VIDEO/ Kairati 5 gola Teutës në takimin e kthimit, durrsakët jashtë Europës

Jul 7, 2016 | 17:46
SHPËRNDAJE

UPDATE/ Teuta eliminohet nga Liga e Europës në takimin e kthimit të vlefshëm për turin paraeliminator. Durrsakët u mposhtën me rezultatin e thellë 5-0 nga Kairat Almati në Kazakistan.

Teuta - Kairat ne takimin e pare

Pjesa e parë u mbyll në rezultatin 2-0 për vendasit. Kur pritej një reagim i miqve në transfertë, vendasit thelluan shifrat.

Gohou realizoi dopietën e tij në këtë takim në minutën e 61′ të pjesës së dytë. Ndërsa Tavamba, pas tre minutash në lojë kaloi shifrat në 4-0. Goli i fundit në këtë sfidë u realizua nga Turisbek në minutën e 79′, edhe ky i futur në lojë pak minuta para se të shënonte në portën e miqve.

Pjesa e parë:
Ekipi durrsak e mbylli në disavantazh të dy golave pjesën e parë. Vendasit gjetën golin në minutën e 27′ me anë të sulmuesit Gohou, ndërsa Bakajev dyfishoi shifrat më minutën e dytë shtesë të pjesës së parë.
Rezultati i dy golave rëndon mbi Teutën edhe për faktin se miqtë kanë humbur takimin e parë në “Niko Dovana” me një gol diferencë.
Ndeshjen e parë durrsakët e humbën me rezultatin minimal 0-1, me gol të ish-lojtarit të Arsenalit dhe Rusisë, Andrei Arshavin.

Pas humbjes në takimin e parë dhe rezultatit të dy golave në Kazakistan, për Teutën u bë edhe më e vështirë përmbysja e rezultatit, duke parë se përballë ka një skuadër mjaft cilësore, e cila ka në përbërje futbollistë me emër në arenën ndërkombëtare

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura