“Ligjet” rrëzojnë dekretin e Presidentit për “Pronat e Patjetërsueshme të Shtetit”/ Vetëm një deputet voton pro, Alimadhi del kundër, por më pas…

Sep 21, 2020 | 12:49
SHPËRNDAJE

Komisioni i Ligjeve ka rrëzuar dekretin e Presidentit të Republikës, Ilir Meta për kthimin e ligjit për “Pronat e paluajtshme të shtetit”.

manja

Kreu i Shtetit e ka kthyer këtë ligj që në gusht, teksa paralajmëroi ditë më parë Kuvendin të reflektojë për këtë ligj dhe ta rishikojë.

Ndërkohë në Komisionin e Ligjeve të gjithë kanë votuar kundër përveç Korab Litës që votoi pro dekretit, ndërsa Adriatik Alimadhi pati kontestimet e veta se ishte gjithashtu pro, por kjo ndodhi pas votimit.

Në fund vendos Kuvendi dhe ky dekret do të votohet nga deputetët në seancën e ardhshme.

Katrin Treska u shpreh se: “Shqetësimi kryesor është afati i ngushtë kohor brenda të cilit është shqyrtuar kjo nismë. Brenda shtatë ditëve ajo është depozituar dhe miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë. Nuk kuptohet dhe as justifikohet qëllimi dhe urgjenca proceduriale në miratimin e  këtij akti nënligjor zhvilluar pas asnjë konsultim paraprak, apo pa asnjë konsultim të thelluar për një çështje kaq sensitive”.

Presidenti 1 muaj më parë dha argumentin se ligji ishte i nxituar, i pashpjeguar dhe rrezikon të shkaktojë problematikë me të drejtën e gëzimit dhe posedimit të pronës sipas titujve të fituar të pronësisë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura