VIDEO/ Roma e Mourinhos shkruan historinë në Tiranë, Zaniolo i jep trofeun e parë të Ligës së Konferencës

May 25, 2022 | 22:57
SHPËRNDAJE

Roma e Jose Mourinhos shkruan historinë në Tiranës! Skuadra italiane mposhti në finalen e Ligës së Konferencës, Feyenoordin me rezultatin 1-0, duke siguruar kështu trofeun e parë të ligës më të re Europiane.  

Goli i Nikolo Zaniolos, në minutën e 32-të, i dhuroi këtë sukses të artë kryeqytetasve, të cilët kishin pritur më shumë se 60 vite, për të provuar shijen e një trofeu Europian për klube. Edhe pse holandezët, bënë gjithçka në pjesën e dytë, për të barazuar sfidën, fati nuk ishte me ta, teksa goditën 2 herë shtyllën. Në fund, festë e çmendur e italianëve.

FT: ROMA-FEJNORD 1-0

Zaniolo 32′ 

KOMENTI LIVE: 

Përfundon sfida! 

90′ Akordohen 5 minuta shtesë!

89′ Dy zëvendësime edhe te Fejnord largohen Kokçu dhe Malasia, në fushë Valemark dhe Jahanbakhsh.

88′ Dy zëvendësime te Roma, largohen Karsdorp dhe Abraham, në lojë Vina dhe Shomurodov.

85′ Rrezikshëm Roma me Pelegrinin që ka një shans të artë në këmbët e tij, por tentativa e kapitenit ndalet nga portieri.

81′ Sinistera gjuan drejt portës, tentativa e tij është shumë e lehtë dhe shkon drejt e në duart e Rui Patrisios.

74′ Dy zëvendësim te Fejnord, largohen nga fusha Trauner dhe Nelson, në fushë Pedersen dhe Linsen.

73′ Roma “flirton” me golin e dytë, pas një harkimi nga këndi, topi shkon te Veretu, që me një gjuajtje potente, provoi të shënonte, por sfera u ndal nga gardiani Bilov.

67′ Abraham provon të vendosë në vështirësi mbrojtjen e Fejnordit, por koordinimi i sulmuesit nuk është i saktë!

66′ Roma kryen dy zëvendësime, largohen Zalevski dhe Zaniolo, në lojë Spinacola dhe Veretu.

62′ Dominim i frikshëm i Fejnordit në këto minuta, skuadra holandeze ushtron presion të vazhdueshëm në zonën e Romës.

59′ Tjetër rast i rrezikshën në portën e Rui Patrisios, Desers fiton duelin me Smolling, por më pas dales nga Mançini. Gjyqtari akordon faull në sulm. Rrezikshm holandezët në këtë pjesë të dytë.

59′ Zëvendësim te Fejnord, largohet nga fusha Til, vendin e tij e merr Tornstra.

52′ Senesei i prish ekulibrin Abrahamit, duke mos e lejuar të dalë i vetëm përballë portierit, te Roma kërkojnë karton të kuq, por nuk mendon kështu gjyqtari dhe VAR-i.

50′ Fati është me Romën në këto minuta, tjetër shtyllë e holandezëve. Ishte Aursnes që provoi me një gjuajtje nga distanca, topi u devijua nga Rui Patrisio dhe përfundoi në shtyllë.

47′ Drithërima në portën e Rui Patrisios, shtylla dhe portieri i skuadrës italiane i mohojnë golin e barazimit holandezëve. Tentativa e mbrojtësit Trauner u ndal në shtyllën e majtë, teksa më pas ishte portieri portugez që tregoi reflekset. Fejnordi kërkon penallti për prekje të topit me dorë nga Kristante, por pas konsultimit me VAR-in, gjyqtari vijon lojën.

46′ Starton pjesa e dytë!

Përfundon pjesa e parë! 

45′ Akordohen 4 minuta shtesë!

45′ Kërcënon Roma me Neison, por topi largohet nga Rui Patrisio. Minuta emocionuese në Air Albania.

43′ Goditjen e parë nga këndi e fiton Roma, por holandezët largojnë rrezikun.

41′ Kokçu provon të surprizojë, tentativa e mesfushorit ndalet në vështirësi nga Rui Patrisio, i cili kontrollon në 2 kohë.

39′ Minuta mjaft të mira për Romën, edhe pse në avantazhin e një goli, italianët nuk heqin dorë nga aksionet e rrezikshme, duke kërkuar golin e sigurisë.

37′ Kapiteni Pelegrini është i radhës me karton të verdhë pas një zënke të ndodhur në fushë.

36′ Momente tensioni në Air Albania, goli “nxeh gjakrat” në fushë. Por gjithçka shuhet shpejt dhe loja rifillon normalisht.

32′ GOOOOOL ROMA 1-0/ Shpërthen festa tek italianët e Zhoze Murinjos, Nikolo Zaniolo gjen golin e avantazhit! Pas asistit të mbrojtësit Mançini, talenti italian i merr kohën mbrojtësit të Fejnordit Trauner, teksa stopon me shumë klas topin, duke e çuar pas shpinës së portierit kundërshtar. Atmosferë elektrizuese, festa është e gjitha e italianëve. Fillimisht ka dyshime për pozicionin 

31′ Zanioli zihet në pozicion të parregullt. Talenti italian shërbehet nga e majta dhe nis një aksion të rrezikshëm, por ndalet nga asistenti.

29′ Aksion i shpejt dhe i rrezikshëm i Fejnordit nga e majta me futbollistin Desers, tentativa e tij devijohet nga futbollistët e Romës dhe shkon drejt e në duart e portierit Rui Patrisio.

26′ Roma shfaqet rrezikshëm në këto minuta, duke vendosur në vështirësi mbrojtjen e skuadrës holandeze.

25′ Qendërmbrojtësi i Fejnord Trauner është i ndëshkuari i parë i sfidës, për faull taktik ndaj sulmuesi Abraham.

24′ Roma kërkon të ndërtojë një aksion të rrezikshëm me Pelegrinin që servir një top për Zaniolon, por mungon saktësia, teksa sfera kontrollohet nga portieri Bilov.

20′ Holandezët më të qartë në qarkullimin e topit, por ende asnjë rast i rrezikshëm në portat respektive. Skuadra e Fejnord duket më e freskët në fushën e lojës. Roma mbrohet me shumë forca dhe has vështirësi në daljen përpara.

17′ Zëvendësim i detyruar te Roma, largohet nga fusha i dëmtuar, Mkitarjan, vendin e tij e merr Serxhio Olivera.

13′ Në “Air Albania” po mbizotëron frika, ende asnjë rast i rrezikshëm në portat respektive.

6′ Fejnordi e ka rritur ndjeshëm lojën, duke vënë në vështirësi Romën, që është duke vuajtur në këto minuta të para.

2′ Start i kënaqëshëm në këto minuta me të dyja skuadrat që kërkojnë të marrin frenat e lojës. Italianët duke më kërkues, holandezët e përqëndorojnë kojë nga krahët.

1′ Mbrëmje historike në Tiranë, starton finalja e parë e Ligës së Konferencës.

FORMACIONET ZYRTARE:

formacionet

ROMA: Rui Patrisio, Karsdorp, Mançini, Smolling, Ibanjez, Zalevski, Zaniolo, Pelegrini, Kristante, Mkitarjan, Abraham.

Trajner: Zhoze Murinjo

FEJNORD: Bilov, Gertruida, Trauner, Senesi, Malakia, Kokçy, Aursenes, Til, Sinistera, Nelson, Desers.

Trajner: Arne Slot

Gjyqtarë: Istvan Kovaç (Kryesorë), Vasil Florian Marinesku (Asistentë), Ovidiu Artene (Asistentë), Sandro Sharer (I Katërt), Marko Fritz (VAR).

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura