Lidhja Donald – Beatrix, Antigone Ramosaj mbështet deklaratën e komentuesit për Bora Zemanin? Mos të vrapojë pas meshkujve…

Jan 17, 2022 | 22:19
SHPËRNDAJE

Beatrix Ramosaj është një nga banoret më të komentuara të shtëpisë së Big Brother që nga lidhja e saj me aktorin e humorit Donald Veshaj, pasi ky i fundit kishte lënë të paqartë situatën e tij me ish-të dashurën Bora Zemani. Nëna e këngëtares ka qenë mbështetëse ndaj dashurisë që ajo po jeton në shtëpinë e Big Brother, duke reaguar shpesh në rrjetet sociale. Së fundmi në një story ku ajo ka postuar disa komente të bëra nga fansat në Instagram, ajo që është vënë re është moscensurimi i një komenti që flet për moderatoren Bora Zemani.

antigone-ramosaj-bora-zemani

 

Në postimin në llogarinë e saj të “Instagram”, shihet një sreenshot i një komenti përgëzues për të dhe familjen e saj. Në foton e publikuar në story, Antigone Ramosaj ka shkruar: “Faleminderit nga zemra” Megjithatë, ajo çfarë ka tërhequr më së shumti vëmendjen e të gjithëve, ka qenë fraza kushtuar ish-të dashurës së Donald Veshajt, Bora Zemanit.

“Bora Zemani duhet ta bëj bashkë me të birin e babanë e jo të vrapojë pas meshkujve të tjerë”, shkruhet ndër të tjera në koment. Vendosja e moscensurimit të këtij fragmenti ka sjellë dyshime dhe tashethemë në rrjet në lidhje me qëndrimin e Antigone Ramosaj ndaj moderatores.

Komenti i plotë:

“Nuk e njoh Borën, vetëm se lexova një mesazh të një zonje nga Shqipëria që ia kishte shkruar kështu: Bora Zemani duhet të bëjë bashkë të birin me babain e jo të vrapojë pas meshkujve të tjerë. 4 kampionat mga Kosova e bukur aty po e drishin Shqipërinë me sukseset e tyre.. Krenarë të gjithë shqiptarët me sukseset e tyre kudo në botë. “

antigone-ramosaj

Ndërkohë komenti tjetër i postuar thotë se femrat shqiptare janë të paedukuara dhe se mëritojnë të kenë dënimin më të tmershëm “siç ka bërë dikur xhaxhi Enveri”.

Komenti i plotë:

“Kam menduar që femrat e Shqipërisë kanë moral, edukatë por paskam gabuar, po e shikon bota çfarë fjalori të ulët keni. A jeni të shkolluara ndopak? A keni prindër me ju dhënë një grimë edukatë. Ja pak analizë fotos tënde që po shihet siç je mbështetur në trupin e djalit shihesh që je vulgare. Vetëm Beatrix aty brenda është 1 fuqishme sa të gjithë të tjerat. Kampion në garë zgjidhët 1 e Kampioni s’ka nevojë për mbështetjen e askujt. Plasën xhelozet, ju që ofendoni duhet të merrni dënim siç ka bërë në atë kohë i juaji xhaxhi Enveri. Me u ngjallë Enveri me ju pa juve të Shqipërise çfarë bëni ju kishte dhënë atë dënimin e tmerrshëm siç ka bërë në atë kohë, e meritoni.”

antigonearamosaj

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura