Lidhja midis problemeve të dhëmbëve dhe riprodhimit tek meshkujt

Aug 12, 2018 | 20:38
SHPËRNDAJE

Një buzëqeshje mund t’ju ndryshojë humorin, një buzëqeshje transmeton pozitivitet, njerëzit që buzeqëshin duken më bukur, e së fundmi shkencëtarët kanë zbuluar se shëndeti oral dhe buzqëqeshja fshehin gjithashtu informacione shumë të rëndësishme për shëndetin riprodhues të mashkullit.

Sipas një studimi shkencor meshkujt që janë të diagnostikuar me sëmundje kronike periodontal kanë79% më shumë të ngjarë të vuajnë nga mungesa e ereksionit. CPD është një infeksion që prek meshkujt duke shkaktuar gjakosje te mishrave te dhembeve e duke krijuar xhepa të thellë që bartin bakteret dhe lejojnë që të përhapen në organizëm.auto_auto_seksi15125218391512538521Inflamacioni kronik i shkaktuar nga sëmundja e mishrave të dhëmbëve mund të dëmtojë qelizat endoteliale të një mashkulli, duke përfshirë dhe ato në penis.
Nëse sëmundja kapet në fazat e hershme mund të trajtohet dhe të mos ndikojë në shëndetin riprodhues të mashkullit.

Takimet e rregullta tek dentisti janë gjithashtu të rëndësishme sepse dentistët mund të vërejnë jo vetëm këtë por edhe shumë probleme të tjera shëndetësore. Burimi: Living

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura