Ligji anti-mafia, Basha: Do konfiskohen asetet kriminale

Sep 21, 2018 | 10:28
SHPËRNDAJE

Basha-grateKryetari  i opozitës, Lulzim Basha i ftuar në konferencën ballkanike “30 vjet pas. Çfarë e mban Ballkanin jashtë BE?”, organizuar nga zonjat demokrate të Shqipërisë dhe Partisë Popullore Europiane, tha se realizimi i vetingut në politike është zgjidhja e vetme që garanton ndarjen e krimit nga politika.

Basha u shpreh i bindur se PD do të bëj gjithçka që ta realizoje këtë nismë. Ndërkohe që paralajmëroi se shumë shpejt PD do të prezantojë amendimin e ligjit anti-mafia me anë të cilit do të konfiskohen asetet kriminale dhe do të hetohen të gjitha koncensionet.

“Vetingu politik është zgjedhja që kemi propozuar dhe jemi të gatshëm ta realizojmë atë.

Ndërkohë do të prezantojmë projektligjin anti-mafia me anë të cilit do të verifikohen të gjitha koncesionet dhe do të konfiskohen asetet kriminale”, tha Basha.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura