Ndeshja e parë e supersfidës së turit të tretë të Ligës së Kampioneve, mes Nicës dhe Ajaksit, është mbyllur në barazim 1-1, duke lënë gjithçka të hapur për duelin e javës së ardhshme në Holandë. Ndeshja u ndez nga një gol i Mario Balotelit në minutën e 32-të të sfidës, por Ajaksi barazoi me De Bek pak minuta pas fillimit të pjesës së dytë.
Valon Berisha luajti që nga minuta e parë në barazimin 1-1 të Salcburgut ndaj Rijekës, pasi kishte shlyer pezullimin për kartonin e kuq që kishte marrë në turin paraardhës. Ndërsa Sokol Cikalleshi ndoqi nga pankina barazimin 3-3 të Istanbul Bashakshehir në fushën e Klub Bryzh.
U luajtën
Astana-Legia Varshavë 3-1
Dinamo Kiev-Jang Bojz 3-1
Salcburg-Rijeka 1-1
Hapoel Ber Sheva-Ludogorets 2-0
Vitorul-APOEL 1-0
Maribor-FH 1-0
Sëlltik-Rosenborg 0-0
Nisë-Ajaks 1-1
Klub Bryzh-Istanbul Bashakshehir 3-3
Të martën
Partizan Beograd-Olimpiakos 1-3
Karabak-Sherif 0-0
Sllavia Pragë-BATE Borisov 1-0
FCSB-Viktoria Plzen 2-2
AEK Athinë-CSKA Moskë 0-2
Vardar-Kopenhagë 1-0
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al