19:16
SHPËRNDAJE

Mjeku i njohur, Pëllumb Pipero ka denoncuar nëpërmjet profilit të tij në facebook një akt, të cilin ai e quan të dëmshëm për situatën që po kalon vendi për shkak të shpërthimit të koronavirusit.

pjimage (7)

Mjeku Pipero ka publikuar një mesazh, i cili i kishte shkuar në emrin e tij një personi dhe ku i kërkonte qytetarit të vetëkarantinohej sepse një i afërmi i tij kishte rezultuar pozitivë ndaj testit të COVID-19.

Pipero paralajmëron se kushdo që tallet me të tilla mesazhe sot në emër të tij dhe të kolegëve gjithashtu do të përballeët me ligjin.

Njoftimi i mjekut Pipero:

Te Dashur Qytetare!

Sapo lexova nje mesazh te tille i cili jo vetem nuk eshte dhe nuk mund te jete i imi, dhe si i tille eshte i denueshem, por mbi te gjitha eshte shume i demshem per situaten qe kalon jo vetem vendi yne por gjithe bota nen peshen e nje pandemie shume serioze qe deri tani ka shenuar mijera viktima, dhe per te cilen ende nuk kemi nje arme ne dore per ta luftuar, as medikamente te certifikuara dhe as vaksine.

E vetmja arme qe kemi,eshte ne duart tuaja, te qendroni ne shtepi, te beni durim dhe te respektoni keshillat tona. Mesazhe si ky qe po lexoni jane shume te demshme, madje dhe te denueshme! Keshilloj kedo qe guxon e shkruan ne emrin tim sot, ose te kolegeve te mi neser, te mos luaje kesisoj.

Sot ne kemi perballe coronavirusin dhe duhet te mjekojme te semuret e te gjurmojme e identifikojme rastet e kontaktit, neser ligji do gjurmoje e vere para pergjegjeise te gjithe ata qe guxojne te luajne me jeten e qytetareve!

Falemnderit!

Emrin e maresit te mesazhit e kam fshire!

 mesazh

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura