Lidhja me djalin e biznesmenit të njohur, flet Françeska Jaçe

Jul 26, 2017 | 14:39
SHPËRNDAJE

Vetëm dy ditë më parë, një foto e dyshimtë bëri që Françeska Jaçe të pushtonte mediat online me lajmin se ajo është në një lidhje me djalin e  biznesmenit të njohur shqiptar Ramë Geci, i quajtur Andi Geci. Bëhet fjalë për një foto me cigare puro që Françeska dhe Andi postuan në profilet e tyre në Instagram brenda një kohe të shkurtër, si për të ngacmuar enkas ndjekësit se mes tyre po ndodh diçka.

Mirëpo, e kontaktuar nga “Xing.al” në lidhje me këtë çështje, ish-banorja e famshme e “Big Brother Albania” u shpreh: “Nuk dua të flas për këtë çështje.”- duke i lënë të vijojnë thashethemet për një lidhje mes saj dhe Andi Gecit, i njohur për stilin e tij luksoz të jetesës./Xing.al

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura