Liga e Kampioneve, turneu aktual po përmbys teoritë e futbollit

Mar 16, 2017 | 23:53
SHPËRNDAJE

Fiton në futboll kush mban topin apo kush vrapon më shumë. Sa herë e keni dëgjuar këtë frazë? Por edicioni aktual i Ligës së Kampioneve tregon se në fakt, kushdo që e ka thënë një gjë të tillë, ka bërë llogaritë gabim.

14896664213903

Statistikat e UEFA-s tregojnë se nga të dhënat e mbledhura për skuadrat që morën pjesë mes 16 më të mirave, duke filluar që nga paraqitja e tyre në fazën në grupe, ekipi që ka mbajtur më pak topin dhe ai që ka vrapuar më pak se të tjerët ka kaluar në turin tjetër.

leister

Ekipi që ka mbajtur më pak topin është Leisteri, me 40% mesatarisht dhe po të merren për bazë 32 ekipet që nisën garën në shtator, do të kishte vetëm 3 prej tyre më poshtë në klasifikimin e kësaj statistike. Me 49 tentativa në portë në 8 ndeshje, skuadra angleze është ajo që mbyll renditjen e 16-shes në këtë lloj statistike.

Barcelona-v-Paris-Saint-Germain-UEFA-Champions-League-Round-of-16-Second-Leg

Ndërkohë, Barcelona është ekipi që ka vrapuar më pak, kurse Napoli, Leverkuseni e Benfika, që janë në 5-shen e “vrapuesve” më të mirë, nuk kanë arritur të kalojnë në turin tjetër.

DISA NGA STATISTIKAT E LIGËS SË KAMPIONEVE

Fitore - Barazime - Humbje

Diferenca e golave

Distanca në metra që ka përshkuar çdo ekip

Përqindja e mbajtjes së topit

Gjuajtjet në portë, shtyllë, jashtë dhe totali

Faulle të shkaktuar – Faulle të pësuar - Kartonë të verdhë – Kartonë të kuq

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura