Liga e Europës/ Partizani ndahet në “paqe” me Slovan Bratislavën

Jun 28, 2016 | 19:58
SHPËRNDAJE

Partizani luan sot pasdite (ora 18:00) ndeshjen e parë të turit paraeliminator të Ligës së Europës. Të kuqtë ndeshen me sllovakët e Slovan Bratislavës në “Elbasan Arena”.Untitled-511

Pjesa e parë
Partizani dhe Slovan Bratislava e mbyllën në barazim pa gola pjesën e parë. Të kuqtë u shfaqën më kërkues ndaj golit, por pa konkretizuar para sllovakëve.

Një rast i mirë për vendasit ishte në minutën e 32′ të takimit, kur një goditje e Filit me të djathtën brenda zonës, u devijua nga portieri sllovak.

Pjesa e parë u karakterizua nga një lojë e kujdesshme nga të dyja skuadrat, por paçka këtij ritmi, gjyqtari izraelit nxori dy katrova të verdhë për Partizanin, duke ndëshkuar Filin në minutën e 19’ dhe Bathën në minutën e 25’.

Partizani drejtohet nga ish-trajneri Sulejman Starova, pasi Adolfo Sormani ende nuk mund të ulet zyrtarisht në stol. Ai pritet të prezantohet në ditët në vijim, pasi deri më datë 30 qershor ka një tjetër kontratë të vlefshme.

Klubi kryeqytetas duket se ka avantazhin e tifozëve, ndërsa klubi sllovak afrimin e tre legjionarëve që luajtën në “Euro 2016”.

UEFA ka vendosur që ndeshja e parë e mes Partizanit dhe Slovan Bratislavës të gjykohet nga një treshe izraelite.

Kryesor është Erez Papir, ndërsa ndihmës të tij janë Dvir Shimon dhe Kiril Balikin. Gjyqtar i katërt është izraeliti Shalom Ben Avraham.

Delegat i UEFA-s për këtë ndeshje është austriaku Kristian Shmëlzer, ndërsa vëzhgues është Brajan Laulor nga Uellsi.

Untitled-4

Luhet pjesa e dytë:
Partizani – Slovan Bratislava 0 – 0 

MINUTAT LIVE’:

91′ Kundërpërgjigjen sllovakët. Shet godet me forcë brenda zonës me të djathtën, topi prek shtyllën.

90′ Tre minuta shtesë nga gjyqtari i kartërt.

89′ Partizani pranë golit! Vila kontrollon një top brenda zonës së rreptësisë, gjuan me të majtë, por jashtë kuadratit.

87′ Partizani kryen dy zëvendësimet e fundit. Largohet Fili, në lojë Jaupaj. Ndërsa Kalari i lë vendin Atandës.

86′ Karton i verdhë për Seiduba. Ndëshkohet për simulim.

83′ Zëvendësim te Partizani. Torasa i lë vendin Bardhit.

79′ Kartoni i parë i verdhë për sllovakët, ndëshkohet Shet.

73′ Partizani nuk ndalet. Një top i harkuar në zonë për Bathën, godet me kokë, por topi devijohet nga portieri i Slovan Bratislavës. Të kuqtë rrisin presionin e lojës.

70′ Tjetër rast i rrezikshëm për Partizanin. Trashi harkon nga e majta për Filin që fiton duelin me mbrojtësin shtatlartë, gjuajtja e tij përfundon jashtë kuadradit.

67′ Partizani pranë golit të parë! Trashi kroson një top të saktë në zonë për Filin që godet me kokë, por topi përfundon në duart e portierit kundërshtar.

61′ Slovan Bratislava kryen zëvendësimin e parë. Largohet Lasik, në fushë Saviçeviç.

53’ Futbollistët e Partizanit nisen në sulm, Vila gjuan me të djathtë nga jashtë zonës, larg kuadradit.

48′ Futbollistët e Partizanit fitojnë një goditje dënimi në mesfushë, ndërhyrje e gabuar nga sllovakët ndaj Trashit.

Mbyllet pjesa e parë

46′ Torasa nis një aksion nga e majta, futet në zonë dhe pengohet. Nuk ka faull për gjyqtarin Papir.

45′ Dy minuta shtesë nga gjyqtari i katërt.

41 ‘ Rast i rrezikshëm për Slovan Bratislavën, por Krasniqi kryen një ndërhyrje vendimtare duke i larguar topin nga këmbët futbollistit sllovak fare pranë portës së Hoxhës.

39′ Kalari kroson një top të lartë në shtyllën e dytë, sllovakët largojnë në rivënie anësore. Futbollistët e Partizanit rrisin presionin e lojës duke kontrolluar topin në gjysmëfushën kundërshtare.

35′ Futbollistët e Slovan Bratislavës fitojnë një goditje nga këndi. Topi harkohet në zonë, Hoxha ndërhyn duke ndalur topin në dy kohë.

32′ Fili nis një aksion nga krahu i majtë, futet në zonë, godet me të djathtë, por devijon portieri sllovak.

30′ Tjetër goditje e gabuar ndaj futbollistëve të Partizanit, arbitri u kursen një karton të verdhë sllovakëve.

25′ Tjetër karton i verdhë për Partizanin. Bathën shkaktoi një ndërhyrje të gabuar në mesfushë.

24′ Trashi harkon një top në zonë, Batha godet me kokë, jashtë kuadradit.

19′ Fili ndëshkohet me karton të verdhë për një ndërhyrje ndaj portierit sllovak gjatë momentit kur ky i fundit po niste topin nga porta e tij.

09′ Trashi fiton një goditje dënimi në gjysmëfushën e sllovakëve.

03′ Sllovakët fitojnë një rivënie anësore, kontrollojnë topin në gjysmëfushën e tyre.

01’ Topin e parë e luajnë futbollistët e skuadrës së Slovan Bratislavës

Formacionet zyrtare:

Partizani: Hoxha, Arapi, Krasniqi, Fili, Batha, Ramadani, Trashi, Ibrahimi, Torasa, Vila, Kalari.
Trajner: Starova

Slovan Bratislava: Mucha, Sekulic, Burnet, De Kamps, Lasik, Zrelak, Soumah, Ligeon, Salata, De Sa, Schet.
Trajner: Papavasiliou

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura