LIGA E EUROPËS / Lacio e shqiptarëve kualifikohet por shkon në play-off, shkëlqejnë skuadrat ballkanase

Dec 9, 2021 | 23:41
SHPËRNDAJE

Lacio është kualifikuar në turin tjetër me eliminim direkt në Ligën e Europës. Por për skuadrën e drejtuar nga Mauricio Sarri, barazimi pa gola ndaj Gallatasarajit sot nuk ka shërbyer që të shkonin të qetë në fazën tjetër.

Europa-League-UEFA-Europa-League-live-Schedule-how-and-where

Bardhekaltërve, në radhët e të cilëve ishin Strakosha dhe Hysaj si titullarë, u duhej medoemos fitorja për të kaluar ekipin turk në renditje e për të evituar play-off me një skuadër që vjen nga Liga e Kampioneve. Por ata nuk kanë prodhuar shumë lojë e raste me duelin që u mbyll pa rrjeta të tundura e dekretoi lacialët në ndeshjen që deshën të evitonin.

Ndërkohë, bie në sy se si në këtë grup të dytë ndeshjesh, kanë siguruar vazhdimësinë në turne disa skuadra europiane pasi përveç Gallatasarajit, ka fituar grupin e vet edhe Crvena Zvezda, ndërsa Dinamo Zagreb doli e dyta në grupin e saj.

REZULTATET

GRUPI E
Lacio-Gallatasaraj 0-0

Marsejë-Lokomotiv Moskë 1-0
35’ Milik

eeeeee

GRUPI F

Braga-Crvena Zvezda 1-1
52’ (p) Galeno / 70’ Katai

Ludogorets-Midtjylland 0-0

ffffff

GRUPI G

Ferencvarosh-Bajer Leverkusen 1-0
82’ Laidouni

Sëlltik-Betis 3-2
3’ Uelsh, 72’ Henderson, 78’ Turnbull / 69’ (ag) Bain, 75’ Iglesias

gggggg

GRUPI H

Uest Hem-Dinamo Zagreb 0-1
4’ Orsiç

Genk-Rapid Vjenë 0-1
29’ Ljubiçiç

hhhhh

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura