Lidhja që po ndryshon Marina Farën, 4-muajshe shtatzënë, nis jetë të re me partnerin misterioz

Jul 17, 2018 | 13:59
SHPËRNDAJE

Pothuaj një muaj nga lajmi i shtatzënisë shoqëruar me fotot e vizitës te gjinekologia, Marina Fara, vajza seksi e Eli Farës është rikthyer me një foto të re në “Facebook” ku shfaqet shumë ndryshe.

marina1

E veshur thjesht, me një bluzë të bardhë, të lirshme që i mbulon barkun në muajin e katërt të shtatzënisë, ajo është fotografuar e ulur në bordurë, duke hequr kështu dorë nga pozat sensuale dhe provokuese që jemi mësuar ta shohim shpesh. Duket se lidhja e dashurisë me një djalë të panjohur në publik po e ndryshon vajzën juriste të këngëtares Fara, e cila siç e ka pranuar edhe vetë Eli, arriti të marrë më shumë famë se ajo, vetëm për shkak të pozave të nxehta.

 

Lajmin e plotë e lexoni në linkun: http://www.panorama.com.al/panoramaplus/lidhja-qe-po-ndryshon-marina-faren-4-muajshe-shtatzene-nis-jete-te-re-me-partnerin-misterioz/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura