Liga Profesioniste i dha fund bojkotit, reagon Rama: Gati të flasim! Uroj që naftëtarët të marrin shembull…

Oct 29, 2020 | 15:30
SHPËRNDAJE

Liga Profesioniste e Futbollit, vendosi t’i jete fund bojkotit 50-ditor, teksa skuadrat do të zbresin në fushë ditën e diel, për të luajtur raundin e parë të Kupës së Shqipërisë. 

Liga Profesioniste

Pas këtij vendimi, ka ardhur edhe reagimi i kryeministrit Rama, i cili nëpërmjet një postimi në “Twitter”, përshëndet fundin e bojkotit, të cilin ai e konsideron absurd.

REAGIMI I RAMËS: 

E përshëndes fundin e bojkotit absurd të Ligës Profesioniste të Futbollit dhe rifillimin e kampionatit të dielën! Tani po, gati të flasim me Federatën Shqiptare të Futbollit për të zgjidhur me mirëbesim e mirëkuptim hallet e Ligës! Uroj që naftëtarët të marrin shembull. Unë jam gati.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura