Lidhje Demokratike e Gruas organizon protestë për “8 Marsin”, Albana Vokshi: Të reagojmë në mënyrë që të mos kemi vetëm një ditë si kjo, por çdo ditë e vitit…

Mar 8, 2023 | 11:18
SHPËRNDAJE

Lidhja Demokratike e Gruas në Shqipëri ka organizuar një protestë për “8 Marsin”, për mbrojtjen e të drejtat e grave.

vhj,...

Përfaqësues të LDGSH kanë parakaluar me pankarta në duar në bulevard dhe janë stacionuar përpara Kryeministrisë, ku edhe po mbajnë fjalime mbi të drejtat e grave.

Kryetarja e LDGSH, Albana Vokshi, është shprehur se shoqëria shqiptare duhet të reagojë në mënyrë që në Shqipëri të mos ketë vetëm një “8 Mars”, por sipas saj çdo ditë e vitit duhet të jetë e tillë.

“Duhet të reagojmë, të protestojmë, në mënyrë që të mos kemi vetëm një 8 mars, por çdo ditë e vitit të jetë një 8 mars. Faleminderit që ju bashkuar kësaj proteste që ka organizuar Lidhja Demokratike e Gruas në Shqipëri, për mbrojtjen e të drejtave të grave”, u shpreh Vokshi.

Ndërkohë një grua në protest është shprehur se gruaja sot nuk është as skllave dhe as vetëm nënë ose vetëm vajzë. Ajo shtoi se gratë duhet ta përcaktojnë vetë rolin e tyre në shoqëri.

“Nëse ne nuk jemi në gjendje t’i sigurojmë çdo vajze apo çdo femre që të kryejnë misionin e vetë, atëherë ne kemi dështuar si shoqëri. Gruaja sot nuk është as skllave, as vetëm nënë, as vetëm vajzë. Zgjodha të jem këtu në LDGSH pasi besoj se partitë politike kanë mundësinë për të bërë një ndryshim. Besoj se PD ka nevojë edhe vetë për përmirësime. Shoqëria civile ka shumë për të bërë, për ta ngritur zërin e grave. Ne gratë rolin tonë duhet ta përcaktojmë vetë. Unë jam e djathtë në palcë, jap pjesë e PD-së prej kohësh”, u shpreh protestuesja.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura